I riu vjedh një palë këpucë në xhami, imami Ahmed Kalaja publikon pamjet (VIDEO)

DITA Online

Imami i xhamisë së njohur të Rrugës së Kavajës, e quajtur ndryshe dhe si “Dine Hoxha”, Ahmed Kalaja, ka publikuar videon e xhiruar nga kamerat  e instaluara në ambientet e xhamisë, ku një i ri vjedh një palë këpucë duke lënë të vetat e marrë të dikujt tjetër, sigurisht më të mira dhe cilësore, sipas shijeve dhe kërkesave të vetë hajdutit.

Interesant është fakti se ai e realizon operacionin e vjedhjes pa ndonjë kokëçarje, pasi besimtarët që hyjnë në xhami, në prag të një faljeje ditore, as që e kanë mendjen tek veprimet e tij të dyshimta; kjo dhe për faktin se askush aty nuk rri e mendon se dikush mund të hyjë aty për të vjedhur.

Ndiqni vjedhjen e këpucëve, ku siç mund të dallohet fare qartë hajduti nuk ka asnjë lidhje me xhaminë, veç faktit se ka zgjedhur që mu aty t’u dhurojë këmbëve një palë këpucë të vjedhura:

Share This Article
1 Comment
  • Beni mire o Oxh qe e ipni kete vjedhje ne shtepine e zotit .. Por kete vidio , bejne mire dhe te nxjerin mesime , politikanet milionere te socem .U shokova ,ku nje i ri ne kulmin e moshes vjedh nje pale kepuce . Besoj se nuk eshte i semure psiqikisht ,por besoj se eshte i pa pune e fukara . Tme kuptoni drejte ,personalisht nuk pajtohem me vjedhjen , njekohesisht turp dhe dhimbje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *