Kujdesi për infeksionet urinare tek fëmijët

Ornela

Bakteret shkaktojnë edhe pjesën dërrmuese të infeksioneve në traktin urinar të fëmijëve. Infeksioni viral i fshikëzës është më pak i zakonshëm, ndërsa infeksionet fungale (mykotike) të traktit urinar janë të rralla dhe ndodhin më shpesh të individët me imunitet të ulur.

Simptomat karakteristike të një infeksioni të traktit urinar përfshijnë dhimbje gjatë urinimit (fenomene dizurike), urinimi i shpeshtë dhe me urgjencë. Simptomat jo specifike, por të zakonshme përfshijnë temperaturë mbi 38 gradë celcius dhe dhimbje barku.

Për fëmijët më të vegjël se dy vjeç, këto të fundit mund të jenë i vetmi tregues për praninë e një infeksioni të traktit urinar. Simptoma të tjera paralajmëruese mund të jenë edhe: dhimbje muskujsh, ethe, të vjella dhe urinim me gjak.

Të dhëna për një infeksion urinar përbëjnë edhe pamja jo e qartë e urinës, apo era e rëndë e saj. Rëndësi të madhe ka ekzaminimi fizik i fëmijës që dyshohet për një infeksion të tillë. Matet temperatura, shpeshtësia e pulsit dhe e frymëmarrjes, presioni arterial dhe shoqërohet fëmija gjatë urinimit.

Ekzaminimi i aparatit gjenital si për femrat edhe për meshkujt është gjithashtu shumë i rëndësishëm për të vënë re skuqje, acarime të lëkurës, apo të organeve.

Po ashtu është i rëndësishëm edhe ekzaminimi i barkut. Ekzaminimi i urinës është i detyrueshëm për të konfirmuar diagnozën e një infeksioni urinar. Kultura e urinës (siç njihet në gjuhën e përditshme ekzaminimi me mbjellje i urinës) jep shkakun e saktë bakterial të infeksionit, si edhe ndjeshmërinë e antibiotikëve për të trajtuar me sukses infeksionin.

Si mund të parandalohen

  • Për fëmijët e vegjël ka rëndësi të veçantë mbajtja e një higjiene të rreptë personale, si për vajzat, ashtu edhe për djemtë.
  • Kujdes duhet treguar me pelenat, të cilat nuk duhen lënë më shumë së katër orë pas urinimit dhe duhet të ndërrohen menjëherë pas defekimit. Fëmijët duhen edukuar dhe inkurajuar për të urinuar përafërsisht çdo dy deri në tre ore.
  • Rekomandohet të shmangen pijet e gazuara, përmbajtjet me kafeinë dhe çokollatat. Këshillohet përdorimi i lëngjeve gjatë ditës në porcione të vogla dhe të shpeshta. Për fëmijët, sasia e lëngjeve mund të shkojë deri në 1.5 litër e shpërndarë gjatë gjithë ditës. E rëndësishme është që ato të përdoren në mënyrë të shpeshtë dhe në sasira të vogla për të mos rënduar punën e veshkave.
  • Mjaft efikas rezulton përdorimi i çajrave të boronicës dhe trëndafilit të egër, të cilat kanë përmbajte të lartë të vitaminës C, e cila rezulton efektive në rritjen e rezistencës së organizmit ndaj infeksioneve.
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *