Sulmuesi i Torinos Iago Falque fatmirësisht nuk është dëmtuar gjatë një aksidenti me makinë në qytetin e Torinos ditën e sotme, ndërsa shoferi tjetër ka dëmtime të vogla.
Ish-lojtari i Roma dhe Genoa përplasi Porsche Cayenne me një Fiat Panda në qendër të qytetit.
Iago Flaque nuk është dëmtuar, megjithëse makina e tij ishte bërë përshesh.
Shoferi i Pandës është dërguar në spital me dëmtime të vogla.
Torino do të luajë ditën e nesërme në Serie A, por pa të dëmtuarit cquah, Joel Obi, Barreca dhe Bonifazi.
