Nga New Yorku ku ndodhet për Asamblenë e OKB-së kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë për Zërin e Amerikës edhe për importin e plehrave, një projektligj të cilin PS ka deklaruar se do ta tërheqë nga parlamenti.
Kur është në ‘lojë’ dekreti i ish-presidentit Bujar Nishani, i cili e rrëzoi ligjin për importin e mbetjeve, Rama tha se ne do të rikthejmë në një diskutim të gjerë dhe shterues me publikun këtë temë duke i quajtur ‘sharlatanë’, ‘karagjozë’, ‘çakej’ ata që kërkojnë të fitojnë pikët e tyre duke mashtruar publikun.
Kryeministri nuk ka harruar edhe një nga shprehjet e tij të preferuara popullore “Qentë le të lehin, karvani do eci përpara”.
Pas thuajse një viti, dekreti i ish-presidentit Bujar Nishani që rrëzoi të ashtuquajturin ligj për importin e mbetjeve është futur në programin e parlamentit. Megjithatë kryetari i grupit tuaj parlamentar deklaroi se do ta tërhiqni. E para përse u bë ky ndryshim dhe si do të realizohet konkretisht pasi dekreti i Presidentit duhet të votohet? Cili është plani i qeverisë suaj do ta votoni dekretin, dmth ta rrëzoni projektligjin dhe më pas të hartoni ligj të ri për këtë çështje”
Kryetari i grupit ka qenë shumë i qartë. Ne do të rikthejmë në një diskutim të gjerë dhe shterues me publikun këtë temë me të cilën lloj-lloj sharlatanësh, lloj-lloj karagjozësh, lloj-lloj politiko-çakejsh në kazanin politik dhe mediatik kërkojnë të fitojnë pikët e tyre duke mashtruar publikun dhe patjetër në respekt të ndjeshmërisë së lartë dhe të drejtë të publikut.
Ne do të marrim gjithë kohën e nevojshme që njerëzit të kuptojnë se këtu nuk bëhet fjalë fare për gjithçka kazani mediatik dhe kazani politik vorbullën në funksion të axhendave tërësisht politike apo vetjake, por bëhet fjalë thjesht dhe vetëm për një proces modernizues, europianizues të Shqipërisë dhe për mundësinë që Shqipëria të ketë një kapacitet riciklues të mbetjeve të gjelbra siç e kanë të gjitha vendet e tjera. Jemi i vetmi vend që nuk e kemi. Megjithatë nuk ka urgjencë qentë le të lehin, karvani do eci përpara.

ORE, DEKRETIN MERRE FUTE NE B….. PO
DESHE, VETE E BERE NUK NA PYETE.
NE DUAM TE MOS VIJNE PLEHRA,
JO PER GJE, POR BOLL KEMI TE TONAT.
KJO CESHTJE DO TE VEJE NE REFERENDUM.
NDER TE PAKTAT GJERA, QE KA PAKEZ
SENSIBILITET POPULLI SHQIPETAR, TRIM
DHE HEROIK.
JO PER GJE, POR DO BEHET SHQIPERIA
HALEJA E EUROPES PASTAJ.
Eshte nje mani komuniste kjo me thane per popullin qe nuk mendon si keta qen,karkaleç,miu…etj etj ka disa studime shume me vlere qe do t’i keshilloj njerezet qe perdorin keto shprehje me lexuar.
Do te kuptojne se kur deshumanizimi i tjetrit ne formen e nje shtrenze nuk te ngrit as nuk te bene ma i mire po vetem hap rrugen tjeter fatkeqe per ´ ky eshte nje shtenz’ e keqé edhe shtrenzen e keqe kam te drejte me vra,me zhduk etj etj
Bestialisation e totalitarism.