Loja me dosjet dhe mashtrimi i madh

Ornela

Bedri Islami

Atë ditë që vdiq Frederik Reshpja, poeti i madh i veriut, jeta e të cilit më shumë kishte rjedhur nëpër burgjet e kohës së komunizmit apo gjysëm i dënuar si anti, ashtu kishte qenë në fakt, nga bota e madhe e letrave, por edhe e politikës, do të gjendeshin dy vetë: miku i tij, Moikom Zeqo dhe poeti Arben Bllaci. Të tjerët nuk dukeshin askund dhe, si duket e kishin harruar prej kohe, pikërisht atë, që, shumë e shumë vite para tyre, kishte thënë për diktaturën dhe të vërtetën shumë më tepër se sa po thonin në pluralizëm gjysma e tyre sëbashku. Por i kishte thënë me mend, pa vrer dhe pa kërkuar të njihej si njeriu që kishte parathënë të vërtetën.

Ndërsa ai ikte, ata që e kishin denigruar, që kishin qenë dëshmitarët e tij të rremë në gjyq, që e kishin përgjuar, e kishin lënë pa punë dhe nuk i kishin dhënë as përshëndetjen më të zakonshme, ishin përsëri, si i thonë “majë kalit“, flisnin me terma të zjarrta për demokracinë, ashtu si kishin brohoritur për Enverin, gjykatësit e Frederikut vazhdonin të ishin gjykatës, sepse atë zanat kishin; opozita e dikurshme e kishte përbuzur Frederikun pasi e kishin ngritur në fillim si simbol dhe arsyeja ishte e thjeshtë: ai nuk kishte pranuar të ishte një shërbëtor më shumë dhe që çuditërisht e kishte gjetur veten më pranë socialistëve se sa demokratikasve. Faji i tij i madh kishte qenë kandidimi për deputet nga socialistët në një zonë që tani quhet rrethinat e Shkodrës dhe kishte marrë përsipër botimin e gazetës “Ora“, emrin e të cilës ia kisha sugjeruar unë, pas mbështetjes së kryetarit të PS në Shkodër, Shaqir Vukaj.

Në njerën nga ditët kur rrinim tek Kafja e Madhe, simboli që pret të ringrihet i Shkodrës, aty në lulishten e saj, bri nesh kalon njëri ndër denoncuesit e tij, ulur kokën dhe shikimin diku tjetër. Frederiku e thirri dhe i tha me atë tonin e tij gjysmë tallës e gjysmë serioz: pse nuk flet? Të mos të të flas unë, kuptohet, por të mos më flasësh ti dhe mos të kërkosh falje?

Këtu e ndal tregimin për Frederikun, shtërgun e veriut që iku përmes këngës, varfërisë dhe brengës së thyer. Iku pa e ditur se cilët kishin qenë denoncuesit e tij, pa e lexuar kurrë dosjen që hartuan për të, në fakt duhet thënë “dosjet“, cilët ishin ata që iu afruan si miq ditën dhe natën shkonin në takimin e fshehtë me operativin e sigurimit të shtetit. Si Frederiku kanë shkuar shumë të tjerë, e kështu si është nisur, do të shkojnë shumë e shumë, pa e ditur askurrë të vërtetën e thyerjes së jetës së tyre.

Ka 27 vite që flitet për këtë temë: dosjet e sigurimit të shtetit dhe bashkëpunëtorët e tij. Është një temë që sillet nëpër dhëmbët e politikës, pa u përtypur asnjëherë dhe, si është deri më tani, do të shkojë shumë gjatë.

Sipas deklarimit zyrtar janë rreth 120 mijë dosje të sigurimit të shtetit, por numri i bashkëpunëtorëve në 45 vite ka qenë shumë më i madh. Sigurimi i shtetit në organikën e tij kishte vetëm 1285 kuadro, por bashkëpunëtorë vullnetarë ka pasur në 45 vite më shumë se 400 mijë vetë. Duhet të ketë pasur një përhapje më të madhe të së keqes, e cila, edhe pse shkuan tri dekada, mbeti ende e mbyllur, njëlloj si kanë mbetur të mbyllura procesverbalet e mbledhjeve të organizatave bazë të partisë, të cilat jo pak herë ishin më agresive dhe më denoncuese se sa vetë dosjet e sigurimit të shtetit.

Historia e hapjes së dosjeve ka filluar që në marsin e vitit 1991. Që asaj kohe është folur shumë dhe nuk është bërë asgjë. Edhe një herë që deshi të bëjë diçka serioze Komisioni i drejtuar nga Nafiz Bezhani, edhe atëherë gjithçka u pre në gjysmë dhe i gjithë përkushtimi i tij përfundoi në dy libra, përmes të cilëve avokati i njohur ka thënë shumë, por pak vetë kanë mësuar prej tyre.

Me lojën e dosjeve të sigurimit të shtetit dhe me bashkëpunëtorët e tij është luajtur aq shumë, sa që tani, edhe nëse do të fillojë të bëhet diçka serioze, e gjitha do të duket përsëri një lojë e politikës, ashtu si edhe ishte në të gjithë këto vite.

Të jem i qartë në mendimin tim: dosjet duhen hapur pa asnjë ndalesë. Duhen hapur për cilindo që kërkon të dijë për fatin e jetës së tij dhe askush të mos ketë drojën se pas kësaj njohje do të ndodhë ndonjë katastrofë. Asgjë e tillë nuk do të ndodhë. Shpesh herë denoncuesit kanë qenë edhe brenda të njëjtit fis, të njëjtës familje, dhe e gjitha është parë si një mundësi mbijetese.

Të jem i qartë: këta bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, që ishin fillesa e herë pas here edhe përfundimi i dosjeve, e që nuk janë të paktë, e kanë pasur të drejtën të vazhdojnë jetën e tyre, qoftë si njerëz të zakonshëm, në profesionin e tyre, qoftë edhe si tregtarë, nëse e gjitha është bërë mbi një punë të ndershme dhe pa pasur burim pasuritë e vëna nga dënimet e të tjerëve. Nëse pasuria është vënë nga një fillesë jo transparente lidhjesh të dyshimta, ajo pa asnjë ngurrim duhet sekuestruar, pasi është ngritur mbi vuajtjet e të tjerëve.

Por, asnjëri prej tyre nuk e ka të drejtën të jetë njeri publik; të jetë deputet dhe funksionar i lartë i shtetit, të jetë në botën e mediave dhe të sugjerojë ide të lirisë së mendimit. Koha e tyre ka shkuar dhe, nëse deri tani mbi ta nuk ka pasur asnjë lloj ndëshkimi, kjo nuk do të thotë se gjithçka është harruar. Nuk mund të jesh në të njëjtën kohë edhe denonciator edhe vizionar; gjëra që e përjashtojnë njëra tjetrën.

Hapjen e dosjeve e kërkoi fillimisht opozita e vitit 1991, që është edhe opozita e tashme. Edhe tani ajo e kërkon hapjen e dosjeve, megjithëse me gjysmë zëri e pavarësisht se deri më tani vendimin më të gjërë për hapjen e dosjeve, por jo të plotë, e ka ndërmarrë një forcë politike e së majtës.

Kur opozita e vitit 1991 kërkoi hapjen e dosjeve ajo nuk dinte dy gjëra të rëndësishme:

së pari, nuk e dinte se shumë nga denonciatorët dhe bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit, me urdhër apo për të fshehur të shkuarën e afërt, ishin bërë pjesë e saj, pjesë e strukturave të politikës së saj, deri në majat. Në përbërjen e parë të kryesisë së parë të PD të paktën pesë prej tyre kishin qenë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit. Në grupin e tyre të deputetëve të 31 marsit ky numër ishte shumë më i madh. Publicistë të afruar pranë saj, rrufeshëm shpejt, kishin qenë po ashtu bashkëpunëtorë, ndonjëri prej tyre kishte pasur detyrën të survejonte edhe anëtarë të KQ të Partisë apo figura të njohura të shtetit të asaj kohe, si Ismail Ahmeti, Skender Gjinushi, Faredin Hoxha, Sabit Brokaj, etj. dhe të informonte për veprimtarinë e tyre, duke hapur ai vetë biseda „të rrezikshme“, për të parë reagimin e tyre.

Së dyti, kur opozita  e vitit 1991 u bë pushteti i një viti më pas dhe hulumtoi në dosjet e para ajo ndeshi në të vërtetën se shumica e informatorëve vinin nga familje të prekura politikisht, të përndjekura dhe nga një trashëgimi e njohur politike apo financiare.

Kjo e dhënë, që ishte fshehur prej tyre por që u bë një e fshehtë e njohur për shefat e shtetit, i dha fund dilemës nëse duhen hapur dosjet apo jo, pa ndodhur fillimisht pastrimi i tyre.

Disa prej atyre që u bënë drejtuesit e shtetit dhe të qeverisë së vitit 1992 e dinin krejt mirë se përmes një udhëzimi të veçantë, anëtarët e PPSH-së nuk mund të ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, vetëm me lejen e veçantë të strukturave më të larta të partisë së tyre. Por kjo nuk pengonte që në mbledhjet e organizatës bazë të bëhej denoncimi i atyre që do të ishin në një të nesërme objekti i dosjeve të ardhshme. Ajo që jo pak herë ka ndodhur në organizatat bazë dhe me sekretarët e tyre përkatës ka qenë më e njollosur se sa informimi i një bashkëpunëtori vullnetar, i cili, jo në pak raste, ka përkulur veten thjeshtë për të mbijetuar.

Të dhënat e ofruara në strukturat e larta të shtetit, sidomos në zyrën e ish presidentit të kohës, u bënë njëra nga armët e përdorura në luftën brenda llojit, dosje të cilat më pas u pasuruan, në se mund të përdorim fjalën “pasurim“, edhe me dosjet e reja të korrupsionit dhe të lidhjes me shërbimet e huaja fqinje.

Hapja e dosjeve ka të bëjë së pari, me përgjegjësinë që duhet të mbanin pjesëtarët e Sigurimit të Shtetit, si urdhërdhënës për ngjarje makabre që kishin ndodhur, që nga pushkatimet pa gjyq e vrasjet në kufi, deri tek internimet e pashpjeguara asnjëherë. Nisma e republikës Federale Gjermane për hapjen e dosjeve, në përmasa të kufizuara, vetëm për funksionarët e sigurimit të paramenduar si fajtorë për krime të rënda, shkoi më tej me ligjet e njëjta, edhe më të thelluara, të bëra nga qeveria polake fillimisht, pastaj nga hungarezët dhe çekët. E reja që prunë çekët në këtë praktikë ishte njohja e së drejtës të çdo shtetasi për të parë dokumentacionin e dosjeve të tyre. Ishte nisma e parë që u mbështet nga Këshilli i Evropës dhe Asambleja Evropiane, si shfaqje të demokracisë në vendet ish-komuniste.

Shqipëria, edhe kësaj here, mbeti e fundit dhe vazhdon të mbesë edhe kësaj dite. Labirinthi përmes të cilit kalon ligji, fakti që në institucionin e ri të krijuar fondet janë qesharake dhe janë të punësuar vetëm 20 vetë, e bën që çdo gjë të shkojë drejt infinitit dhe që asgjë të mos ketë zgjidhje.

Tani, që qeveria po përgatit ligjin e ri për dekoratat e kohës së komunizmit, në të cilin përfshihen edhe punonjësit e sigurimit të shtetit, vetë ajo duhet të bëjë përdallimin e saktë, mes atyre që u morën me dosjet e linjës politike, që përndoqën, sajuan dhe dënuan të pafajshëm dhe atyre që, duke qenë pjesë e kësaj strukture, u morën me sigurimin e një jete normale, ndoqën dhe zbuluan agjenturat e huaj që vepronin në vendin tonë dhe, në këtë mënyrë, bënë detyrën e tyre. Përdallimi mes tyre duhet të jetë, pasi vetë puna e tyre nuk ka qenë e njëjtë.

Ligji për dosjet, sidomos zbatimi i tij shumë më i gjerë se deri më tani, duhet të sjellë qetësimin, por edhe dënimin e atyre që, duke abuzuar edhe mbi ligjet e prapështa, u bënë denoncues dhe përndjekës të një grupimi shoqëror, që duke menduar ndryshe, shpesh herë kundër, nuk bënë asgjë tjetër veçse parathënë ndryshimin e epokave.

Nuk kam asnjë nostalgji për Sigurimin e Shtetit. Rrethanat e jetës e kanë bërë këtë. Nëse një ditë të vetme, një orë a një minutë do të kisha qenë pjesë, sado e parëndësishme e tij, nuk do të isha asnjë çast të jetës sime në botën e mediave.

Por, për vetë natyrën e punës sime të sotme, di shumë për të dhe për njerëzit e përfshirë në këtë tragjedi të të tjerëve. Dëgjova para pak ditësh njërin prej atyre që u kishte bërë gjëmën kolegëve të tij, i njohur me pasemërin “zambaku“, njoha nga afër pasurinë që kishte vënë “Pashtriku“ – agjent i dyfishtë, edhe i shërbimit të fshehtë serb, për „Hutinin“ , që ishte njëri ndër organizatorët e firmave piramidale dhe pasi mori pjesën e tij, ia mbathi pak kohë nga politika, dhe mendoj se e gjithë kjo tragjedi por disa e komedi për të tjerët, duhet të ketë një fund.

Ndryshe, e gjitha do të jetë një mashtrim i madh, që jo vetëm nuk shëron plagët, por i përdor ato sa herë që koha kërkon gjakosjen e tyre.

Nuk duhet të ketë asnjë “dosje“ për dosjet. Duhen hapur, të plota, me përgjegjësi dhe koha po ikën.

 

 

Share This Article
17 Comments
  • HIQI DOREZAT GAZETAR PO JE SHQIPETAR E JO BERISHJAN BIBERUC E BIBERIAN!
    Dosjet nuk hapen se pas ‘bashkepiunetoreve’ te sigurimit te shtetit qe shumica kanme bere punen fshihen AGJENTET e SIM,KGB.CIA,.UDB duke filluar nga babai i Andushit Hisni,klani kapo e perfunduar tek dhendurri serb SALI pse jo dhe shkodranin myliman Ramiz Ali!

  • por bashkëpunëtorë vullnetarë ka pasur në 45 vite më shumë se 400 mijë vetë. Duhet të ketë pasur një përhapje më të madhe të së keqes, e cila, edhe pse shkuan tri dekada, mbeti ende e mbyllur, njëlloj si kanë mbetur të mbyllura procesverbalet e mbledhjeve të organizatave bazë të partisë, të cilat jo pak herë ishin më agresive dhe më denoncuese se sa vetë dosjet e sigurimit të shtetit.

    Bashkpunetoret vullnetare i kemi edhe sot neper forumet pro komunismit: jane te njetit ;;

  • Beni mire qe shkruani ,Z Bedri . Dosjet do hapen ,kur ne Shqiperi ,partite politike do jene vertete kundershtare te rrepta e pa kompromis me njera tjetren …Prandaj?????!!!

  • Edhe ti Bedri nuk je kaq “shenjtor” sa dukesh.
    .
    Sepse nuk kane asnje rendesi dosjet e e boshatisura te PESHKAQENEVE-BALENAVE-KORKODILEVE dhe kane ngelur ca sardele te vogla.
    .
    .Nuk eshte sekret se dosjet qe peshonin TONELATA i pastroi Edwin Rajesoni te cilit Berisha i dha te gjitha celsat qe ng ahaleja e deri te te fshehtat qe nuk duhet ti jepen asnje shteti mik apo armik..
    .
    Pra nese ka dosje qe duhen hapur ato jane te informacjonet e udb dhe asfalias ne shqiperi duke filluar nga elez biberaj-sali berisha-azem hajdari-ismail kadareja-mehmet elezi-besnik mustafa-tritan shehu lulzim basha etj etj…qe kane qene nje bande agjentesh absolutisht antishqiptare
    .
    Por le te marrim “margaritarin” Feim Murati”…me nder me thane Flamur Noken
    .
    Per shembull;

    A eshte normale te emrohej nga saliserbi ministri i mbrendshem Flamut Noka qe eshte nipi i nje gjenerali te UDB nga me antishqiptaret ?

    A eshte normale qe dhe sot Flamut Noka eshte nenkryetari i sigurise kombetare me kryetar spartak BRAHO qe me shume eshte i semure se ne pune dhe ka lene te pare NIPIN E GJENERALIT myrteza zhvinki

    ————————

    Pra me qarte perse shoqeria civile ,mediat dhe gazeta Dita nuk i shkon deri ne fund spiunit Feim Murati ( Flamur Noka) qe eshte derivat i gupit kriminal bash berishe.

    Perse nuk kerkohet arrestimi ne flagarance i Flamur Nokes por jepen keto material te para 70 vjeteve ku ramiz alia me biciklete ne kalane e beratit qenjka bere James bondi i ketij anastagjarperit qe sic duket edhet njeri pa identitet kombetar.

    Kush eshte kryetari i sotem reali I sigurise kombetare te ligjevenesve se spartak brahos i ka rene DAMLLAJA ???

    Flamur Noka theu kufirin komunist shqiptar (në vitin 1991?!) dhe hyri në territorin e ish Jugosllavisë, duke rrezikuar jetën e tij! Kjo gjë dhe ky fakt nuk i kishte shkuar kurrë në mendje Flamur Nokës, si në kohën që e bëri aktin e arratisjes, por as edhe sot që u zbulua se çfarë ka bërë 25 vjet më parë. Dhe kur e bëri këtë kalim të paligjshëm të kufirit?! Pikërisht kur Berisha kishte marrë frenat e të ashtuquajturës “opozitë”, dhe që me ditë pritej të bëhej President i Republikës së Shqipërisë, republikë të cilën më pas, “de facto”, e bëri pjesë të pandashme dhe të influencuar në çdo aspekt të jetës prej Serbisë.
    Foli i pari Berisha, sepse plaga kanceroze e fenomenit “Noka”, nxjerr infeksionin e rëndë kundërshqiptar të Berishës, zbulon të qënurit e tij agjent potent serb, hedh dritë mbi arsyet e vërteta pse Berisha e bëri Flamur Nokën ministër të Brendshëm në qeverinë e tij të viteve 2009-2013, për cilat qëllime dhe me çfarë urdhri.
    Fenomeni “Noka” e tmerron Berishën, e ka lënë pa gjumë atë, duke nxjerrë kështu në shesh qëllimin e vërtetë se përse ky person organizoi 2 prillin e 1991 ku vrau 4 shqiptarë në Shkodër, pse bëri thyerjen e embargos së OKB për furnizimin me naftë dhe me armë të Serbisë, e cila kryente gjenocid në Bosnjë dhe më pas Kosovë, pse bëri 26 dhe 28 majin 1996, përse hapi depot e armëve dhe nxiti luftën civile me 7000 të vrarë e qindra të tjerë të gjymtuar në vitin 1997, pse bëri grushtin e shtetit në 1998, pse vrau mbi 26 veta dhe gjymtoi dhjetëra të tjerë në Gërdec, pse vrau 4 qytetarë të pafajshëm në 21 janar 2011 etj.
    Ky vend nuk ka struktura të shtetit, nuk ka shërbim shtetëror informativ e nuk ka organ akuze. Ato janë vënë prej kohësh në shërbim të kryeagjentit të Serbisë Berisha, ndaj nuk kanë ndjeshmërinë më të vogël kombëtare, ligjore e morale për të mbrojtur dhe ruajtur Shqipërinë dhe shqiptarët, sigurinë e tyre kombëtare.
    Nëse do të kishim institucione serioze të shtetit, të pavarura prej agjenturës serbe e greke, Flamur Noka duhet të thirrej dhe të jepte shpjegime të hollësishme se çfarë lidhjesh familjare ka me ish-gjeneralin e UDB së Serbisë, tashmë në pension, Myrteza Zhvinki. Ky person është arratisur nga Kukësi në vitet 1955 në Serbi, së bashku me vëllain e tij. Ky i fundit, domethënë vëllai i Myrtezait, nuk pranoi të bëhej agjent i UDB, dhe sot e kësaj dite jeton së bashku me familjen e tij në Paris. Ndërsa Myrtezai u bë agjenti me famë të madhe i UDB, duke i ngjitur shkallët e karrierës me shpejtësi, duke marrë gradën më të lartë të gjeneralit. A është Flamur Noka nipi i Myrtezait nga ana e nënës së tij? Kur dhe pse nëna e Flamur Nokës dhe gjithë pjesëtarët e familjes së saj prindërore e ndërruan mbiemrin nga “Zhvinki”, e bënë “Murati”?!
    A është takuar Flamur Noka me dajon e tij Myrteza Zhvinki në Prizren kur “theu kufirin e shtetit komunist shqiptar”?!
    A është takuar dhe çfarë ka biseduar ai aty në Prizren në “izolim” me Rexhep Beçën, po një njeri i afërt i Flamur Nokës, i arratisur edhe ai në Serbi, dhe kolonel i UDB së Serbisë?!
    Çfarë porosish çoi dhe solli prej “izolimit” 40 ditor në Prizren, Flamur Noka për shefin e tij Sali Berisha?!
    Dhe më në fund, pse dhe për cilat “vlera” profesionale, intelektuale dhe kombëtare e bëri Sali Berisha ministër të Brendshëm të Shqipërisë Flamur Nokën në vitet 2009-2013?!

    Këto përgjigje presin shqiptarët prej Berishës dhe Nokës si dhe prej institucioneve të shtetit shqiptar, madje edhe prej kësaj mazhorance aktuale, e cila ose është vetë “e tredhur”, ose është e paaftë t’i qeverisë dhe t’i mbrojë shqiptarët dhe interesat kombëtare.
    .
    Si nuk doli asnje dosje apo agjent per udb-asfalian-qe per shqiperine kane patur lidhje dyfishe dhe me Cia-n e Rajesonit ?.
    .
    Eshte e turpeshme per Bedri Islamin
    qe merret me sardelet
    dhe nuk thote nje fjale
    per peshkaqenet dhe korkodilat
    te kohes se rajersonovicit
    dhe elez serbiberajt

  • Mos e beso po deshe Bedri, po nëse ka shkrimtarucër apo gazeptarë për të cilët duhet të ndjejmë vërtet keqardhje, ata janë skuthat dhe uriahipët e vendosur në shërbim të pushtetarëve.

    S’dua të spekulloj për atë se sa dominant është numri i zabërhoneve servilë që struken nën rrogoze, e vegjetojnë në ambjente të tymosura nga lloj-lloj shqipfolësish, por mendja ma thotë se për nga përqindja këta kllounë duhet të kapin shifra rekord.

    Pse ta them kete?

    Jo pak, por për plot 70 vite me radhë, për besë, asnjë prej aludimeve, përçapjeve të tyre nuk ka rezultuar pozitive, përsa i pëket zgjidhjeve të disa prej çështjeve nga më të rëndësishmet që kanë shqetësuar dhe po e shqetësojnë ende popullin tonë të shumëvuajtur. nxorrën kurrë qimen nga qulli. Me filozofirat e tyre as mish as peshk ata nuk mundën kurrë t’i paraprijnë me ndershmëri qendriit dhe mendimit tashmë të koncentruar të qytetarëve të civilizuar. Se cilat ishin këto mendime e qendrime ato i vërtetoi më mirë se gjithshka KARTONI I KUQ qe i përplasi në surrat politikës sovrani në zgjedhjet e fundit.

    Afro 60% abstenim, skandal i paparë ! Përjashto votuesit e “opozitës” (asaj prej leshi, se opozitar i vërtetë është populli), përjashto ata miljon e kusur emigrantë që s’iu dha mundësia të votonin, përjashto dhe ata mijëra devila që shitën votën, llogjikisht i bie që drejtuesit tanë t’i kenë votuar vetëm militantët partiakë, apo diku rreth 15% e shqiptarëve.

    Çuditem vërtet kur lexoj prej Bedriut shkrime që prekin tematika të tilla “kaq aktuale”, prandaj për të do të kisha nja dy pyetje adoleshentësh…

    # A të ka shkuar ndonjëherë në mendje Bedri t’i bësh një analizë të thellë fenomenit absurd te zgjedhjeve, ku i fituar del edhe sikur të votojnë vetëm militantët partiakë?

    # A i thirre pak mendjes Bedri, se pse s’begenisi askush të komentonte qoftë dhe një gjysëm fjale për ato tre shkrimet e shkëputura për “Vetting”-un (c’është ky emër kafshe ?)?

    # A i lexon komentet e disa vetranëve të forumit që mbetën duke ta bërë me gisht “Ja ujku, Bedri” dhe ti bën sikur kërkoni gjurmët?

  • Ky artikull ka disa pasaktësi dhe keq interpretime.
    1 – Nuk janë 120,000 dosje siç thotë autori por janë rreth 15,000 nga 120,000 që janë krijuar gjatë regjimit të kaluar. Shumica e tyre janë asgjësuar sipas ligjeve të kohës pasi ishin bërë të pavlefshme dhe një pjesë është zhdukur pas ’90 nga ata që ishin të interesuar për të fshehur gjurmët e tyre.
    2 – Numri i informatorëve nuk ka lidhje me numrin e dosjeve, dhe është shumë larg numrit 400,000 që pretendon autori, rreth 20 herë më pak.
    3 – Sa herë flitet për informatorët e sigurimit të shtetit bëhet një interpretim i gabuar, siç bën edhe autori në rastin e poetit Repshja.
    Megjithëse e pranon se poeti ishte kundër regjimit, më poshtë flet për dëshmitarë të rremë në gjyq. Ose duhet të pranojmë që poeti ishte antiregjimit, ose dëshmitarët ishin të rremë dhe ai ishte viktimë (jam i bindur që ishte antirregjimit)
    4- Jam plotësisht dakord që ish informatorët e sigurimit të shtetit nuk kanë të drejtë morale të jenë njerëz publikë që të na flasin për demokracinë dhe të drejtat e njeriut,(dosjet e këtyre të fundit duhet të hapen detyrimisht) por nuk mund të denigrohen ata të tjerët sepse mbrojtën interesat e shtetit të tyre, të cilit i besonin dhe e ndjenin për detyrë ta mbronin. (ata sot mund të jenë penduar por kjo nuk ka rëndësi)
    5- Për çdo punonjës të ish sigurimit të shtetit apo informator që ka shkelur ligjin e kohës ose ka abuzuar me detyrën duhet të përgjigjet ligjërisht.
    6- Hapja pa kriter e të gjitha dosjeve është e pa drejtë dhe e pamoralshme për çdo shtet serioz e demokratik, aq më tepër tashmë, kur 85% e janë asgjësuar.

  • Mos vazhdoni te grini sallate me “e lagu, s’e lagu”, gjemen nuk ta benin operativet e sigurimit apo agjentet e tyre, por diskutimet ne organizaten baze qe regjistroheshin “teper sekret” prej tipave si Sali Berisha, gjoja i djathte.

  • ne kemi fjalen e urte te popullit te mencur: ” une te them ja ku eshte ujku, ti me tregon gjurmet”. Konkretisht, flitet akoma per dosjet kur pothuaj shume nga pseudonimet e personave publike qarkullojne pa qeder fare. Po ta shohesh kete problemin e DOSJEVE ne emer te se drejtes se individit eshte e ligjshme qe cdokush te kerkoje te informohet mbi padrejtesine qe i eshte bere, psh akuza te montuara, deshmi false, procese gjyqesore qe binin ndesh me ligjet, etj. Por ka ndodhur me shpesh qe denimet/survejimi/ procedura ligjore te kryheshin konform ligjeve ne fuqi, atehere a eshte e ligjshme te dekonspirosh bashkpunetoret? Ne gjithe boten sherbimi sekret ka rregulla te forta te ruajtjes se identitetit, madje edhe kur behen gabime madh ore pakkush e merr vesh se cili person/identitet e beri. Natyra e punes ne sherbimet sekrete nuk eshte trasparente per te gjithe dhe po ta shikosh ne kete profil, ka te ngjarjen qe edhe nisma per hapjen e dosjeve te bjere ne kondita antiligjore. Le te marrim dy shembuj fiktive; kemi nje te burgosur politik qe iu fabrikua procesi me deshmitar te rreme. Ky kerkon hapjen e dosjes, njihet me identitetin e kallezuesit dhe makinacionet gjyqesore. Po s’i morì perendia mendjen te vrase keta persona dolem shoqerisht te fituar, po u hakmorr do qe mire te mos ishte hapur dosja. Shembulli i dyte e zeme se ishte hajdut pulash, se duke bere 2-3 here burg do behej sigurisht me dosje. Ka plot raste kur te persekutuar madje shtohen hajdute pullazesh jane bere miliardere dhe domosdo kane te drejte ligjore dhe ata qe te kerkojne hapjen e dosjes se tyre. MeqE fjalori i dikur shembuj ideologjik sot, ne epoken e smarphoneve eshte vertet demode, edhe kur shkruhet se filan hajdut vodhi dy stalla me lope, mire beri – do thone, sa ti tufezonte Ramizi, me mire qe i vodhi “Idrizi”…Ose do i vinte minat nje kombinati, ooooooooooooo, kjo ishte veper madheshtore antikomuniste, do dekoruar me qimeNishani e madje diversantet sterviteshin nga miqte tane te sotem me detyra te tilla “atdhetare”, keshtu qe miliarderi i sotem- hajduti i djeshem – figure e nderuar, ne vend te perbuzet nga shoqeria, himnizohet, dhe kush e kapi duke vjedhur perbuzet si “fuks Sigurimi” e behet objekt i lehte per hakmarrje.vera, keto jane avantazhet dhe rreziqet qe sjell procesi i hapjes se dosjeve. Personalisht mendoj se ne Shqiperi personazhet kryesore kane arritur te jene aty ku jane permes nje biografie fort te dyshueshme. Te qenit bashkpunetore te ish-Sigurimit do ishte mekati me i vogel. Agjente te vjeter ose rishtaz te rekrutuar nga sherbime te huaja per ti sherbyer interesave te huaja, se kane interesa direkte apo indirekte per te dobesuar vlerat tona me te mira socialekonomike, etj; keta jane ne pothuaj gjithe zinxhirin drejtues ketu e 30 vjet. Nese po kjo klase e qelbur nga koka si peshku e sheh me interes te hape dosjet, nuk e perceptoj si lajm te mire. Kjo do i sherbeje percarjes mes shqiptareve ne avantazh te motos se vjeter te fqinjeve shoviniste qe i intereson Shqiperia e dobet.Ndofta kryeministri ka veshtiresi te kuptoje ndyshimin e madh midis bunkerit atomik me koshin e basketbollit ne zyre dhe te dyja i koncepton si panair batutash fejsbuku, por ndofta po te reflektoje me gjate mund t’ia lere kete ceshtje referendumit popullor, bashke me importin e mbetjeve.

    • Pershendetje Gjermano !
      Si gjithmone , je Njesh !

      Njerzit jane aq Idiot sa u Lejohet , …
      dhe nese ky cak shtyhet me larg per nje arsye
      ose tjeter …. ne jemi atje ne byze te cakut sa hap e mbyll syte .
      ””’Kumandar Nastradinin e shtyjne KESTET dhe kafete .”’haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

      une po jap nje Kend Veshtrimin tim .

      KUSH ishin bashkePuntoret e sigurimit te SHTETIT ?

      — Ishin ata qe nuk lejuan qe PASURITE tona nentoksore ti merrnin te huajt , dhe si shperblim te na jepnin Topet [ sot as Skllav ne vendet e tyre ste pranojne ]

      –Ata qe nuk lejuan qe shteti te vidhej dhe te abuzohej me te .

      –Ata qe nuk lejuan qe Femijet tuaj te Mbushnin Hundet me droge , duke Dhjere jeten …..

      — Ata spiune enveriste , qe nuk lejuan te perdoreshin si prostituta Mijra – mijra femra shqiptare

      —Ata qe nuk lejonin , qe krimi te ishte pjese normale e jetes .

      —Ishin keta spiuna qe ndaloni Intelektualet Tasjvaniste te Info .- analeve te Mark uk te Demoneve , keta TERRORISTE
      qe te prishnin FABRIKAT , Uzinat ., shkollat , por edhe drithin e mbjellur prej Mijra vitesh …..

      — Ishin keta Spiune enverist , qe nuk lejuan te
      shiteshin Interesat dhe pjese te atdheut …… te jeteve te gjithseicilit …

      Pra te jesh nje nga keta njerz ”’ spiuna ”’
      eshte e pa pranueshme dhe Krim ?

      Ndersa po te jesh Tajvanist Intelektual Nastradin
      eshte i persekutuar dhe i nderuar ?^

      Jam i bindur qe ti e kupton trapllikun ,
      por me shqetesohem , se Xhuxhumaket e Info analeve te demoNizuar e shtrengojne TrapLLikun
      me Inteligjence moderne ………..
      haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  • O Bedri Islamabat: Po u hapen dosjet do dalin emri juaj si fuks i deges se mbrendeshme qysh kur punoje si gazetar te gazeta jeta e re ne Shkoder.O pukjan nga fush arrsi e je prap aktiv o po tani je kthyer ne nje servil i ish eprorve tu te dikurshem.

    • BYthe grisuri Mark .U.K ,
      Ti je nje Bythe GRISUR qe lutesh per Kapitalin .
      Fort i nerumi Budall Mark U .K .

      ”FAçIZMI ne shume Sheçer ” – Fashizmi eshte tendenza e kapitalit
      per te evituar Rrevolucionin Komunist .
      Duke pare Revolucionin e Tetorit o ”Debil Mark ”’
      Nje revolucion Nga Poshte Lart ,
      qe perbys Sistemin , KAPITAL , pra Lobet qe komandojne realisht boten ,
      IDEUAN , dhe financuan nje model te rri Revolucioni , Ate nga LART — POSHTE ,
      KU TE ISHIN ATA qe te drejtonin fijet ,
      Duke vazhduar te mbanin sistemin
      E ku sistemi te mbetej po AI , dhe mardheniet Sociale po ato .
      Ne ItALI — FIAT ruajti teb gjitha asetet
      Ne Gjermani Krup , Porch po ashtu …
      Pas luftes se dyte boterore , keta kishin kontribuar
      ne INDUSTYRINE e luftes , duke shfrytezuar SKLLEVERIT E BASHKIMIT SOVJETIK.

      Asnje nga keta Kapitaliste nuk u penalizua ,
      Kreret e regjimeve Fashiste ishin vetem Marioneta .

      I nerumi Mark U. K.
      Duhet me bo sport , shume sport ,
      dhe jo veç me henger Baglat e Saliut .

      Qellimi i televizonit Borgjeso – Revizionist
      eshte te degjeneroje Masat ,
      Ti Mark U . K nuk je mase ,
      por je pjese e kopshtit Zoo- logjik

  • Pershendetje Gjermano !
    Si gjithmone , je Njesh !

    Njerzit jane aq Idiot sa u Lejohet , …
    dhe nese ky cak shtyhet me larg per nje arsye
    ose tjeter …. ne jemi atje ne byze te cakut sa hap e mbyll syte .
    ””’Kumandar Nastradinin e shtyjne KESTET dhe kafete .”’haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    une po jap nje Kend Veshtrimin tim .

    KUSH ishin bashkePuntoret e sigurimit te SHTETIT ?

    — Ishin ata qe nuk lejuan qe PASURITE tona nentoksore ti merrnin te huajt , dhe si shperblim te na jepnin Topet [ sot as Skllav ne vendet e tyre ste pranojne ]

    –Ata qe nuk lejuan qe shteti te vidhej dhe te abuzohej me te .

    –Ata qe nuk lejuan qe Femijet tuaj te Mbushnin Hundet me droge , duke Dhjere jeten …..

    — Ata spiune enveriste , qe nuk lejuan te perdoreshin si prostituta Mijra – mijra femra shqiptare

    —Ata qe nuk lejonin , qe krimi te ishte pjese normale e jetes .

    —Ishin keta spiuna qe ndaloni Intelektualet Tasjvaniste te Info .- analeve te Mark uk te Demoneve , keta TERRORISTE
    qe te prishnin FABRIKAT , Uzinat ., shkollat , por edhe drithin e mbjellur prej Mijra vitesh …..

    — Ishin keta Spiune enverist , qe nuk lejuan te
    shiteshin Interesat dhe pjese te atdheut …… te jeteve te gjithseicilit …

    Pra te jesh nje nga keta njerz ”’ spiuna ”’
    eshte e pa pranueshme dhe Krim ?

    Ndersa po te jesh Tajvanist Intelektual Nastradin
    eshte i persekutuar dhe i nderuar ?^

    Jam i bindur qe ti e kupton trapllikun ,
    por me shqetesohem , se Xhuxhumaket e Info analeve te demoNizuar e shtrengojne TrapLLikun
    me Inteligjence moderne ………..
    haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  • BYthe grisuri Mark .U.K ,
    Ti je nje Bythe GRISUR qe lutesh per Kapitalin .
    Fort i nerumi Budall Mark U .K .

    ”FAçIZMI ne shume Sheçer ” – Fashizmi eshte tendenza e kapitalit
    per te evituar Rrevolucionin Komunist .
    Duke pare Revolucionin e Tetorit o ”Debil Mark ”’
    Nje revolucion Nga Poshte Lart ,
    qe perbys Sistemin , KAPITAL , pra Lobet qe komandojne realisht boten ,
    IDEUAN , dhe financuan nje model te rri Revolucioni , Ate nga LART — POSHTE ,
    KU TE ISHIN ATA qe te drejtonin fijet ,
    Duke vazhduar te mbanin sistemin
    E ku sistemi te mbetej po AI , dhe mardheniet Sociale po ato .
    Ne ItALI — FIAT ruajti teb gjitha asetet
    Ne Gjermani Krup , Porch po ashtu …
    Pas luftes se dyte boterore , keta kishin kontribuar
    ne INDUSTYRINE e luftes , duke shfrytezuar SKLLEVERIT E BASHKIMIT SOVJETIK.

    Asnje nga keta Kapitaliste nuk u penalizua ,
    Kreret e regjimeve Fashiste ishin vetem Marioneta .

    I nerumi Mark U. K.
    Duhet me bo sport , shume sport ,
    dhe jo veç me henger Baglat e Saliut .

    Qellimi i televizonit Borgjeso – Revizionist
    eshte te degjeneroje Masat ,
    Ti Mark U . K nuk je mase ,
    por je pjese e kopshtit Zoo- logjik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *