Vincent Kompany, mesfushor me Anderlecht, i transformuar në një mbrojtës të pakalueshëm në Premier League me Manchester City.

Gary Medel, ish-mesfushori i Inter është një nga ata që i huton shpesh edhe ekspertët e futbollit në lidhje me pozicionin e tij, sepse i ka bërë mirë të dyja rolet. Madje, ndoshta ka qenë më mirë si mbrojtës.

Daniele De Rossi ka qenë gjithmonë në gatishmëri për Roma-n. Edhe kur kanë munguar kolegët e prapavijës. Dhe kur ka luajtur si mbrojtës, e ka bërë me rezultate shumë të mira.

Javier Mascherano ka treguar vlerat e tij si mesfushor fillimisht, para se të befasonte të gjithë me aftësitë e tij mbrojtëse.

Arturo Vidal është tërhequr shpesh mbrapa. E ka bërë vetëm në rast emergjence, por me sukes.

Vizion loje, forcë fizike, inteligjencë taktike. Një si Esteban Cambiasso nuk mund të çohej dëm duke luajtur vetëm si mesfushor. Një mbrojtës i mrekullueshëm.

Marcel Desailly ka qenë shembulli i dytë më i madh botëror i një mutacioni të suksesshëm. Veçanërisht në kohën kur luante me Chelsea-in.

Numri një është Franz Beckenbauer, i cili e ka nisur karrierën si mesfushor, por më pas është zhvendosur disa metra më mbrapa dhe është kthyer në një prej legjendave të futbollit ndërkombëtar.

