Manchester United në ankth, Paul Pogba drejt operacionit

Gazeta Dita

Nuk vijnë aspak lajme të mira për trajnerin Jose Mourinho, që prej dy javësh nuk ka në dispozicion mesfushorin francez Paul Pogba, i dëmtuar në kofshën e djathtë, në ndeshjen e Champions League të “djave të kuq” ndaj Bazelit.

Sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”, që i referohet mjekut personal të mesfushorit, Sakari Orava, lojtari i Manchester United mund t’i nënshtrohet një operacioni, por vendimi përfundimtar do të merret javën e ardhshme.

Mesfushori francez Paul Pogba, i dëmtuar në kofshën e djathtë

Sipas mjekut të famshëm francez, që së fundi ka operuar edhe Ousmane Dembele të Barcelonës, dëmtimi i Pogba është disi më i lehtë nga ai i lojtarit “blaugrana”.

“Ky dëmtim i Pogba mund të kurohet edhe pa ndërhyrjen kirurgjikale, por asnjëherë rezultati në këtë rast nuk është 100% i sigurt se nuk do të përsëritet. Ndaj operacioni është një zgjidhje e sigurtë”, ka thënë mjeku. Ai shton se javën e ardhshme do të merret një vendim për të ardhmen e Pogba.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *