Një tutorë 60-vjeçare është arrestuar në kryeqytet nën akuzën e shfrytëzim prostitucionit në duke vënë në dispozicion lokalin e vet
Seksioni për hetimin e trafikut të paligjshëm pranë D.V.P. Tiranë, më datë 20.09.2017, arrestoi shtetasen Rolanda Qose, 60 vjeçe, banuese në Tiranë.
Arrestimi i shtetases së mësipërme u krye pasi, në Vaqarr, në lokalin e saj i siguronte klient për ushtrim prostitucioni shtetases M.Gj., 46 e vjeçe, e cila u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë, me shtetasin E.M., 40 vjeç.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga neni 114 dhe 115 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetases Rolanda Qose, dhe për veprën penale “Prostitucioni”,në ngarkim të shtetaseve M.Gj., dhe E.M., parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.

legalizimi i prostitucionit si kudo ne europe do te japi trajtimit si kriminele te disa te varfeve qe per buken e gojes jane te detyruar te prostitujojne dhe do lehtesoje policine te mos harxhoje kohen kot duke gjurmuar keto mjerane por te merret me kriminelet e vertete.