Shumica e njerëzve e kanë provuar se edhe kur janë duke menduar për biznesin, edhe kur kanë probleme të tjera, ata kanë fantazi seksuale. Fantazojnë për një grua të bukur, që befas hyn në trurin tyre. Ndodh, që burrat fantazojnë sikur të gjitha shoqet e gruas, madje edhe motrën e saj, përpiqen ta joshin për një lidhje të shpejtë të ndaluar! Ata fantazojnë sikur ato derdhin lëngun e buzëve të trasha dhe i shtrëngojnë gjinjtë e bëshëm në gjoksin e tyre të fortë e muskuloz.
Ç’janë këto fantazi që na çmendin?
Çdo ditë ne shpenzojmë shumë kohë duke ëndërruar për seksin, madje, më shumë fantazojmë, se bëjmë vërtet seks. Kjo na ndodh të gjithëve. Me sa di unë kjo u ndodh edhe të sapomartuarve, në muajin e tyre të mjaltit. Në fantazitë tona ne përfshihemi në seks me gra e burra të pasur, të bukur dhe akoma na mbetet kohë dhe energji të përqafojmë gruan ose burrin tonë.
Në një studim të kohëve të fundit, konstatohet se burrat çiftëzohen me mendjen e tyre shtatë herë në ditë. Në një studim tjetër tregohet, se mbi 50 përqind e burrave, e shpenzojnë 10 përqind të kohës me fantazi të ndryshme seksuale. Fantazitë ndezin kokën kudo që të jesh dhe në çdo kohë. Ato të ngacmojnë kur nget makinën, kur je në zyrë, kur je vetëm, ose edhe kur je duke ngrënë një pjeshkë.
Seksi gjatë fantazive është më i mirë se seksi i vërtetë. Të gjithë dashnorët në fantazitë e tyre janë të mrekullueshëm dhe partnerët bëjnë gjithçka, që të kënaqin njëri-tjetrin. Virgjëreshat më të bukura u luten burrave për seks. Ka ndodhur që gruaja ose burri, e ka gjetur bashkëshortin në shtëpi ose ndonjë motel ku kishte lënë një takim me një grua tjetër. Por, mund të fantazosh gjithë ditën për seksin dhe askush nuk të kap dot.
Mendja na çon në vendet më të bukura të botës, me dashnoren ose dashnorin më të mirë dhe të gjitha shpenzimet të paguara. Ja pse nuk duhet penduar për këto fantazi. Ato duhen vlerësuar pozitivisht, si seksi i mrekullueshëm.
Episodet seksuale që imagjinojmë, veçanërisht, kur i drejtojmë ato me sukses, edhe pse janë fantazi, do të na shërbejnë dhe do të na ndihmojnë në shumë mënyra. Ato do të na bëjnë dashnorë më të ngrohtë, partnerë më të mirë dhe shumë të kënaqur seksualisht. Kjo është eksperiencë pozitive, që me përgatitjen e duhur, me sjelljen e përshtatshme dhe me pak fat, do të na mësojë që disa prej tyre t’i përjetojmë realisht.
Shpesh njerëzit bëjnë këto pyetje: A kanë ndonjë përfitim fantazitë seksuale? A mos janë ato vetëm epshe, teka apo bezdi të mëdha psikologjike? A na bëjnë ato të ndjejmë dhimbje e frustrim, të ndjejmë se jeta seksuale private është seriozisht nën presion?
Ja disa nga dobitë e fantazive seksuale:
Fantazitë na bëjnë dashnorë më të mirë
Të supozojmë një të ri ose të re që ka fantazi seksuale. Çfarë ndodh kur ai fantazon?
Niveli i testosteronit në trupin e tij do të fillojë të rritet, presioni i gjakut do të ngrihet, zemra do të rrahë më shpejt, frymëmarrja do të shpeshtohet, do të djersitet më shumë, gjaku do të nxitojë për tek gjenitalet e tij ose të saj, duke u dhënë atyre një ndjenjë ngrohtësie të ëmbël. Penisi ose klitori i saj do të fillojë të rritet. Ajo do të fillojë të ndjejë mornica në të gjithë trupin dhe muskujt e legenit do të shtrëngohen. Thithkat e gjinjve do të forcohen. Fytyra, qafa dhe gjoksi do të skuqen. Dhe… të gjitha këto ndryshime fizike, ndodhin jo nga stimulimi fizik, por thjesht, sepse imazhet vrapojnë nëpër mendjen e saj. Ky koktej stimulues biologjiko-fiziologjik, krijon vërtet atë gjendje që shkencëtarët e quajnë horniness (epshi).
Fantazitë seksuale të përgatitin fizikisht dhe psikologjikisht për seks. Së pari, këto vizione erotike na ndihmojnë të shndërrohemi nga një punëtor i palodhur, nga një sportist i rekordeve, nga një balerinë e operas dhe nga një mendimtar i madh, në një qënie që gjuan për seks. Këto mekanizma fiziologjike ruhen në fantazitë tona për aq kohë sa ne dëshirojmë, pa asnjë ndjenjë frike, shoku dhe stresi, që janë faktorë negativë për formën seksuale të çdo njeriu. Shpesh, kur jemi duke bërë seks të vërtetë me partneren, mendja shqetësohet nga hallet, puna, paratë. Kjo bën që marrëdhënia të dështojë. Por, kjo gjë nuk ndodh gjatë fantazive seksuale. Kjo është me shumë rëndësi për shëndetin në përgjithësi dhe për shëndetin mendor në veçanti. Mos t’u duket e çuditshme që njerëzit fantazojnë për seksin edhe kur janë duke bërë seks. Fantazitë seksuale nuk relaksojnë vetëm mendjen, por ato përgatisin edhe trupin për një orgazmë të fuqishme. Ky është një fakt tjetër, që vërteton lidhjen dialektike të domosdoshme të mendjes me trupin.
Rritja e qarkullimit të gjakut dhe rritja e tensionit muskulor që nxiten nga këto imazhe të “çmendura”, na ngucin për më shumë ngacmime fizike të kënaqshme dhe ne do të çlirohemi nga tensioni psiko-motor. Le t’i përmbledhim këto që sapo thamë: Fantazitë seksuale përmirësojnë kualitetin e jetës tonë seksuale.
Fantazitë forcojnë martesën
Shumë çifte mund të jetojnë një jetë të qetë me besnikëri martesore të fortë, por truri i tyre është gjithmonë në punë. Duhet ta pranojmë pa mëdyshje, se mendja e mashkullit nuk është monogamike. Ndonjëherë, ndodh, që në të njëjtën kohë kur trupi bën dashuri me partneren, mendja mund të shkojë e të bëjë seks me “Miss Shqipëria”, ose me kamarjeret e “Sheratonit”. Për këtë, burri nuk duhet të ndjehet fajtor. Fantazitë nuk janë tradhti. Ju mund të jeni në marrëdhënie shumë të mira me gruan dhe të fantazoni për dikë që sapo e patë në zyrë. Mos u shqetësoni. Kjo na mbron, që të mos ndjekim dikë, me të cilën vërtet do të kënaqeshim tani, por do të pendoheshim më vonë. Shpesh, objekt i fantazive tona është ajo partnere me të cilin flemë çdo natë. Ka shumë mundësi që edhe ajo fantazon me ne.
A e dini pse njerëzit bëjnë seks me sy të mbyllur? Sepse shumicën e kohës që bëjnë seks, ata janë duke fantazuar.
Fantazitë zbulojnë dëshirat tona të vërteta
Disa burra fantazojnë sikur bëjnë seks me prostituta, disa dëshirojnë ta shohin veten si shërbyes të një gruaje, të tjerë fantazojnë sikur dy gra të mira po provojnë reciprokisht opsionet e tyre seksuale. Në imazhet e tyre seksuale, të gjithë burrat shikojnë një grua që mund ta arrijnë, që është gjithmonë gati, që e do seksin dhe është shumë e zonja.
Pse ndodh kështu? Sepse fantazitë tona i kanë rrënjët tek evolucioni. Këto rrënjë, siç duket, bëjnë që truri i burrit të dëshirojë me gjithë shpirt një grua të shëndetshme dhe prodhuese (fertile). Por, fantazitë seksuale influencohen edhe nga veçoritë kulturore të shoqërisë dhe martesës, lidhur me “mollët” e ndaluara. “Gjërat që më pëlqejnë ndalohen” thotë një fjalë e mënçur. Është fakt, që në shoqëritë ku gratë vërtiten ngado me gjokse të zbuluara, burrat nuk ëndërrojnë shumë për gjinjtë.
Por, në fantazitë seksuale, ka edhe më shumë se sa vetëm dëshira për gjërat e ndaluara. Psikologët thonë se fantazitë lidhen edhe me çfarë na pëlqen tek partneri. Kjo ndodh, sepse ne të gjithë e kemi patur një “imazh” tonin për dashurinë, në moshën kur filluan të vërshojnë hormonet. Ky imazh është i gdhendur brenda nesh. Ky është projekti që kërkojmë tek partnerja ose partneri, është pamja e saj, personaliteti dhe sjellja e saj. Këto të gjitha e kanë bazën në eksperiencat e fëminisë. Ky “imazh” i formuar herët në jetë, është ai që, fshehurazi, drejton fantazitë tona.
Disa fantazi ia vlen t’i jetosh
Në një marrëdhënie të zgjatur, shpesh ndodh, që disa lezete humbasin. Po qe se ne në këto kushte, ne fantazojmë për një marrëdhënie të re, me dikë që është vërtet e mirë dhe mendjehapur, kjo do ta përmirësojë marrëdhënien që vuan. Le të përpiqemi t’i bëjmë të vërteta disa nga fantazitë tona seksuale.
Ka disa nga fantazitë që, natyrisht, nuk mund të arrihen kurrë. Cilat janë këto fantazi? Janë ato fantazi që janë kundër ligjeve të natyrës, që janë kundër ligjeve të humanitetit, ose që janë kundër ligjeve të rrethit ku jetojmë. Por, fantazitë e bukura dhe pozitive, me pak përpjekje të përbashkëta, mund të bëhen aventura të bukura seksuale, që nuk do të harrohen kurrë.
New York, Qershor 27, 2013
