Sherri me Jemin Gjanën, flet për herë të parë kritikja e Bashës: M’u turrën se guxova të flas

DITA Online

 

Sekretarja për organizatat partnere në PD, Valbona Mezini ka reaguar pas lajmeve që zbardhën sherrin mes saj dhe Jemin Gjanës në mbledhjen e Kryesisë së PD të enjten.

DEKLARATA E MEZINIT

Të nderuar kolegë, gazetarë dhe qytetarë.

Duke ju falënderuar për të gjitha mesazhet tuaja dhe interesin që treguat në kohë reale dhe më pas, për të ndarë me mua momentet e vështira në një nga mbledhjet më të mira të kryesisë që Partia Demokratike ka zhvilluar ndonjëherë, ju shpreh mirënjohjen secilit prej jush.

Interesi juaj ishte shumë i madh, për të mësuar të vërteten dhe unë e çmoj këtë interes jo për Valbonën, por për merakun e madh që ju dëshmuat se i gjendeni pranë Partisë Demokratike në këto ditë të vështira ku më shumë se kurrë ajo ka nevojë të ringrihet përmes së vërtetës, asaj të vërtete që do t’i shërbejë asaj dhe strukturave për t’u ndarë njëherë e përgjithmonë nga disfata dhe asfiksimi i mendimit të lirë.

Po zgjedh të flas me gjuhën e thjeshtë për t’iu drejtuar qytetarëve demokratë dhe jo vetëm, gjithë qytetarëve shqiptarë që duan një Shqipëri ku mbizotëron mentaliteti gjithëpërfshirës për të bërë punë të mira dhe meritokracia e jo pazari për suksesin. Një Shqipëri ku nuk është turp të mendosh ndryshe, dhe që duhet të rendesh apo vraposh për të mësuar të vërtetën e për ta thënë atë publikisht.

Mungesa e njohjes së të vërtetës dhe aq më keq fshehja qëllimisht e saj kultivon totalitarizmin dhe diktaturën, për të mos thënë se sjell modën e retrospektivave ku strukturat politike ishin pronë e familjeve mafioze. Nëse nuk je njeri prej nesh, je njeri prej tyre dhe hiqesh qafe.

Këtë nuk do të doja ta lejoja me çdo çmim kudo ku me jepet mundësia të përfaqësoj interesin publik, edhe në shtëpinë tonë Partinë Demokratike. Kam moralin të artikuloj nevojën imediate që ka demokratizimi i mendimit në partinë time, në partinë tonë.

Këtë moral do ta kem derisa të kem frymë.

Ky është morali që duhet të na ndajë nga gabimet tona, nga verbëria dhe servilizmi për të rendur pas kryetarëve që t’iu heqim qimen nga xhaketa.

Brezi i ri ka ekzigjencën të mendojë për më mirë. Ka instinktin të mendojë për më larg. Lëreni rininë të mendojë dhe flasë, qoftë edhe gabim, atë le ta gjykojë koha. Ne pikërisht se heshtëm jemi në këtë humbje, madje ngaqë heshtëm vuajtëm 50 vjet diktaturën. Unë jam pasardhëse e një prej patriotëve të Vlorës të pushkatuar pa gjyq pikërisht sepse foli dhe tha se ylli nuk është i flamurit kombëtar.

Sot më turren se guxova të mendoj dhe flas. Historia përsëritet por unë nuk dua ta lejoj që kjo të ndodhë në partinë tonë. Ringritja vjen përmes besimit dhe besimi duhet mbjellë për t’u korrur dhe këtë në PD duhet ta bëjnë të gjithë bashkë të vjetër, e të rinj. Përndryshe ky diell nuk do të ngrohë me dhe ky vend do të jetë streha e batakçinjve.

 

 

 

 

Share This Article
7 Comments
  • Keto fjale duhet ti mendoje qekur hyre ne ate parti.Ti kujton se kjo semundje,qe konstaton sot,lindi pas humbjeve spektakolare te Partise tuaj ne 2013 dhe 2017..Jooooo,Basha eshte nje nga parazitet e shumte qe kane hyre e kane dale ne ate gangrene.Qelbi i zi i llojit me te keq te karrierizmit komunist,KARRIERIZMI MALOK,ju ngjit studendeve qe ne dhjetor 90 dhe SIMPTOMEN E PARE TE SEMUNDJES e dha me prishjen e qeverise se koalicionit ne Nentor 1991 dhe perjashtimin e themeluesve te PD nga Partia qe themeluan.Sot PD eshte nje trup i ngordhur i kalbur dhe mikrobi gjithmone tenton te largohet nga vdekja qe mbolli vete.

  • Me sa di une gjyshi yt ka qene ballist. Flamuri amerikan ka nja 50 yje. Nuk besoj qe patrioti yt i madh pa emer te jete vrare per nje yll. Shiko me thell. Thellou, ben mire te thellohesh

  • Dielli do te ngrohe, Znj Mezini. Ai, dielli, nuk ka te beje me gjarperinjte dhe turkoshaket, te paburret qe ngrihen te godasin gra sepse ato guxojne te flasin te verteten.
    Vend i batakcinjve?
    Ju kini aderuar ne nje bande politike qe batakcillekun, e ka ne gjeneze. Sa te drejta dhe te duhura, fjalet tuaja, aq naive dukeni kur mendoni se nje bande e tille, mund te “risocializohet”.
    Jo Znj Mezini. Nuk mjafton ngritja e nje zeri ne shkretetire, si ky juaji, per te bere diellin te ngrohe batakcinjte, vrasesit dhe kriminelet ordinere. Duhet me teper se aq, fatkeqesisht.
    Vetem perballja e krimineleve ne radhet e asaj bande me drejtesine, atyre qe i mbani si bajraktare ne ato takimet tuaja dhe nuk guxoni kurre ti kujtoni duart me gjak. Vetem spastrimi ligjor, do te krijonte mundesine formale per nje fillim te ri.
    Per sa kohe nuk ka ndodhur kjo, shqiptaret do vazhdojne te perjetojne teater batakcinjsh, qe prioritetin kryesor, kane mbajtjen gjalle te status quos. Jane ne mision personal Znj Mezini. Duan te shpetojne lekuren dhe miliardat e vjedhura. E kuptoni, pse eshte humbje kohe, te thuresh fjale te arta, ne shpellen e Ali Babait.
    Te ngrihen ushtaret e devotshem si Jemin Gjana, dhe kerkojne tu godasin.
    Albana Vokshi, nuk mundet gjithmone, te beje truprojen tuaj personale.
    Largohuni nga ajo shpelle, Znj Mezini.

  • Moj ti zonje, mesa kuptoj une ti ke stomak te madh, sepse ke pertypur Sali Berishen (1997) e nuk je ndjere kurre, tani e gjete te ngresh zerin ti? Tani u bere trime, e me ke, me Lulushen?
    Me siper le thene, “Këtë moral do ta kem derisa të kem frymë”. Une do te pyesja, ku e kishe fshehur moralin kur Saliu ua bente rup-sup?
    Megjithate me mire vone se kurre.

  • Zonje e nderuar Mezini …. Pse sot e mendove dhe e mesove ti , qe ne jemi ne diktature .Me gjithe se ben mire qe perplasesh , me keta ushtare, qe jane vene ne rresht per nji nga kapot e tyre larte ,e jo per ideale por per perfitime .Ju siguroj do perfundoni si Zoti BLUSHI dhe si Zonja HAFIZI . Amani mos u zini ju te PPSH kudo nga ini ,ne hame edhe bar, po te jete nevoja .Me gjithe se jemi ne pritje te Vettingut dhe te reformes ne drejtesi , te shoim bashke se cfare do ndodhe , Durim.. . Respekte Zonje ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *