Shaqiri “kërcënon” Beckham, pranë rekordit të legjendës së Manchester United

Gazeta Dita

Xherdan Shaqiri di të shënojë vetëm gola të jashtëzakonshëm në distancë dhe tani ylli i skuadrës së Stoke City në Premier League është shumë pranë rekordit spektakolar të vendosur nga David Beckham. Futbollisti me kombësi shqiptare që përfaqëson Zvicrën, realizoi mrekullinë e tij më të fundit, golin në distancë, në ndeshjen e të shtunës ndaj Newcastle.

Ndonëse goli i tij prej 27.5 metra nuk arriti të shmangë humbjen e Stoke City në ndeshjen e vlefshme për kampionatin në Premier League ndaj Newcastle, në të vërtetë e afroi Shaqirin shumë pranë rekodit. Ky i të shtunës ndaj Neëcastle ishte goli i tij i gjashtë, në radhë, nga jashtë zone në Premier League.

Tashmë Shaqiri ndodhet vetëm dy gola në distancë, larg rekordit që mbahet nga ish-kapiteni i Anglisë dhe legjendës së Manchester United, David Beckham dhe ish-yllit të Blackburn Tugay. Që të dy këta të fundit ishin të famshëm për cilësinë e tyre në të shënuarit e golave nga jashtë zonës.

Ishin pikërisht anglezi dhe turku që udhëhoqën klasifikimin e shënuesve të golave të njëpasnjëshëm nga largësia. Beckham vendosi rekordin e tij me “Djajtë e Kuq”në fillim të sezonit 2000/01. Ndërsa, shtatë vite më vonë ai pa Tugay që të barazonte rekordin e tetë golave.

Tashmë Shaqiri ka këtë rekord në mendjen e tij dhe shpreson të barazojë, e madje ta thyejë atë, për të parakaluar dyshen e famshme, përpara përfundimit të këtij sezoni. Si për koincidencë, ish-futbollisti i Bayern Munich dhe Intere nisi rrugëtimin e tij të golave në distancë në ndeshjen ndaj Newcastle, dy vite më parë, me një gol nga 18.3 larg.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *