E pabesueshme që i ndodh Bayern-it, por ja që ndodhi! Teksa po luhet ndeshja Bayern-Wolfsburg, portieri i bavarezëve, Sven Ulreich, është turpëruar nga Maximilian Arnold.
Ky i fundit ka gjuajtur një goditje dënimi duke i dhënë një trajektore të çuditshme topit. Ulreich është përpjekur ta ndalë sferën me një dorë, diçka e pafalshme për një profesionist. Për fatin e mirë të trajnerit Carlo Ancelotti, ai është portieri i tij i dytë.
