Sulmuesi i Manchester City, Gabriel Jesus, duket se do të shpërblehet me një kontratë të re, teksa klubi anglez kërkon të sigurohet që braziliani do të qëndrojë me City-in për një kohë të gjatë.
Jesus është transferuar te “Qytetarët” nga Palmeiras në janar dhe ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme deri tani, me 12 gola të realizuar në 17 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Siç ka bërë të ditur “Mirror”, kontrata e tij aktuale me City-in skadon në verën e 2021-it, por klubi ka ndërmend ta zgjasë me një vit marrëveshjen dhe t’ia rrisë rrogën nga 70.000 £ në javë në 150.000 £.
20-vjeçari është një nga talentet më premtues në botën e futbollit dhe ka qenë bresëlënës në ndeshjet e para të këtij sezoni, duke shënuar katër gola në pesë ndeshje të luajtura në Premier League. Nëse dita e mirë duket që në mëngjes…
