Përse janë joshës meshkujt e zënë?

anazapta

Dëshira për ta arritur qëllimin shton nivelin e dopaminës

Çdo gjë që duket e paarritshme, shkakton dëshirë më të madhe. “Kjo quhet atraksion frustrues: ajo që është e vështirë të arrihet, më shumë na krijon mall”, thotë dr. Helen Fisher, autore e librit “Who We Love”. “Ndërkaq, vetë fakti që është diçka e ndaluar, e shton edhe më dëshirën”.

Ja si vepron ajo. Cdo here qe  shfaqet malli, truri liron dopaminën e cila ju nxit që ta arrini qëllimin. Kur ju dalin pengesat  përpara (fakti që ka vajzën) pengon që të arrini qëllimin, truri  liron edhe më shumë dopaminë, gjë që edhe më shumë ju fokuson për arritjen e qëllimit.
Ekziston kërkesa për të

Nëse ndonjë vajzë tjetër (posaçërisht ajo që ju respekton)  lidhur me atë mashkull, truri juaj menjëherë e regjistron si “mall të dobishëm”. Mirëpo, kini kujdes: mashkulli ju duket perfekt vetëm për shkak që nuk e njihni. “Nuk e dini si është në dhomën e gjumit”, thotë dr. Luis. Me fjalë të tjera, nuk do të jeni në  situatë të duroni nënçmimet apo humorin e keq të tij.

Flirt i sigurt

Nganjëherë nuk jemi të gatshëm për të krijuar lidhje serioze, madje as për seks pa obligim, ndërkaq hormonet na “egërsohen”. Prandaj, më me dëshirë do të donim të jemi në shoqëri të njerëzve atraktivë, te flirtonim, te ndiheshim te  dëshiruar.

Zemra na rrah më shpejt, entuziazmi rritet. Është lehtësuese te dime qe nuk do te hyjme ne  marrëdhënie të komplikuara, por vetëm do të kënaqemi me  komplimentet dhe buzëqeshjet. Madje edhe nëse ndodh marrëdhënia intime, objekti i dëshirës së zjarrtë me siguri nuk do ta  braktisë vatrën e sigurt të lidhjes vetjake, që me siguri atë edhe nuk e dëshironi.

Nëse dëshironi ta orientoni energjinë te meshkujt e lire, definoni se cfare eshte  e rëndësishme te mashkulli – besnikëria, hareshmëria, aventurat. / Përgatiti: F. Kolldani

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *