Skënderbeu–Partizani, një arbitër kosovar për superndeshjen?

DITA Online

Të shtunën, në orën 19:00, Skënderbeu do të luajë përballë Partizanit në kuadër të javës së tretë të Superiores.

Kjo ndeshje është mjaft e rëndësishme për të dy ekipet, të cilët kërkojnë të marrin pikët maksimale.

Bardhekuqtë do të luajnë përballë publikut të tyre, ndërsa për të kuqtë fitorja është detyrim.

Për këtë sfidë fliten shumë emra që mund të vendosin drejtësi, megjithatë deri më tani nuk ka asgjë zyrtare. Për momentin arbitër me stemën e FIFA-s, është vetëm gjyqtari elbasanas Enea Jorgji.

Cilësitë e këtij të fundit janë të padiskutueshme, megjithatë ai është shpallur “Non Grata” nga skuadra e Skënderbeut.

Kuotat e tij janë rritur ndjeshëm, duke qenë se Xhaja i gjykoi të kuqtë në sfidën kundër Kukësit.

Orët e fundit po qarkullojnë zëra se Federata Shqiptare e Futbollit mund të kërkojë gjyqtar nga Federata e Kosovës.

Me gjasë në Shqipëri mund të vijë Genc Nuza.

28-vjeçari nga Prishtina ka arbitruar disa ndeshje ndërkombëtare dhe njëra prej tyre ka qenë miqësorja e Shpresave, Shqipëri – Francë.

Për momentin s’ka asgjë zyrtare, por në orët e ardhshme pritet një vendim përfundimtar për “bilbilin” e këtij takimi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *