Liri Lubonja i përgjigjet Kadaresë: Vuan nga megalomania. Pse shpif aq egërsisht?

DITA Online

 

Ata dikur kanë qenë miq shtëpie. Ndanin mendime, shkëmbenin dorëshkrime, libra… Miqësi që vazhdoi edhe pas rënies së sistemit komunist. Por sot, koha e ka sjellë të jenë në “llogore” të ndryshme dhe nëpër intervista të shprehen për njëri-tjetrin, si të kishin qenë armiq. Diktatura qe e ashpër për familjen e Todi Lubonjës.

Burgje dhe internime që vuajtën deri në tre breza. Këtë periudhë të vështirë e ka rikthyer në vëmendjen e publikut, një debat mediatik, i nxitur nga botimi i procesverbaleve të deponimeve në hetuesi të ish-të arrestuarit Fatos Lubonja, ku ai përmendte dhe emrin e Ismail Kadaresë si një nga shkrimtarët e preferuar të të atit dhe që i jepte atij libra të huaj. Disa ditë më parë, shkrimtari Kadare ka qenë i ftuar në studion e Eni Vasilit në “News 24”, ku ndër të tjera u pyet edhe për këtë debat dhe rastin “Lubonja”.

Kadare u shpreh për Lubonjën se “Ky ka pasur një nervozizëm, se me këto dokumente që kanë dalë, ai vihet me shpatulla për muri. Ai duhet t’i hedhë poshtë ato, se ai thotë unë s’kam folur me ty, ai thotë, ke folur kundër Enverit. Ka diçka që nuk shkon, mund të mos thotë asnjëri të vërtetën, apo të dy të thonë të vërtetën, të ketë keqinterpretime.

Me sa duket, si letrar i ri pa peshë, mendon se kjo do t’ia ngrejë peshën. Fatos Lubonja nuk është shkrimtar i ri i arrestuar, por është djali i Todi Lubonjës që u arrestua. Fatos Lubonja mund të kërkojë aureolën e vet, por nuk ka të drejtë të shpifë për të tjerët. Nuk ka të drejtë të thotë se unë paskam qenë furnizues i Todi Lubonjës me libra të ndaluar. Unë mund të kem dhënë ndonjë libër të ndaluar. Por i biri thotë që i ka dhënë, kur Todi vetë thotë nuk më ka dhënë”.

Kjo intervistë ka nxitur bashkëshorten e Todi Lubonjës dhe nënën e publicistit dhe shkrimtarit Fatos Lubonja t’i përgjigjet Kadaresë. Ajo tregon për të vërtetën e arrestimit të të birit, si nuk pranuan ofertat për t’u ndarë nga i shoqi, por flet edhe për lidhjet që ka pasur me Kadaretë, miqësinë e tyre që vijoi përmes letrash edhe më vonë dhe u ndërpre kur Fatosi filloi të shprehej për veprat e Kadaresë si “ideologji e regjimit të Enver Hoxhës”.

NJË PJESË E LETRËS SË LIRI LUBONJËS

Dua të jem sa më e qartë dhe e saktë për t’iu përgjigjur një njeriu që vuan nga megalomania dhe jeton me atë madhështinë që ia ushqejnë edhe disa kurtizanë që sillen rrotull..

Do të shkruaj si nënë e Fatosit, si grua e Todit, si njeri, por edhe si dëshmitare e asaj kohe dhe e atyre ngjarjeve.

Si familjare dhe si njeri më vjen të them: si ka mundësi që një shkrimtar, “i madh në rang kombëtar dhe ndërkombëtar”, ia lejon vetes të flasë ashtu?! Si është e mundur që ndërhyn me të tilla gënjeshtra absurde në një dramë të vërtetë familjarë, të cilën nuk e jetoi kushdo në ditët e diktaturës? Si nuk ka asnjë gram ndjeshmërie ndaj dhimbjes, vuajtjeve, sakrificave dhe pasojave që patën tre breza të familjes sonë në ato 18 vite, duke filluar nga fëmijët 1 muajsh? Si mundet të kërkojë të na hapë procese që të kujtojnë proceset që kemi përjetuar në atë kohë?

Çfarë shkrimtari është që s’ka pikë aftësie të futet në lëkurën e të tjerëve?

A ka ky njeri të afërm, miq, që t’i thonë se s’mund të shpifë kaq paturpësisht apo e rrethojnë vetëm kurtizanë?

…Ne kishim një familje të shëndoshë, ku mbizotëronte shumë, shumë dashuri për njeri-tjetrin, mirëbesim, përkujdesje, veçanërisht për fëmijët dhe kërkonim vazhdimisht që ata të rriteshin sa më të virtytshëm. Pikërisht pse ishim kështu, kur Todi u shpall armik i popullit nuk e mohuam atë, megjithëse kjo na u kërkuar me premtimin se kështu do të sigurohej e ardhmja e pjesëtarëve të tjerë të familjes. Refuzuam ta diskutojmë edhe kur Todi na e hapi këtë bisedë. Pranuam të hyjmë në kalvarin e burgjeve dhe internimeve që s’dihej kur do të mbaronin. I kuptoj ata që s’vepruan si ne, edhe “shkrimtarin e madh” që pa pasur asnjë nga këto rreziqe, por vetëm pse donte të udhëtonte në Francë, i ka mbyllur derën së motrës, por kërkoj pak më shumë respekt për këtë zgjedhje tonën.

…Pse Kadare shpif aq egërsisht e poshtërsisht pa pasur turp kundër Fatosit? Siç e kam shpjeguar në librin tim “Kohë të reja, kujtimeve të vjetra” armiqësia ka ardhur për shkak të aktivitetit të Fatosit. Si shkrimtar, gazetar dhe botues i revistës “Përpjekja”, ai ka shkruar e botuar për ideologjinë e veprës së Kadaresë, si ideologji e regjimit të Enver Hoxhës si dhe nuk ka pranuar përpjekjet e tij dhe të kurtizanëve për ta rreshtuar si disident. Urrejtja e Kadaresë u shtri edhe ndaj nesh. Aq sa nga vlerësimet që i kishte bërë Todit është në librat e parë pas ’90-ës, në një nga librat e fundit e cilëson si “Njeriu i ftohtë i zyrave”, kurse Agim Meron, edhe ky mik i tij, e trajton edhe më keq sepse nuk mund t’ia falë Agimit, atë që në librin e tij të kujtimeve, ka thënë një të vërtetë, që Ismaili ia dhuroi Nexhmije Hoxhës dorëshkrimin e librit “Dimri i Madh” dhe jo siç pretendon Kadareja në shkrimet e tij, se ajo ia ka marrë me forcë (!).

…Duket se e kaluar e mban peng më shumë se ç’mendojë. Por shpresoj që ata që janë më të rinj se ne do të mësojnë nga e kaluara nuk çlirohesh duke gënjyer dhe duke akuzuar dhe shpifur për të tjerët por duke kuptuar vetveten dhe kohën që ke jetuar./Panorama

 

Share This Article
24 Comments
  • Kadare eshte dhelpra pa bisht qe leh poshte e lart, por qe nuk i fsheh dot bashkpunimet me diktatorin, sherbimet ndaj ti, deri duke e hymnizuar me romae.

    • Degjoni ju zonje :…Djali jote gjithe keto vite me intervistat e tij neper televizione shqiptare dhe te huaj tregon vetem nje gje :
      ..Se ai eshte nje krijese e mbushur plot helm kunder popullit shqiptar dhe cdo gjeje shqiptare

      Eshte pa asnje medyshje ,djali juaj Armiku me i eger i Kombit shqiptar

      Yt bir gjithe keto vite ka marre persiper, qe nepermjet propagandes se tij antishqiptare i ndihmuar edhe nga te huajte anti-shqiptare
      te shkaterroje nga theemelet cdo gje qe ngrihet ne piedestalet e Memorjes se kultures se identietit tone Kombetar
      –Kjo eshte vetia kryesore e tet biri, sa per kuriozitet

      Ndersa ne lidhje me Kadarene , Yt bir qe atehere tregon se paska qene tamam nje gjarper , sic eshte tani kunder Shqiperise

      Sepse Tosi jot , aty kur ka folur per te jatin, ka dashur qe bashke me te jatin e tij,
      t’ja fuste edhe Kadarese
      , sepse yt bir ne deshmi ka thene :…Kadareja i jepte libra te ndaluar…..” Shif cfare ligesie prej akrepi paska pasur yt bir qe ne ate moshe te re .

      Ai nuk mundohej te thoshte ndonje gje lehtesuse per te jatin e tij, por donte t’ja fuste edhe Kadarese

      Tani qe lexoj kete qe ka thene per Kadarene, ne ate moshe aq te re ,
      e kuptoj pse yt bir ka nje ligesi te tille prej akrepi

      Nuk te denonte kot Enveri, jo ….

      • Ky llapaqeni mediave qe mban emrin R.Vlonjati,
        eshte i njohur tashme per gojen e tij te madhe ,eshte i ngjashem me ate te shpellarit sali berisha .
        Nuk arrij te kuptoj ,se c’kerkon ky ktu ,qe perdridhet si nji rrospi komuniste ,e tenton te devijoj Teme . Or ti , Vl. Ktu eshte Zonja Lubonja qe po i pergjigjet shpifjeve te te shpifurit kadare, nuk eshte nji shkrim i djalit te saj .Prandaj ,nqs ke noj fije kulture ,e njef rregullat ne nji debat ,permbaju atyre ,nqs s’mundesh sepse s’ke ate dell qytetari per te rrespektuar debatin ,e qellimishte devijon temen ,je totalishte ne korsin e alabakeve te temes. Nqs ti ,kerkon te besh Avokatin e Djallit ktu ,nga ana tjeter , dukesh shume ordiner .Sepse nga njera ane je militant i kryeantishqiptarit sali berisha ,kriminelit po komuniste ,nga ana tjeter i del ne mbrotje po nji koministi kriminel si kadareja ,qe me paturpesine me te madhe ,edhe tani qe eshte ne prag te varrit ,qit helm nga goja e tij prej djalli mbi te tjeteret. Tani ,ku qendron ti R.Vl. ne cilin krah te kriminelave komuniste apo te kujt ? Mbasi te kesh gjetur se ku ben pjes ,hy e diskuto ,duke ju permbajtur rregiullave at’q!fsha trut .Jan bo gjithe idiotat filozofa e i fusin turinjt kudo ne cdo vrym e cdo thellesi or ti , nipi Lolotos (qe ke te foprte ate kycin e dores )

        • Po qepe ti or krimb se ti nuk kupton nga ky muhabet , ti je qenie inferiore, qe je vetem per te plotesuar 3 milionshin, po jo per te folur ,

          Sa per dijeni ,Une qendroj ne krah te te vertetes o kokeqyp, por ti komento per ceshtjen ne faje , mos i bej koment, komentit o deficent .

          Une aty po i tregoj asaj se kush eshte i biri i saj, dhe kjo zonja mund te quhet pa medyshje fare :…Nena e Tradhetarit , si tek ajo novela e Gorkit

          Biles pas asnje medyshje kjo zonje eshte :..Nena e Tradhetarit

          Ai bastard , qe ka kete nene, ka vjell vrer kunder Shqiperise kudo qe shkon neper Europe -Ai esht nje gjarper i peshtire
          Ai bastard biles, shkonte ne forumet e Europes me parate e shtetit shqiptar, dhe shante Shqiperine -Ishte tamam Armiki kombit tone

          Biles, edhe ne nje liber te botuar nga Noel Malkolm, edhe atje ai shante shqiptaret

          Nuk ka rendesi fare kjo puna me Kadaren, biles edhe aty tek Kadareja,
          del tipi i djallezuar i Fatos Lubonjes, qe ne ate moshe

          C’fare edukimi i paska dhene kjo te birit ?

          Ai qe ne ate moshe te re, kishte ate mendje djallezore qe te fuste edhe Kadarene ne Burg , bashke me te jatin e tij

          Por me kryesorja do thosha se kjo zonja, nuk i ka mesuar te birit qe ne vogel dashurine per kombin e tij ,per figurat kombetare , per kulturen shqiptare

          Ky i biri saj, bashke me ate qe ja futi vetes, Ardian Klosin, se ku gjeten nje historian sharlatan, ne moshe kalamaku, dhe ju sulen Skenderbeut si te babezitur per ta nxjerre serb duke bere propgande ne cdo televizion

          Po sikur gjithe bota te thoshte ate opinion per Nenen e krye heroit tone, keta si shqiptare duhet te mbronin versionin shqiptar,

          Se ja ku jane greket , i kane gjysmat e heronjeve shqiptare ne origjine dhe genjejne gjithe diten duke thene qe ata jane greke

          Apo kemi serbet , me ate Karagjorgjevicin, qe ne Wikipedia thuhet se gjyshi i tij ishte nga nje fshat i Malit te zi , me mbiemrin Guri,–

          Mbimeer tipik puro shqiptar, dhe nuk ka serb qe te dali e te thote qe Karagjorgjevici eshte shqitpar se ka mbiemer shqiptar

          Ne keto vite demokracie djali i kesaj zonjes eshte Anti-shqiptari me i terbuar qe ka marre persiper te shfarosi cdo trashegimi shqiptare
          Por megjithate ai diskretiton veten, se ne jemi popull vital ,qe nuk e humbim kurre identietin etone

          Ne nuk e humbem identietin tone nen 500 vjet roberi turkoshake
          dhe jo ta humbim tani nga nje sharlatan si i biiri i kesaj qe na ka bere kete letren mallenjgyese ,per te justidikuar spiunin qe e ka ne shpi,
          dhe qe kerkonte te fuste ne burg Gjeniun e letrave tona dhe krenarine e Shqiperise moderne Z.Ismail Kadare .

          • Mos u merr me edukaten e te tjerve ,por tenden ,qe pergojon te tjeret uooo kopan !Sa per dijeni islameli shkrimtari jot eshte nji shkrimtare primitive e shume larg asaj qe ti ose kaqola si ty ,nenkuptojne si “moderrne”. IK-u eshte nji shkrimtarei rendomte i tipit mesjetare ,qe jeton ne shekullin e gabuar e per kte tregojn interes te huajt ,sepse studjojn trute idiot ,te ngelur pas ne shekuj ,te konservuar ne koken e smojlit nbastradinit moderrn .
            Ne te vertete un shmang cdo konfrontim me idiotet ,por ti je ndryshe nga te tjeret je idiot qe qit jarg kur flet ,
            e kjo na ben me qesh te gjithve .
            Mesiguri qe kur ke qen i vogel ,ke ngremn noj Gure kokes .nga lalushi pas portes .

    • Ju krimbat ketu qe shani shkrimtarin tone gjenial,
      duhet te kuptoni se sipas Kritikes Amerikane Kadare, esht shkrimtari i gjalle me i madh sot per sot ne Bote

      Edhe New York Times e vendoste Kadarene mbi Gabriel Garcia Markez

      Aty ne Wikipedia po te lexoni do te gjeni se kritika Amerikane thote se Kadare esht i jashtezakonshem
      Anerikanet thone se ne romanin Piramida , ka ne cdo fjale dy kuptime
      Kjo esht dicka e paharritur nga askush tjeter deri me sot

      Esht absolutisht Kadareja shkrimtari me i madh i gjalle sot ne Bote

      ……dhe natyrisht ne lidhje me kete Anti-shqiptarin Fatos Lubonja , Kadareja ka plotesisht te drejte ,
      se sipas dokumentave esht ky Anti-shqiptari Lubonja , qe shiste Kadarene tek hetuesit e komunizmit ,
      dhe donte ta fuste ne burg.

      Ndersa Kadareja kur e pyeten per Todi Lubonjen nuk foli asnje fjale kunder tij

      Ndaj nuk ka faj Kadareja pse Tosi ka karakter akrepi
      Dhe kjo zonja nuk ka asnje arsye ti kerkoje llogari Kadarese …
      Por ti kerkoje llogari te birit

  • Pergjigje dinjitoze e nji qytetareje ,nene,intelektuale dinjitoze .
    Gjithcka then ne emer te Skutthit Kadare qendron .Ne duhet te bejem nji shtojze veprimtarise shpirtit kriminal te shkrimtarit “te madhe ,mbasi eleminoj gjithe konkurencen ” nastradinit te partise ,financuar nga shteti komuniste jo pak por 40-vjet ,per te hyre ne rrugen e Letersise ,per tu bere njeri ,por djalli brenda tij ishte me i forte se njeriu jashte tij . Rrespekte zonja e nderuara Nene – (Lubonja) – Dikush duhet t’ja tregoj surratin kriminelit komuniste ,qe na shitet si sullatani qe mban pushtuar letersine etj brockulla pafund prej anadollaku te pashpres.

  • I KANE VENE KUSHT TE PUNOJE FORT

    KUNDER IDENTITETIT SHQIPETAR,

    SEPSE VETEM KESHTU TE MARRIN

    PARASYSH PER CMIMIN NOBEL.

    DJALI YT MOJ ZONJE, ESHTE I VETMI

    QE U SHPALOS TE VERTETEN NE SY

    SHQIPETAREVE, QE TE ZGJOHEN NGA GJUMI.

    KJO, SHKON NE DREJTIM 180′ TE KUNDERT

    ME ATE CFARE PERPIQET ISMAIL BYTHA.

    KJO ESHTE PUNA, MOS KI MERAK, NJEREZIT

    TE KUPTOJNE DREJTE.

  • Nga perleshja e kadarese vrerosur me fatosin e xhindosur del madheshtia e enver hoxhes
    .
    si paska punuar me keto monstra qe diten ishen me enverin dhe naten ishin me ferrin…
    .
    kjo liri lubonja vetem kete artikull te gjeje mjafton per ta quajtur kadarene ‘deleted=fjala me e piste shqip)

    REALIZIMI SOCIALIST-ARTI I MADH I REVOLUCIONIT
    Ismail KADARE
    Zeri i Popullit, 13 janar 1974( fragment)

    .Në pleniumin e 4-të të Komitetit Qendror të Partisë shoku Enver, në një mënyrë thellësisht marksiste, zbërtheu esencën e vërtetë konservatore të borgjezisë dhe të revizionistit të sotëm. “Karakter konservator – thotë shoku Enver, – kanë jo vetëm ideologjitë e vjetra që vinë nga thellësitë e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithë liberalizmi e modernizmi i tyre”. Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur. Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë. Cili ka qënë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë? Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta. Fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi – ky është portreti i këtij letrari prift. Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta. Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë. Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal. Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar. Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin, ai ishte konservatori më fanatik. Kur ishte fjala për fatet e atdheut, për lirinë, për kufijtë ai ishte liberali më i madh.
    Të njëjtin shembull na e jep figura e letrarit fashist Ernest Koliqi. Konservatorizmi i tij ekstrem nuk e pengoi të shfrytëzonte në veprën e tij reaksionare, një teori aq të shtrenjtë për modernizmin e sotëm, frojdizmin. Kështu në tregimet e tij, ai herë na paraqitet si një namuslli turkoshak, herë si një gagarelë evropjan.
    Dhe në përgjithsi është vështirë të gjendet një teori tjetër që t’u ketë shërbyer me aq zell si konservatorizmit ashtu edhe liberalizmit, sa frojdizmi. Esenca e tij konservatore – thirrje për kthim drejt barbarisë, nuk e pengon aspak, përkundrazi i ndjell akoma më shumë drejt tij dekadentët e të gjitha ngjyrave.
    Kjo aleancë e shenjtë midis konservatorizmit dhe liberalizmit është plotësisht e shpjegueshme po ta shikojmë problemin nga pikpamja marksiste. Në fund të fundit qëllimi i të dy palëve, konservatore dhe liberale është një; kthimi në botën e përmbysur, rifitimi i ‘parajsës së humbur’.
    Ndërsa sulen me tërbim për të shkallmuar spirancën që e lidh njeriun dhe artin e tij me shoqërinë dhe komunitetin njerzor, dekadentët nuk harrojnë për asnjë cast të sulmojnë spirancën tjetër, atë që e mban njeriun dhe artin e tij të lidhur me popullin e vet, me kombin dhe karakterin kombëtar. Ata godasin me tërbim këto dy spiranca, sepse e dinë që me shkallmimin e tyre vlerat shpirtërore do të mbeten në mëshirën e errësirës dhe dallgëve të tërbuara të reaksionit botëror.
    Nuk është e rastit që pseudoshkrimtari dhe armiku i partisë Fadil Paçrami i linte të mbushura pseudodramat e tij me hije dhe jo me njerëz. Nuk është e rastit që ai bashkë me Todi Lubonjën ishin kundërshtarë të tërbuar të karakterit kombëtar në artet tona. Në poezi, F. Paçrami urrente figurën e baballarëve, në skulpturë figurën e nënës, në prozë përbuzte plakat shamizeza. Ai tmerrohej nga figura e Skëndërbeut me keq se një pasha turk. Pra, ai nuk duronte dot asgjë që kishte lidhje me themelet e popullit dhe të kombit. Nga kjo pikpamje ai të kujtonte ata pseudodijetarë të Ishullit të Laputëve, për të cilët Suifti tregon se kërkonin të shpiknin një metodë për të filluar ndërtimin e shtëpive nga catia. Djathtizmi i T. Lubonjës e F. Paçramit, kozmopolitizmi, urrejtja për folklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan dhe një herë se lufta e klasave në terrenin e letërsisë dhe të arteve është e gjallë dhe do të jetë e tillë për një kohë shumë të gjatë.
    Si pjesë përbërëse e mekanizmit të revolucionit, realizmi socialist ka pasur, ka dhe do të ketë po ata armiq që ka revolucioni. Tërbimi i tyre, rrufetë që ata lëshojnë mbi të, nuk tregojnë gjë tjetër vecse fuqinë dhe rrezikshmërinë e tij për klasat sunduese. Akuzat për gjoja ngushtësinë e tij, për pamundësitë e tij, për rregullat kufizuese që i shkurtojnë jetë, koha i ka hedhur do i hedhë poshtë njerën pas tjetrës. Realizmi socialist është art i së ardhmes. Asnjë art i gjertanishëm nuk mund të jetë i krahasueshëm më të për nga mundësitë, epiciteti, thellësia, dramaciteti dhe niveli i lartë ideoartistik. Këtë omnipotencë ja jep atij revolucioni komunist. Liria që zbërthen revolucioni është më e madhja liri që është parë ndonjë herë mbi këtë rruzul, sepse ajo është liri e milionave. Përpara kësaj lirie zbehen si qirinj, liritë e tjera të kënduara apo të pakënduara në odetet e poetëve. Realizmi socialist si pjellë e revolucionit gëzon po atë liri të revolucionit. Ai nuk u bindet kanoneve, rregullave dhe dogmave, sic pretendojnë armiqtë e tij të hapur, ose miqtë e tij të rremë. Ai u bindet vetëm ligjeve të revolucionit, i njeh dhe i respekton ato ligje, dhe pikërisht në këtë qëndron jo dobësia dhe jetëshkurtësia e tij, por përkundrazi forca dhe pavdeksia e tij. Nganjëherë vetë ne shkrimtarët dhe artistët e realizmit socialist, nuk i njohim, ose nuk i përdorim dot mundësitë e pakufishme të këtij arti. Marksizmi na mëson që shpesh herë qëllon që shija e parë e klasës së fitimtarëve mbart me vete elementë të shijes së fundit të klasës së të mundurve. Shkëputja nga kjo shije është një detyrë e vazhdueshme e të gjithëve, dhe veanërisht e ne krijuesve.

    • Ashtu ishte koha atehere dhe nuk mund te dilje kunder kohes se te ikte koka
      Po te pakten Kadareja nuk merrej me spiunime, sic bente Fatos Lubonja qe kerkonte tja fuste mikut te familjes se tij, se atehere Kadarene keta ekishin mik familje
      Ndersa ne lidhje me Fishten ka plotesisht te drejte –Te pakten ne aspektin e asaj qe Fishta ishte nje perkrahes i Italise fashiste ,

      • E para , ti Rajmond Vl-ja nuk ke as formimin e sa kulturen e nevojeshme te hysh ne debate te tilla ,
        e dyta nuk njef abc-ne e Letersise ,
        e treta nuk je i afte te besh vleresimet e duhura mbi Figurat e Historise Shqiptare si Madheshtori Letrave Shqiper Gjergj Fishta . Dhe e fundit ,se nuk i marr aspak seriozishte komentet e tipave si ty , dua te tregoj ty e shume si ty ,qe nji shkrim ,nji histori ,nji individe ,nji veprimtari qofte kjo letrare apo politike ,mundet te shikohet ne kendveshtrime te ndryshme e kjo natyrishte varet nga shume faktore ,por mbi te gjitha e asaj e te qenit njeri ne kte Bote palaciosh e kameleonesh sistemesh . Kadareja sa per dijeni eshte nji xerro para Te madhit Fishta ,qe pak arrijne ta kuptojne ne ate vend ne te vertete ,sa madheshtore eshte .

        • Tani po te jete per kulture une ty bashke me Fishten ju pikturoj me shurre
          Fishta ishte nje satirist i rendomte , dhe shkrimet e tij ishin si bejte te metziteshme

          Fishta Kadarese nuk i vjen as tek kepuca e jo me te krahasohet me te

          Sa per dijeni o kokeqyp , Kadare , sipas New York Times dhe Los Angelos Times qendron me lart se Gabriel Garcia Markez
          dhe po sipas ketyre gazetave esht shkrimtari me i mire i gjalle sot per sot

          Kritika Amerikane thote se ne romanin e tij Piramida ka ne cdo fjali 2 kuptime
          Dhe kjo esht gjeja me e vecante ne Letersi dhe e oa harriteshme nga ndonje shkrimtar tjetet

          Nuk po merrem me ty se ti je nje gelbaze e atyre qe beheshin ure para cdo pushtuesi

          Vetem te kuptojne lexuesit dicka ne lidhje me qellimin e pushtimit fashist

          Pushtimi fashist ne Shqiperi kishte qellimin me kriminal te te gjitha koherave
          Ja kalonte biles edhe pushtimit Osman

          Sepse Fashistet italiane kishin ndermend te sillnin ne Shqiperi 3.5 milione kolone italiane dhe ta asimilonin komplet popullin shqiptar
          Se ne atehere ishim reth 600 mij banore
          Dhe duke ardhur 3.5 milion italiane shqiptaret do zhdukeshin pergjithmone
          dhe do italianizohej gjithe Shqiperia

          Dhe Fishta patjeter e ka ditur kete fakt kriminal te politikes fashiste ndaj kombit tone ,, dhe megjithate ai pranoi te perkrahte fashizmin

          Kjo tregon se ai esht treguar shum i ulet qe u bashkua me fashistet

          • qenke llapaqen halesh o Rrot.Vlonjati .
            ti mundet te pikturosh kadarene si te pelqej ,
            apo surratin tend ,por jo t’imin .
            Fisha Satirist ?! – eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee !!!
            aha ,tani kuptoj me mir ,se me cfar trufekal ,kam te bej o salih komiku . o gumen i lagjes qole,qeke shume keq

  • Se kuptoj ,perse fshihet tashme Kadare !
    Perse hedh shashka medies e kur merr Pergjigjen ,
    fshihet ne bodrumin e tij ,ku mban te fshehura viktimat e tij . Ka frik nga e verteta ?
    S’di te mbroj ate qe hedh mediave ,apo ka frik te debatoje se eshte i paafte te argumentoje pellitjet qe ben posht e perpjet e del i turperuar para opinionit shqiptare ,si nji person me nji lavdi te rreme ,qe sdi te lidhi dy fjale e mbroj ato qe vet thot !!!!!!!!!!!!
    Dil e Fol ,si burrat ,nqs je i tille ,e mos u fshih si qen pas medieve ,qe rri dit e nate tu pergju plehr komuniste .Po te sfidon nji Grua ,o burracak ,e karakter bushtre ordiner anadollaku

  • Ky llapaqeni mediave qe mban emrin R.Vlonjati,
    eshte i njohur tashme per gojen e tij te madhe ,eshte i ngjashem me ate te shpellarit sali berisha .
    Nuk arrij te kuptoj ,se c’kerkon ky ktu ,qe perdridhet si nji rrospi komuniste ,e tenton te devijoj Teme . Or ti , Vl. Ktu eshte Zonja Lubonja qe po i pergjigjet shpifjeve te te shpifurit kadare, nuk eshte nji shkrim i djalit te saj .Prandaj ,nqs ke noj fije kulture ,e njef rregullat ne nji debat ,permbaju atyre ,nqs s’mundesh sepse s’ke ate dell qytetari per te rrespektuar debatin ,e qellimishte devijon temen ,je totalishte ne korsin e alabakeve te temes. Nqs ti ,kerkon te besh Avokatin e Djallit ktu ,nga ana tjeter , dukesh shume ordiner .Sepse nga njera ane je militant i kryeantishqiptarit sali berisha ,kriminelit po komuniste ,nga ana tjeter i del ne mbrotje po nji koministi kriminel si kadareja ,qe me paturpesine me te madhe ,edhe tani qe eshte ne prag te varrit ,qit helm nga goja e tij prej djalli mbi te tjeteret. Tani ,ku qendron ti R.Vl. ne cilin krah te kriminelave komuniste apo te kujt ? Mbasi te kesh gjetur se ku ben pjes ,hy e diskuto ,duke ju permbajtur rregiullave at’q!fsha trut .Jan bo gjithe idiotat filozofa e i fusin turinjt kudo ne cdo vrym e cdo thellesi or ti , nipi Lolotos (e ke te forte ate kycin e dores )

  • Zonja Lubonja,

    SHKRIMTARI SHQIPTAR MÈ ME REPUTACION, èshtè ai, qè ju kini vènè nè shènjestrèn tuaj. Shkruajeni nè thonjza apo pa to, nuk ka shumè rèndèsi kjo pèr Kadarenè dhe shqiptarèt. Kjo, vetèm se tregon inferioritetin tuaj familjar ndaj shkrimtarit.
    Pa dashur tè hyjè tek ajo qè ju quani dramè familjare ( shumè shqiptarè kanè pèrjetuar edhe mè keq se familja juaj, por prej tyre nuk dègjojmè gjè), desha tu them njè mendim personal, si pjesè e kèsaj shoqèrie shqiptare tè marrè peng nga degjenerimi, i njè pjese kuislinge brenda saj.
    Nè interes personal, ju mbroni evlatin, Zonjè. Edhe ajo lypsja e komunitetit rom nè rrugèt e kryeqytetit, bèn tè njèjtèn gjè. Ajo mendon se djali i saj, èshtè mè i miri nè botè.
    Jashtè kèsaj forme arkaike mendimi, djali juaj moj Zonjè, èshtè simbol i shterpèsisè dhe mediokritetit tè skenès baxhellore mediale, asaj shtèpie publike qè mbahet nè kèmbè me financa tè krimit.
    Djali juaj èshtè aty, kur flitet pèr urbanistikèn, blegtorinè, filozofinè apo sèmundjet e prapanicès, pèr marèdhèniet e jashtme apo pèr simbloin e shqiptarizmit, Skènderbeun. “Ekspert”, e kini djalin moj Zonjè. Ekspert gèrr-vèrresh. Nè keyeqytetin e viteve 80, njè rol tè tillè, luantei ndjeri Shaban Qosja. Atè mund ta duroje, ti buzèqeshje, ai ishte origjinal. Ky juaji, èshtè ashtu si èshtè.
    Bota juaj e provokimit tè shqiptarève, mbaron me prekjen e telekomandès. Ajo e Kadaresè, fillon me faqen e parè tè Gjeneralit tè ushtrisè sè vdekur. Nè krijimtarinè e tij, shqiptarèt do kenè gjithmonè njè adresè referimi.
    Sa pèr djalin tuaj, ai nuk besoj se do mundet tia dalè tè rrèzojè nga troni, veprèn e Shaban Qoses, megjithèse pèrpiqet shumè.
    Gagarelèt shqiptarè, kanè filluar tè kuptojnè se ka nisur dimri i vetmisè sè madhe pèr ta.
    Èshtè mè mirè kèshtu Zonjè, pèr tè ardhmen tonè dhe tè brezave qè do vijnè.

    • Per cfar inferioriteti e perf cfar gerr-verresh derdellis ky i semuri mendor ,qe jo vetem shperndahet ne menyre te pallogjikeshme ,nga nje epoke ne tjetren ,por perdor edhe nji fjalore idiot ,tipike per zagaret e taborit te nastradinit me spaleta krimineli .
      Tipi duket qe vuan nga depresioni ,e ka nji llogjike te cakorduar .Komente te tilla s’ju sherojne semundjen .Ti dalesh ne krahe nji krimineli lomuniste do te thote te jesh vet i tille .

  • LIRI LUBONJA PO NA ANKOHET SE ENVERI … BOLSHEVIKET I BENE TE KEQEN ? ????? PO MOJ GRUA E VJETER … KEN TE DREJTE …POR A I KA BERE PYETJEN VETES SE SSA VETE KA FUTUR NE BURG BURRI I VET …..SA VETA KA INTERNUAR ???????? APO I HARROI ……BABAI IM SFOLI ME 2 VELLEZRIT E VET PER 40 VJET …. SEPSE E NIHNIN SI BALLIST …MEGJETHESE KURRE SE NGRITI DOREN KUNDER SHQIPTAREVE … DHE 2 GJAJALLARET SI ISH PARTIZANE ????? KISHIN FRIKE TE VININ TEK NE …..SE I HQININ NGA PUNA …ISHIN SHEFA NE PUNE ……………….. DHE FAMILJA U NDA PER 40 VJET …… SE PO TA MERRNIN VESH SPIUNAT KUSH ISHTE FAMILJA E TYRE …. GJAJALLARET E MIJE I HIQNIN DIRECT NGA PUNA DHE I CONIN NE MINIERE …PRANDAJ SHOQE LUBONJA ….. KA ME MIJERA FAMILJE QE KANE VUAJTUR NGA JU DHE SKENI KERKUAR FALJE ??DHE TE TJERAT FATOSI ESHTE BURRE I ZGJUAR DHE I CULTIVUAR …..KADAREJA ESHTE PAK GJELOZ …SE TANI SE KA ENVERIN QE …

  • Zonja Liri nje grua fisnike,Perballoi me dinjitet nje jete ferri.E gjithe turma shqioptare per 17 vjet rresht,cdo 24 ore,duhej ta fillonte diten me fjalet:Armiku i partise dhe popullit Todi Lubonja.Kush ka shitur karakterin,nderin,moralin,per te mos perfunduar atje ne ferrin Dantesk, ku perfundoi familja Lubonja,nuk ka te drejte t`i gjykoje.

  • Ismail Kadare dhe Genc Arbana, pseudonimi I tij duan te nxijne dhe te shpifin per te gjithe me pislleqet qe kane bere gjate gjithe jetes se tyre. Kadare! Ne se do te pastrosh shpirtin rrefeu dhe pendohu, mos mbulo pislleqet e tua duke shpifur tere jeten. Todi dhe Fadili te mbrojten ty dhe deri ne nje fare shkalle denimi I tyre si liberale lidhej gjithnje me emrin tend. Ti, si shtrigan, kur ata ishin ne tehun e thikes, u hodhe perpjete me artikujt e tu te ndyre dhe ju bere gjemen. Kete e ke bere edhe per shkrimtare dhe poete te tjere, si Bilal Xhaferri, Viktor Qurku, etj., ke mohuar Fishten, Koliqin, gjithe modernizmin Perendimor dhe desidencen ruse, qe t’i jepnje garanci Diktatorit per besnikerine tende dhe, keshtu , duke shitur shpirtin djallit, ti sigurove nje jete plot lavdi dhe mireqenie. Po harrove se kur ja shet shpirtin djallit, ti nuk me qetesi dhe paqe ne shpirt, ti digjesh per se gjalli ne zjarrin e ferrit te moralit qytetar. As genjeshtrat qe thote gruaja juaj ne kujtimet e saj nuk mund te shpetojne imazhin tend. Ato fabrikime familjare jo qe nuk mbulojne dot natyren tende mjerane egoiste materialiste, shpifese, po te nxjerrin edhe me shume te gjitha erresirat e shpirtit tend. Tani kot ben ham ham, eshte teper vone per ty te gjesh vetveten, pa le te percaktosh vendin e te tjereve dhe te Shqiperise shpirterore. Lamtumire ne rrugen e ferrit dhe te mallkimit!!!

  • Me mire te kishe bere nje kercu moj liri, sesa e cove dem me kete budalla skicofren. Me vjen keq qe ta them se je Nena Po ai eshte dru I shtrember

  • O shqiptare,
    Ketu debatojne dy njerez te cilet dikur kane qene miq por me vone u bene armiq. Mos ngaterroni Ismail Kadarene shkrimtar super i madh me njeriun e vogel Kadare. Shikojini gjerat me gjakftohtesi e mos harxhoni kot energji duke shpalosur te gjitha shprehjet me fjale te ndyra qe ka gjuha shqipe per te mbrojtur secili pikpamjet e veta politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *