Pas politikës pushton edhe futbollin, një Trump është ylli potencial në MLS

Gazeta Dita

Djali i Donald Trump mund të ndjekë traditën e familjes në pushtimin e titujve të gazetave. I riu Barron Trump sapo ka finalizuar një marrëveshje që e transferon atë të skuadra e MLS D.C. United, ekipi U-12.

Djaloshi 11 vjeçar është fëmija i vetëm që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka me zonjën e parë, Melania Trump. Më i riu i familjes presidenciale ka ambicie të bëhet Christian Pulisic i ardhshëm, ylli i futbollit të SHBA, pasi u bë pjesë e ekipit të D.C. United.

Paulo Maurer i “MLSSoccer.com” zbuloi lajmin në “Twitter” shoqëruar me një foto të listës së futbollistëve të ekipit U-12. “Çuna, @travismclark sapo më shkruajti dhe kjo nuk është shaka: Barron Trump do të luajë nesër në RFK. Jo, vërtetë. Nuk bëj shaka”, ishin fjalët me të cilat shoqërohej fotoja dhe lajmi.

Sipas të njëjtit burim, Barron ka luajtur tashmë 4 ndeshje këtë sezon dhe mban veshur fanellën me numrin 81. Në moshën 11-vjeçare ai mund të bëhet një prej futbollistëve më të përfolur në Amerikë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *