Kritika/ Liderët e OKB: Fjalimi i Trump “i prapambetur dhe i papranueshëm”

Gazeta Dita

Fjalimi i parë madhor i presidentit Donald Trump përpara Organizatës së Kombeve të Bashkuara është pritur me kritika. Në adresimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme, Trump i kushtoi vëmendje të veçantë të ashtuquajturave “kombe të pabesa”. Por ishin pikërisht zyrtarët e këtyre vendeve, ata që kritikuan fjalimin e presidentit Trump si të prapambetur e të papërshtatshëm.

Është pritur me kritika fjalimi debutues i Presidentit amerikan Donald Trump në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë adresimit të tij, Trump përfshiu Iranin në “grupin e vogël të regjimeve të pabesa” dhe kritikoi marrëveshjen mes Uashingtonit dhe Teheranit për programin bërthamor iranian si të.

Në përgjigje të këtij komenti, Ministri i Jashtëm i Iranit tha se fjalimi plot urrejtje i Presidentit amerikan i përket epokës mesjetare dhe jo Kombeve të Bashkuara.

Edhe Presidenti francez Emmanuel Macron shfaqi kundërshtinë e tij ndaj fjalës së Trump, teksa mbroi marrëveshjen amerikane për programin bërthamor të Iranit.

I vetmi person që mbështeti Presidentin amerikan në adresimin e tij, ishte kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu që kërkoi ndryshimin ose shfuqizimin e kësaj marrëveshjeje.

Trump gjithashtu foli edhe për Korenë e Veriut, teksa tha se Shtetet e Bashkuara do ta shkatërronin tërësisht vendin nëse do të detyroheshin.

Ky koment si dhe shakaja e Trump për liderin koreano-verior Kim Jong-un si “njeriu raketë që është në një mision vetëvrasjeje” shkaktuan reagime në sallën ku po zhvillohej seanca.

Ndërkaq, nga Peniani nuk ka ende një reagim zyrtar sa i përket kërcënimeve të Presidentit.

Jashtë toneve kritike nuk mbeti as Ministri i Jashtëm i Venezuelës Jorge Arreaza, teksa vendi i tij u përshkrua nga Trump si një diktaturë e korruptuar socialiste ndaj të cilës Shtetet e Bashkuara do të marrin masat përkatëse.

Arreaza refuzoi kërcënimin e Trump, teksa tha se ky i fundit nuk është President i botës e nuk mund të menaxhojë as qeverinë e tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *