Të fitosh nuk është normalitet, por përjashtim dhe gjashtë kampionatet radhazi e kanë treguar më së miri, por Max Allegri nuk kënaqet dhe thekson objektivat në vigjilje të derbit.
Trajneri i Juventusit, Masimilliano Allegri, ka dalë sot në konferencë për shtyp para ndeshjes së radhës në Seria A, që qëllon derbi i Torinos.
“Të fitosh nuk është asnjëherë normale, por gjithnjë diçka e jashtëzakonshme, sepse në fund ia arrin vetëm një skuadër. Kampionati i shtatë radhazi duhet të jetë objektivi ynë kryesor, sepse asnjë nuk ia arritur, përveç Lionit. Dhe për të bërë një Champions të madh duhet të bëjmë edhe një kampionat të madh. Jam trajneri më fitues pas Lippi-t dhe Trapattoni-t te bardhezinjtë? Duhet të jenë të mirë djemtë e mi që mos të më prishin mesataren”, thotë Allegri duke buzëqeshur.
Klima e derbit
“Është një lojë e veçantë, është e rëndësishme, sepse është derbi, është me vlerën e tri pikëve dhe mund të ndjekë 5 fitoret e njëpasnjëshme. Për ne ka të njëjtën rëndësi që ka për Toron, nuk është e dyta për sfidat e Champions-it, por sfida e “scudetto”. Torino ka në ekip lojtarë me karakteristika të spikatura, si Rincon, Ansaldi dhe Niang. Mihajloviç ka një grup që mund të aspirojë 6 vendet e para në renditje. Belotti dhe Ljajiç kanë cilësi të rëndësishme teknike dhe fizike. Nuk e di nëse “Gallo” vlen 100 milionë. Nuk kam 100 milionë, kështu që nuk mund t’i shpenzoj. Niang? Unë e njoh atë mirë që nga koha e Milanit. Ai ka bërë mirë disa herë me Milanin, por duhet të gjejë bilancin e tij, duhet të vendosë se çfarë dëshiron të bëjë, por është një blerje e madhe, një lojtar i madh”.
Higuain
“Higuain ka besimin e plotë të shokëve, tifozëve, kompanisë dhe trajnerit. Ai do ta gjejë golin, të mërkurën sulmoi zonën më mirë se ndaj Sassuolos. Ndonjëherë do të ndodhë që ai mund të jetë jashtë, si edhe Mandzukic, ose Dybala”.
Barzagli?
“Nesër nuk luan, do të jetë më i freskët në Champions”.
Matuidi?
“Që kur erdhi këtu mendoj se ai ka thënë katër fjalë, por shkon dhe është i zgjuar, për të luajtur futboll ka një koeficient shumë të lartë ndihmese”.
Costa, Bernardeschi dhe Cuadrado
“Edhe Douglas Costa apo Bernardeschi janë në gjendje të mirë. Cuadrado është në formë të mirë, Bernardeschi mund të jetë një ndryshim i rëndësishëm, Rugani duhet të ketë më shumë ligësi, Cuadrado bën një lloj kryqi dhe lojë tjetër, përveç Douglas Costa”.
