Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Neymar janë përzgjedhur si tre finalistët për çmimin “Best FIFA Men’s Player”, që FIFA i jep futbollistit më të mirë të planetit në çdo vit kalendarik. Ronaldo e ndihmoi Real Madrid të fitonte Champions League për të dytin sezon me radhë, duke qenë golashënuesi më i mirë i veprimtarisë me 12 gola.
Messi dhe Neymar fituan Kupën e Mbretit me Barcelonën në sezonin e kaluar, teksa argjentinasi u shpall golashënuesi më i mirë në La Liga me 37 gola. Ceremonia e dhënies së çmimit do të zhvillohet më 23 tetor në Londër.
Për futbollisten më të mirë janë në garë Deyna Castellanos (Venezuelë), Carli Lloyd (SHBA) dhe Leike Martens (Holandë)
Ndërkohë, kapiteni i Juventus, Gianluigi Buffon, është në garë për çmimin “Best FIFA Goalkeeper” pasi e ndihmoi “Zonjën e Vjetër” të fitonte titullin në Serie A dhe Kupën e Italisë. Rivalët e italianit janë Keylor Navas i Real Madrid dhe portieri i Bayern Munich’s Manuel Neuer.
Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, trajneri i Chelsea, Antonio Conte dhe ai i Juventus, Massimiliano Allegri, janë tre kandidatët nga ku do të caktohet trajneri i vitit. Zidan, kampion edhe i Spanjës me “Los Blancos”, është padyshim favoriti.
Kandidatët
(meshkuj)
* Cristiano Ronaldo (POR / Real Madrid)
* Lionel Messi (ARGJ – FC Barcelona)
* Neymar (BRA – Barcelona/Paris Saint-Germain)
(femra)
* Deyna Castellanos (VEN – Santa Clarita Blue Heat/Florida State Seminoles)
* Carli Lloyd (SHBA – Houston Dash/Manchester City)
* Lieke Martens (HOL – FC Barcelona)
(trajnerë meshkuj)
* Massimiliano Allegri (ITA – Juventus)
* Antonio Conte (ITA – Chelsea)
* Zinedine Zidane (FRA – Real Madrid)
(trajnerë femra)
* Nils Nielsen (DAN – kombëtarja e Danimarkës)
* Gerard Precheur (FRA – Olympique Lyonnais)
* Sarina Wiegman (HOLL – kombëtarja e Holandës)
(portierë)
* Gianluigi Buffon (ITA – Juventus)
* Keylor Navas (CRC – Real Madrid)
* Manuel Neuer (GER – FC Bayern Munich)
(Goli më i bukur)
* Kevin-Prince Boateng (Las Palmas)
* Alejandro Camargo (Universidad de Concepcion)
* Deyna Castellanos (Venezuela U-17)
* Moussa Dembele (Celtic)
* Olivier Giroud (Arsenal)
* Aviles Hurtado (Tijuana Xolos)
* Mario Mandzukic (Juventus)
* Oscarine Masuluke (Baroka FC)
* Nemanja Matic (Chelsea)
* Jordi Mboula (FC Barcelona U-19)
(tifozët)
* Borussia Dortmund
* Celtic
* FC Copenhagen
