Conte i papërmbajtshëm: Ai është dhëndri ideal

Gazeta Dita

E ka kërkuar tek Juventus, por ai ka shkuar atje pas largimit të Antonio Conte. E ka kërkuar përsëri te Chelsea dhe tani po e shijon. Trajneri italian është dashuruar me Alvaro Morata, qendërsulmuesi spanjoll, i marrë nga Real Madrid për të zëvendësuar Diego Costa-n në skemat e kampionëve të Anglisë.

Alvaro ka realizuar tre gola kundër Stoke, duke i dhënë një shkelm kritikave në fillim të sezonit, kur ai thoshte: “Po më vrasin për një penallti të gabuar në Superkupën e Anglisë kundër Arsenal”. Tani, ka vetëm fjalë dashurie për ish-sulmuesin e Real.

“Më në fund e kupton se ku duhet të qëndrojë në fushë. Pastaj është edhe një djalë shumë i mirë, nga ata të cilët do t’i doje të martoheshin me vajzën tënde!”. Këto kanë qenë fjalët e ëmbla të Conte-s, kjo ka qenë deklarata e dashurisë e trajnerit të Chelsea kundrejt Alvaro Morata.

Ish-juventini është i martuar me Alice Campello, së cilës i dedikon çdo gol që shënon, por, në aspektin sportiv, ndoshta ka arritur të realizojë martesën e duhur duke u bashkuar me klubin londinez. Te bardhezinjtë alternohej me Llorente ose Zaza, te Real Madrid ishte një alternativë luksi, ndërsa tani është i palëvizshëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *