Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri i qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, Edi Rama mbërriti në Zagreb për të marrë pjesë në ceremoninë e hyrjes së Kroacisë në Bashkimin Europian.
Gjatë qendrimit në Zagreb Rama është takuar me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Foton e takimit Rama ka zgjedhur ta postojë në profilin e tij në rrjetin social Twitter.
Kryeministri Thaçi ka uruar Ramën për fitoren në zgjedhjet e fundit, ndërsa është folur edhe për thellimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Rama nga ana e tij ka uruar kryeministrin Thaçi për nisjen e bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim-Asiciimit me Bashkimin Europian. Të dy liderët vlerësuan se integrimi europian, nën shembullin e Kroacisë është e vetmja rrugë për rajonin.
Kroacia përfundon rrugën e gjatë të anëtarësimit me të drejta të plota në Bashkimin Europian më 1 korrik. Që nga kjo datë kroatët janë vendi i 28 që i bashkohen Brukselit.

Z. Rama tako njerez dhe personalitete qe kane vlere dhe jo buke shkeles te tipit Hashim Thaci. Ky se bashku me Ramush Haradinaj dhe me udheheqesit e LDK luteshin per humbjen tende dhe bene cmos duke derguar ” turista ” kosovare, diten e votimeve, per te vatuar Sali Berish Kriminelin. Rezervoju pritjen qe meritojne, vetem ato shteterore e me protokoll, Hashimi dhe shoket e tij te UCK jane te burgosurit dhe te debuarit e Saliut ne Shqiperi, edhe njehere mos u rezervo pritje prrivate ketyre buke shkelesve.
EDI RAMA duhet te punoje per nje SHQIPERI EUROPIANE.
te punoje qe te kemi nje opozite te forte e te vertete po kurre me saliberishen .
te bashkepunoje me qeverine e kosoves dhe vetem ne kete menyre do te kemi shtete te fuqishme
per mendimin tim Hasim THaci beri shume gabim ne vleresimin qe I beri sali berishes .sepse plus shume fakteve qe koha do ti nxjere ne pah e drejtesia do te beje punen e vete e kjo eshte nje rruge e gjate furnizimi Imakines vrasese serbe ne nje kohe qe bota vuri embargo .
vetem kete te kuptojne KOSOVARET .
EDI RAMA DUHET TE VLERESOJE REXHEP QOSE e ta degjojme te gjithe kete BURRE TE URTE E TE MENCUR qe vetem njerzit e vegjel nuk mund ta vleresojne dot.
Mendoj se komentuesi e ka te drejte mendimin e vet por shume gjera duhen ba per hater te shqiptarizmes