Ora e Shqipërisë ka mbetur në vitin 1985!

Ornela

 

Kurrë s’kemi pasur,

një kohë të artë,

ndaj vulë e mjerimit,

na nxin përmbi hartë!

 

Shqipëria jonë,

sot e prej fillimit,

ka qenë në pragun,

e falimentimit!

 

Varfëri pa fre,

në fushë e në mal,

sot Migjeni i Madh,

është kaq aktual!

 

Është kaq aktual,

ky yll i pashuar,

kënga e mjerimit,

kurrë s’ka pushuar!

 

Me hapa vigane,

para eci Bota,

qeveritë tona,

bëjnë punë të kota!

 

Rrahin edhe rrahin,

ujët në havan,

dhe për dreq-ky popull,

qëlloi shumë hajvan!

 

Komunizmi-vite,

që këtu ka vdekur,

po neve atje,

ora na ka mbetur!

 

Enveri i ikur,

tridhjetë vjet e ca,

politikën ndezur,

edhe sot e mba!

 

Qeveria jonë,

me supe të njoma,

me topet e dashit,

po merret akoma!

 

Do bien-s’do bien,

politikët zihen,

po të shkreta tope,

asgjëkundi s’bien!

 

Në Tetëdhjetë e Pesën,

Enveri ka vdekur,

po dhe ora jonë,

fiks aty ka mbetur!

 

Përpara-përpara,

ecën çdo lloj shteti,

vetëm koka jonë,

kthyer mbrapa mbeti!

 

Shqipëria ecën,

si mbi fije peri,

po fajin akoma,

e paska Enveri!

 

Këtu monument,

u ngrit nihilizmi,

fajin për të gjitha,

e ka komunizmi!

 

Mbetëm atë kohë,

veç duke mallkuar,

antikomunistët,

si bajga janë shtuar!

 

Antikomunistët,

janë plot e plot,

por një komunist,

as për farë s’gjen dot!

 

Kërmat e gjithë jetës,

“luftën” s’e ndalojnë,

me mullinjtë e erës,

kanë kohë që luftojnë!

 

Shikoni të sotmen,

o rracë kodoshi,

këtu-komunizmi,

historinë e sosi!

 

Tani ai rend,

quhet rend i vjetër,

njëzet e shtatë vjet,

jemi në rend tjetër!

 

Jemi në rend tjetër,

dot s’i japim dum,

ç’të bëjë qënëria,

vetëm ham e hum!

 

Vetëm ham e hum,

lehja nuk mbaron,

për një kohë që iku,

dhe më s’ekziston!

 

Daulles së çarë,

bjeri-more-bjeri,

fajin për të gjitha,

e paska Enveri!

 

Fajin për të gjitha,

e ka Komisari,

po këta nuk dinë,

nga lidhet gomari!

 

Ecin në rrëmujë,

në tym e në mjegull,

njeri shton një tullë,

tjetri heq një tjegull!

 

Na duket gallatë,

një çudi vërtet,

kur thonë dit’ e natë,

se do bëjnë shtet!

 

Ne e kemi pasur,

lumi pse s’u mori?!

Këtu super shtet,

ngriti Diktatori!

 

  1. Duka
Share This Article
14 Comments
  • O bejte rrota, ty te ka humbur ora fare na tregoke qe na ka mbet ora ne 1985. E hodhe dopjon sot, po cigare sa ke pire i bere nja 40 a 50? Aty ke kanceri i mushkerive e ke fundin, po vazhdo t’i thuresh lavde Enver Bythos, me te lumte leshi.

        • O shahist more legen
          Ti Arbeni s’të pëlqen
          Je një copë mut i Saliut
          Më trimërinë e miut

          Si s’u lodhe o i shkretë
          Shkrove e u dhjeve vetë
          Keq më vjen që je sëmurë
          Në kokë të bëfsha shurrë

          • Mua Saliu me hengert gjellen
            Duku edhe ti bashke me te
            Merrni edhe Arben Zgafellen
            Dhe ma hani qe te tre.

  • o shahist o pis ti nuk vlen as sa maja e thojt e arben dukes i cili si gjithmone penen e ka shigjete qe godet realitetin shqipetare po te dhe sera juaj vec te shani e ofendoni dini hajt tung .KOSOVARI

  • Orë e Shqiperise ngeli ate nate , kur pardesy bardhet ben organizate . Qe nga ai dimer , muaj i dhjetorit , Shqiperi e varfer , me koken s’è nxorri . Dolen neper rruge , me shkopinj e gure,flaken i vune vendit , nga veri ne jugë . Jane forca te errta thosh kronike e kohes , Por pas ish Saliu si udherrefonjes . Te prishet çdo gje , se eshte e Enverit , çmenduri te tille se kish as Hitleri . Po kish nje qellim , gjithe kjo fushate , puntoret pa pune , hame çekun e bardhe . Fabrikat uzinat pa dyer dritare , i privatizuan badiava fare . Keshtu u krijua aristokracia , nga prone e perbashket perfitoi paria . Enveri sa ishte fabrika ndertoi , fushat edhe kodrat mire i sistemoi . Po qe pas 90es , sa Here bie shi , deme e permbytje ka neper shtepi . Se dikur Enveri qe keta e shajne , zhvilloi industrine , intensive beri edhe bujqesine . Kenetat i thau , shkolla ne çdo ane , elektrikun çoi edhe larte ne mal . Po iku ajo kohe , tani çfare do bejme , do mbjellim hashash , o ara me grure .

  • Mentaliteti katil shqiptar nuk perputhet me demokracinë.
    Vetëm diktatura,eshte sistemi i pershtatshem per te,
    Mos u lodhni kot.Tendenca e devijimit drejt te keqes,vesit,
    shthurjes,grabitjes,degjenerimit eshte ne genin shqiptar
    dhe eshte e pakorrigjueshme.
    Gjithshka tjeter jane ,llogje Kavaje. (Dmth te kota)

  • O Beni, o Figure vargje te goditura. Shqiperia sot e 30vjet nocion gjegrafik, eshte sakte thenie Bismarckut, dhe e serbeve se shqiptaret nuk jane shtetformus. edhe mbas 27vjet shkerdhatokraci shqiptaret emgrojne ne mase.me kete klase politike dallkaueke, qe la pas Ramiz jago Alia, sbehet Allvania e Dules, dhe e Idrizit tè kabunise. Me gjithe Edvinin , e bunkartit, qe quan normale largimin ne mase te Shqiptareve. Shtetin fuksional qe ndertoi, Enveri, dallkauket e postkomunizmit, e shkateruan nga themelet. ku arkitekti kryesor eshte serboshnjaku Ramiz shkrodani, duke vazhduar, me sali udb vicidolin, me tosin nanos, like defter, floririn, e ardhu te edvini qe ka frike te beje drejtesi, ose eshte pjese e lojes.

  • ai sistem shkaterroi qenien njerezore.krijoi Malukat qe i Thurin vargje edhe pas 35 vjetesh.pastaj fajin e ka populli.shko e gjej popull me te mire qe te lexoje pisllikun qe pjell mendja jote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *