Kjo histori nuk ka përfunduar dhe ne do të shohim groteskun që vjen pas. Ata që qanin, gati me logori, duken se janë mëkuar me shpirtin e Sundimit. Nuk ka më turp se kaq. Kjo ishte shfaqja më tragji-komike që kanë parë Ballkanasit dhe Europianët, në këtë fillim shekulli. Pasditja e fundit e Sundimtarit ishte qesharake dhe ne shqiptarëve nuk duhet të na vijë mirë nga ato skena të një turme të ngashëryer dhe trushplarë
Ai kërkoi dhe projektoi me kujdes të bëhej “Njëshi” për Shqipërinë dhe për Sundimin e kullave të tij. Këtë e kanë të qartë shqiptarët. Mirëpo ishte një “kullë atavike” Këtë e rrëfeu edhe fjalimi pa rrëfim i dorëheqjes pa dorëheqje i njeriut të Kullës, që fshihet poshtë mjekut Sali Berisha në këtë çerek shekulli të trazuar.
Të gjithë opinionet që janë dhënë, me pak përjashtime (shiko: Baze, Nano dhe Bushati) nuk iu afruan dot skenës melodramatike të korit atavik që ashtu sikundër, në koret antike, tregoi se në ç’log kërkonte ta linte Shqipërinë Berisha. Erdhi në seli si i dalë nga dheu apo rrënjët, përmidis krahëve që e kërkonin dhe e shtynin dhe lotëve që filluan të bien, gjestet gati për çkulje të flokëve, si në mort. Gra të veshura bukur, që kërkonin dialog, por edhe monolog vaji, arsyetonin, kërkonin… Çfarë kërkonin? Besoj se e kanë me atë “shënjtin”. Të rinj, militantë të mbushur me emocione që shpërthyen në lotë. Tamam si në mort. I kujt ishte ky Mort? Ishte një turmë, që nuk dihet saktë, e porositur apo spontane, por ama që të dyja nuk tregojnë rastin modern, por rastin atavik të një Shqipërie mesjetare. Dekori i Selisë blu, nuk mund të kish kështu e tutje një imazh përtëritje por një imazh të muzgët prej “morti” edhe pse shqiptarët sipas të gjitha gjasave kishin votuar për ndryshimin të cilin nuk e panë tek Sali Berisha.
Ligjërimi i tij i ngjirrur jashtë mase, fjalimi më melodramatik, e shtynte “dorëheqjen” e tij në thellësi të Kullave të rrënuara mesjetare, ku dukej një lloj fundi por …që nuk ish fundi i vërtetë. Ne nuk dëshirojmë të bëjmë komente fyese, as me sharje, nuk duam të shkojmë në nihilizëm veçse të regjistrojmë atë çka u duk në atë regjizurë.
*****
Fliste për veprat që kishte bërë pa e lexuar Krishtin që e ka lexuar dhe ndriçonte gjithçka që kishte sjellë “Mesia”. Ai nuk mundi të shkëputej dot nga “shënjtërimi i vetvetes” që e ka përfytyruar dhe e ka synuar.
Shqiptarët i kanë tanimë të dokumentuar hapat që ka hedhur dhe po kështu ndërtimin e një doktrine bajraktariste të vetvetes së “epërm” si në një rrugë “shënjtërimi”.
(1) Ngjitja ne pjerrësinë e relievit që të nxjerr në një majë e shpat mali të Murit të madh Kinez kur sipas tij dhe shpurës regjisoriale, ai ia arriti të thyente një rekord që u shënua, si një tregues kampionati ndërkombëtar, tej skajeve kombëtare olimpike, në hapësira të largëta historike.
(2) Pas rënies së Paktit famëkeq të Detit me Greqinë, ai shpërfaqi dy herë radhazi, (pikërisht në Dhërmi) një garë noti me vetveten ( Si Mao në Lumin Jatze ) pikërisht në atë Det që ai e kish shitur, duke i rrëfyer shqiptarëve dhe fqinjëve të tij se ai qëndronte në garë me rekorde të reja që shënoheshin nga një Komision e regjisurë fisnore për shëndetin dhe pathyeshmërinë e tij, dhe që nuk i zbriste me kollaj as Detit që ia kishte hipur, por më shumë edhe kalit që i qëndronte kaluar me frerin në the të galopit.
(3) Fill pas vrasjeve të 21 Janarit, në një ditë të marsit kur ende kish dëborë në majën e Dajtit ai u shfaq atje me mbesën e tij, jo vetëm për të treguar se kish mbërritur në majë, por dhe për t’u thënë shqiptarëve se prej drejtimit të dorës së ndehur në ajër, duke shënjuar Rrugën e Arbërit, gati për t’u barabitur me Zotërit e Arbërit të dikurshëm, la një shije të hidhur tek shqiptarët që e panë këtë skenë, pas përgjakjes së Bulevardit nga Sundimtari.
(4) Kur ja mbërrini një ditë dhe ai gjasme kishte harruar ditëlindjen dhe Haxhi Bektashi e takoi në Sari Salltëk të Krujës. Regjisura ishte po aty, Kryegjyshi gjithashtu, dhe shpura në vendin e Shenjtë ku kishte ardhur Sari Saltuk Baba (d. 1297/1298) në shekullin e XIII ai Dervishi Turk Gjysëmlegjendar. Aty si për “shënjëtri” iu pre edhe Torta e madhe e ditëlindjes, në sy të shqiptarëve.
(5) E gjithë kjo fushatë marramendëse nuk ish për askërkënd veçse për ta çuar në “shënjtërim” Sali Berishën, në “Panteonin Imagjinar” të së paarritshmes dhe përjetësisë së tij, anakronike.
*****
Dhe ja, në fjalimin dorëheqës pamë lotë, duar të nderura, puthje, marrje erë nga fryma e tij, prekja e kostumit, e pluhurit, si në vendet ku ende janë të paeksploruara të fiseve indiane në Amerikën e Jugut.
Kjo histori nuk ka përfunduar. Ai iku dhe nuk iku, njëkohshëm. Ai u ngrit në krahë, u përcoll për të ardhur prapë se kështu e ka nginjur bashkësinë e prapambetur
Kjo histori nuk ka përfunduar dhe ne do të shohim groteskun që vjen pas. Ai do të shfaqet sërish në Parlament si Don Kishoti i Mançës dhe në opozitë siç e tha vet “do të çoi deri në fund rrugën e Arbërit…”
Ata që qanin, gati me logori, duken se janë mëkuar me shpirtin e Sundimit dhe ato shkojnë nga fryn era e Sundimtarit të cilin e quajnë të shenjtë. Nuk ka më turp se kaq. Kjo ishte shfaqja më tragji-komike që kanë parë Ballkanasit dhe Europianet, në këtë fillim shekulli.
Pasditja e fundit e Sundimtarit ishte qesharake për shqiptarët dhe ne nuk duhet të na vijë mirë, duke e parë, ashtu, të ngashëryer dhe turmën jashtë e brenda në “trushplarjen” e tyre. Kjo “dorëheqje” nuk na solli një normë demokratike të natyrshme të qarkullimit të elitave ne Qeverisjen sipas standardeve, por formate të tejshkuara Viçidoliane. Ai brenda tij ka një “Berishë tjetër” “një Berishë Frojdian” është ai që e komandon.
Shkalafitja e ktheu atë në një shkëmb të rrëzuar. Ai donte që të gjithë të thoshin se ai shkëmb u rrëzua nga Eposi i tij i fëmijërisë, dhe tani ata që qanin, dhe të tjerë analiste, filozofë, mjekë që i rrijnë tek koka, socilogë, poetë, duhet që ta ngrenë këtë shkëmb e ta çojnë sërish në vendin ku është shkëputur. Me fatin e Sizifit me atë shkëmb në krahë ai do të lufojë nesër në Parlament, përsëri me urrejtjen e konflktin dhe me kokëngjeshjen. Prandaj ai nuk mund të lexojë dot votën e popullit të tij.
Ishte Kryetar Partie, Kryeministër apo Naltmadhni !? Ja se ç’pamë dhe dëgjuam nga goja e ca drejtuesve të epërm të PD të rritur e verseleitur nga Sali Berisha: Patozi shkroi ditirambin: “Sali Berisha e ka shkruar me dorën e tij historinë e PD-së dhe të Shqipërisë nga ’90-ta deri sot.” “Berisha shkëlqen me ikjen e tij” Ndërkaq Flamur Noka nga proza më e shkarravitur prodhoi poezinë më të paditur: “Lider që kurrë nuk do të harrohet. Lider si Ty nuk vjen me Sali Berisha. Ne ty të duam. Ti je lideri ynë ”.
Kur ja në një ngashërim tjetër erdhi dhe Tritan Shehu që tha atypari: “Përpjekjet e Sali Berishës janë Ciklopike…”
Kjo është edhe mitologjia e turpshme e Çetës së Dreqnëve. “Ruajna Zot prej Dreqnisë”, tha para do kohësh Profesor Shinasi Rama, nga New York, Zarfi i Tashëgimisë që do të hapet më pas. Mos vallë nga ai zarf do të dalin sërish dreqna? Ruajna Zot!

Lot…
Një të diel buzë Nili
shqeu Drerin Krokodili.
si e shqeu, ku je, Zot,
Egërsira po derdh lot.
Pak më tutje, pas gëmushe
shkasin faqesh lot Drenushe…
Ferit Lamaj
Bravo prof. Pashai, nje pershkrim e perjetim i perkryer i asaj c’ka ndodhi ate mbasdite vone.
Por edhe nje projeksion fantastik e i sakte i asaj qe do te ndodhe pasketaj me kopene e deleve te PD-se.
Une kam vetem nje shpjegim per ata qe e rrethojne dhe kerkojne perjetesine e prijesit te tyre Sali si shembelltyra me e keqe e tiranit dhe e prijesit te sektit, (jo e Enverit se atij i merr te keqen Saliu, s’i vjen as te thembra e kembes), SALIU U KA HEDHUR SEREN OSE I KA KOMPROMENTUAR KEQ ME PISLLEQET E VETA.
Nuk ka fitore qe meritojne mediokrit e se majtes klasike!!!
Ja tek u shfaq Feriti, serish medioker, serish i trembur…
I llojit te fabulisteve qe shkruajne vesin e pafuqise se tyre si dobesi te te tjereve!
Po ik o Ferit, se as rimen s’e ujdis dot, as vargun me te thjesht nuk e kujdes dot,
E majta ka Gjike Kurtiqin, nese i duhen fabula…
Ike ha ndonje dreke andej nga SHQUP-i…
PD-ja po Reformohet apo po Rimisherohet ?
Rimishërimi është koncepti fetar ose filozofik që shpirti ose fryma , pas vdekjes biologjike , ose ne te gjalle ,fillon një jetë të re në një trup të ri që mund të jetë i njeriut , në varësi të cilësive morale të veprimeve të jetës së mëparshme shpirterore te udheheqesit .
Kjo doktrinë është një parim qendror i feve indiane, dhe është gjetur në shumë shoqëri fisnore në mbarë botën.
Bazuar ne kete koncept : a ka dhene doreheqie Saliu dhe , ne se do te zgjidhet Luli apo kushdo qe do te emeroje saliu siç veproi me Eduart Selamin dhe Tritan Shehun , ne vitet 90-te ,a do te kete nje fryme te re ne te ardhmen ?
Azem Hajdari tentoi te futej ne gare per kreun e PD jasht bindjeve due deshires se Saliut. Mos paçin fundin e tij ata qe do tentojne.
Mos e besoni ,pasi ai ka zaptuar shpirtrat e roberuar edhe te femijve dhe adoleshenteve qe i vene nga mbrapa si turma inkoshiente.
I ka skllaveruar ata qe ne qenien e tyre. Shiko lotet me ngasherima te te rinjve dhe te se vjeterve.
U mendua dhe shpresua se vertet do te jepte doreheqien fizike, dhe politike.
Nuk ndodhi.
Qe ne fillin i mblodhi dhe i rreshtoi ushtarakisht duke u thene : nuk dua te me dal asnje nga rreshti.Une do te qendroj ketu dhe do te drejtoj emerimin e forumeve te reja dhe kryetarit formal te Partise. De fakto deri ne mbylljen e syve jam vet kryetar.
Dhe ka thene se do te kete 100 vjet jete.
Ishalla edhe 100 pas ketyre qe ka per te miren e PD-se !
Prandaj ai e ka RIMISHERUAR PD-ne dhe kurre nuk e ka REFORMUAR ose ta reformoje ate !
Cfare do te thoni z. Pashai per marreveshjen e detit me greqine te cilen do ta miratoje Rama?!