Shkodra? Votoi prapë kundër komunizmit

anazapta

Një ndëshkim shumë i rëndë, historik, ishte ky që populli i dha PD-së, dmth Sali Berishës, kryetarit të PD-së, i njehsuar me Partinë si dikur Lenini për bolshevikët. Shumë po thuhet se bastioni demokrat shkodran hoqi dorë nga mbështetja për demokratët. Nuk është e vërtetë.

Shkodra antikomuniste në të vërtetë kuptoi mirë dhe shënoi në histori faktin se nuk mund të durojë më që një klan me mentalitet e praktika komuniste i udhëhequr nga një komunist i regjur si Sali Berisha, shkatërrues i vlerave kombëtare, të nëpërkëmbë në mënyrëm më çnderuese, më shpërfillëse, ndjenjat qytetare liridashëse për drejtësi e dinjitet njerëzor, frymën europiane të shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

Rreth dhjetë ditë përpara zgjedhjeve opinionisti Fatos Lubonja bëri thirrjen më të dëmshme për të ardhmen e shqiptarve, lutjen për të vënë një kryq të madh në fletën e votimit. Ngase vallë është shtyrë dhe frymëzuar për të bërë një thirrje të tillë?

Z.Lubonja, në tërë aktivitetin tënd vetëm në dy raste të kam parë që të mbash një qëndrim në kahje positive të interesit të shoqërisë. Në rastin e dëmtimit masiv të pyjeve që në vazhdimësi mori më shumë theks kur vandalët, mbeturina historike Sali Berisha preu rrapin shumëvjeçar përpara galerisë së Arteve dhe në rastin e dëmit të madh ekologjik si pasojë e ndërtimit të dhjetra hidrocentraleve alla Berisha nëpër kodrat dhe livadhet e bukura shqiptare. Të ka mbetur vetëm një fushë ku mund të thuash e të të besohet ndonjë fjalë, ambientalizmi. Nga lartësia e fitores që korri mënçuria popullore mbi klanin shkatërrues të Sali Berishës kemi mundësi të themi me gojën plot se, tentativa jote për t’i ardhur në ndihmë mbijetesës, vazhdimësisë së berishizmit, situatës destruktuese që dëshironte Berisha me të vetët dështoi përfundimisht.

 

Letër e nënshkruar: Astrit Vorpsi

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *