Ministrja e Shëndetësisë jep njoftimin e rëndësishëm për të gjithë shqiptarët

Ornela

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një konferencë për shtyp ka deklaruar se tashmë të gjithë dokumentet e nevojshme për qytetarët do të shkarkohen në mënyrë elektronike.

“Në kuadër të angazhimit tonë të lehtësimit të marrëdhënies së qytetareve me administraten publike, Këshilli i Ministrave ka vendosur që vërtetimet e pensionit, kartën e shendëtit dhe çertifikatat, qytetarët mund t’i shkarkojnë nëpëmjet portalit elektronik E-albania.

Çdo institucion nuk do tua kerkoje me qytetarëve këto dokumente por do të dërgohen online duke kursyer sorollatjet e panevojshme te gjithë atyre që do marrin këto shërbime”, ka thënë ministrja Manastirliu në deklaratën e saj.

Share This Article
1 Comment
  • Bravo Ogerta, lidhja online brenda sistemit te institucioneve do te jete baza e sherbimit shendetesor, sic i kane te gjithe vendet e zhvilluara demokratike te botes!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *