Një shtëpi është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Gjirokastër. Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se zjarri ka rënë në një banesë në fshatin Saraqinishtë, në njësinë administrative Antigone të Gjirokastrës, shumë pranë parkut arkeologjik të Antigonesë.
Fatmirësisht një person që ka qenë në banesë ka arritur të dalë, ndërkohë që në rrezik nga flakët janë edhe tre banesa të tjera. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset.

Ku ka rene ky zjarr mor aman ?
Mos ka rene te Sokaku i te Marreve, se na dhjeu numrat .lol