Milan ka pësuar humbjen e dytë të sezonit ndaj Sampdoria-s.
Skuadra nga Genoa ka zhvilluar një ndeshje fantastike duke mundur me meritë kuqezinjtë me rezultatin 2-0.
Ndeshja filloi me një ritëm të kënaqshëm dhe ishin vendasit ata që shfaqeshin më të rrezikshëm përpara portës së mbrojtur nga Donnarumma.
Mundësia e parë e mirë ishte e Zapata-s në minutën e 14’ por ishte pikërisht portieri adoleshent ai që i mohon golin me një pritje fantastike. Milan nuk arrin të depërtojë në zonën e Sampit dhe si pasojë nuk rrezikon në asnjë moment zonën e kundërshtarit.
Edhe pas pushimit ishte Sampdoria ekipi që kontrollonte ndeshjen duke pasur një prezencë më të madhe në fushë dhe loja e bukur u shpërblye më në fund në minutën e 72’ me golin e Duvan Zapata.
Milan mundohet të reagojë pas golit të pësuar por asgjë nuk ndryshon, Sampdoria arrin të ruajë avantazhin duke shënuar edhe golin e nokautit në fund të takimit me ish-interistin Alvarez.
