Foto/ Kush është shefi i Rrugores në Mirditë, plumba drejt banesës së tij

Gazeta Dita

Banesa e Shefit të Qarkullimit Rrugor në Mirditë, Gjovalin Toma u qëllua gjatë natës duke u gdhirë dita e shtunë, me armë zjarri.

Plumbat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar të lënduar. Pas ngjarjes, ka reaguar edhe vetë Toma, i cili sipas korespondentit të “Panorama”, eshte shprehur i befasuar nga ajo qe kishte ndodhur, sepse thote se nuk ka asnje konflikt.

Toma pretendon se autorët mund të kenë gabuar shenjestër, pasi nuk ka patur asnjë konflikt. Autorët kanë goditur vetem pjesën e kuzhinës, ndërsa vetë Toma ndodhej në banesë në kohën kur ka ndodhur ngjarja.

Ngjarja ka ndodhur në oret e para të ditës së shtunë, rreth orës 03:00, dhe plumbat kane rene ne pjesen e baneses prane kuzhines.

Plumbat kanë goditur muret e shtëpisë ndërsa dy plumba kanë depërtuar në brendësi të banesës.

Mësohet se autorët kanë qëlluar mbi dhomën e ndenjes per shkak se drita ka qenë e ndezur.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje ku kanë nisur hetime si edhe janë ngritur postblloqe.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes teksa mësohet se janë ngritur disa pista hetimi ndër të cilat dhe ajo për shkak të detyrës.

Gjovalin Toma është bërë pjesë e Policisë së Shtetit prej vitit 2013 duke mbajtur detyrën e shefit të qarkullimit rrugor në Mirditë.

gjovalin-toma

 

shtepia1

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *