Julian Deda e thotë troç: Ja përse u larguam të gjithë nga “Portokallia”

DITA Online

Pak ditë më parë u mësua largimi i një prej aktorëve të parë e më të njohur të spektaklit të humorit, “Portokalli” në Top Channel, Florjan Binaj.

Paçka se tashmë duket se Binaj është tërhequr nga ky vendim, sërish kjo nuk ka mjaftuar që një tjetër aktor i “Portokallisë”, i larguar, Julian Deda, të tregojë hapur atë që mendon lidhur me largimin e mjaft emrave nga ky spektakël.

Në një shkrim të gjatë në Instagram nën foton e 12 artistëve si Agron Llakaj, Gentian Zenelaj, Romir Zalla e të tjerë, Juli i “drejton” gishtin regjisorit Basha duke i faturuar largimet e të gjithë emrave të parë që kanë kontribuar në spektakël, por që disa u hoqën me arrogancë, e disa u larguan nga pakënaqësia sipas Dedës.

Postimi i Julian Dedës: 

Iken te gjithe.

A i mbani mend keto aktore te talentuar, qe shperthyen ne fillimet e nje epoke te re te humorit ne kete vend? Sa shume pune, sa shume mund per te ngritur ne kembe nje spektakel dhe per te marre gjithe dashamiresine e publikut, te cilin e kemi vleresuesin me te sinqerte ne kete jete. Shikojini me vemendje, disa u larguan nga pakenaqesia, disa u hoqen me arrogance.

Nuk me vjen aspak mire per kete qe do them, por tashme tabloja eshte e qarte, iken te gjithe.

Po ta vini re, nga e gjithe trupa e pare e atij spektakli nuk ka mbetur me asnjeri aty, me perjashtim te mikut tim Marin Orhanasi (qe i uroj suksese ne vazhdim).

Por pyetja eshte: pse? Gjithmone ka patur nje tendence nga ana e regjisorit aktual dhe njerezve rreth tij, per te bere me faj aktoret e larguar, duke i quajtur mosmirenjohes, te paafte, te deshtuar apo me lloj lloj epitetesh.

Por pyetja qe shtroj une sot eshte: te gjithe ne qe ikem paskemi faj dhe ky zoteria qenka i kulluar? Te gjithe aktoret paskan qene njerez te keqij dhe regjisori paska qene engjelli mbi toke?

Ne ishim te paaftet ketu, apo ky ishte i paafte ta mbante trupen te bashkuar? Besoj se u sqaruam me ne fund. Hajt tung.

P.s. I kerkoj ndjese kolegeve ne foto, qe e kam bere kete shkrim pa lejen e secilit, por nuk rrija dot pa e thene..! 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *