Prej disa ditësh në qytetin e Vlorës janë vendosur disa stola “inteligjent”. Por në media ka pasur edhe reagime lidhur me shifrat e kostos. Pas kësaj ka reaguar bashkia e Vlorës e cila shkruan si më poshtë:
Nisur nga disa lajme te pasakta te përhapura ne rrjetet sociale dhe disa media, Bashkia Vlore dëshiron te sqaroje si me poshtë:
Projekti i iniciuar nga Bashkia Vlore quhet “Sistemi Multifunksional “Smart City” dhe ka nje vlere prej 52.891.000 lekësh. Ky projekt përmban një sistem multifunksional teknologjik që do të mundësojë një rrjet komunikimi të shpejtësisë së lartë i bazuar mbi fiber optike ne qytetin e Vlores , shërbim wi‐fi free ne te gjithe zonen e Lungomares, stola interaktive per banoret dhe turistet e shume sherbime te tjera.
Per me teper ky sisten permban vendosjen e kamerave te sigurise pergjate te gjithe Lungomares, kryqezimet kryesore te qytetit dhe disa nga zonat me problematike. Kamerat e sigurise sherbejne per rritjen e sigurise ne qytetin tone per banoret, por edhe turistet e shume qe deshirojne te vizitojne Vloren.
Projekti ne fjale e kthen Vloren ne nje nga qytetet me te sigurte ne Shqiperi.
Ne kete projekt perfshihen mbi 8 km fibër optike, kamera outdoor per monitorim me rreze te gjate, stola inteligjentë, pajisje wireless, pajsije monitorimi ne godinën e Bashkisë dhe ne sallën e Policisë Bashkiake, pajisje kompjuterike, dhe një seri e gjithë me pajisje elektronike per funksionimin e plote te këtij sistemi. Stolat qe permendin individe te caktuar zene me pak se 5% te vleres se ketij projekti.
Policia Bashkiake do te mbikeqyre keto kamera 24 ore per te garantuar siguri maksimale per banoret dhe turistet.
Me gjithe sulmet dashakeqe nga individe te caktuar, Bashkia eshte e vendosur ta shnderroje Vloren ne qytetin me te sigurt te Shqiperise dhe nderkohe ta shnderroje ne qytetin me teknologjik ne Shqiperi me akses ne internet falas.
Por për çfarë po përdoren realisht këta stola? Sigurisht që një brezi me moshë më të vjetër, nuk ke se si ia shpjegon kur të duhet ta përdorësh.
“Ja dhe stoli inteligjent 25 milionesh. Ka nje keqkuptim brezash kjo pune. Mua qe me duhej wireless mbeta ne kembe”, shkruan gazetarja Eglantina Nikollaj në statusin e saj ne rrjetet sociale.


Kjo po, qe eshte tallje e inteligjences.
Ne vend qe te zemerohen qytetaret, zemerohet Bashkia Perse u nevojit gjithe ky investim kur qyteti ka probleme te tjera jetike?
MIRE JUA BEJNE VLONJATEVE.
VETEM GJYSMA E TRURIT JU PUNON,
KESHTU QE I KANE HALLALL TE GJITHA.
Pretendimi qe turistet kane nevojë për stolat inteligjente të Lelit per mendimin tim është një paradoks, po t’i vesh përball pastërtinë e qytetit, rruget e lagjeve, rruga qe te çone ne kalanë e Kanines. Po t’i vesh përball cilësinë e punëve publike, rruget e sapo përfunduara u buron uji, urës që të çon tek manastiri i Zvërnecit kane filluar t’i lëvizin derrasat, pusetat pa kapak dhe të bllokuara nga plehrat dhe që bëhen shkak për permbytje. Kujt i bën nder z. Leli me stulat inteligjente?! Ose është shumë sipërfaqësor?! Për të vërtetuar këto sa shkruajta do ju dërgojë disa fotografi me e-mail që janë bërë 5 minuta më parë dhe 5 minuta largë stulave inteligjente në lagjen 1 Maj rreth. Miss Durhan.
Zgjidhja ime
Ata stolat te vendosen ne menyre vertikale
Dhe te vendosen stola te tjere ne vend te tyre , normale , me mbeshtetese .
Edhe ne Amerike ka te tille por jane vendosur vertikalisht ,
Keto jane per te ngrohur sumen e Dritan Lelit. Kur Lelit ti bien baterite, ai do vij te karikohet ne keto stola. I duhej Vlores kjo cudi, packa se vetem 1 ore uje ne dite ka e rruget duhet ti kalosh me tank e kundragaz veshur.
Fshatrat e bregut nuk kane uje e Ju thoni internet free. Ka 27 vjet qe te shkretet fshatare te fshatrave te bregut nuk kane uje. Ka 27 vjet qe vidhet me parate qe gjoja do investoheshin per te ndertuar sisteme ujiteses dhe ujesjelles nga Palasa , Ilias e Vuno. Turp i madh nese kjo Qeveri nuk do vere dore ne bregdet. Eshte e vetjma shprese e atyre qe kane lene fshatin e kane ikur jashte shtetit ose ne Tirane.
Ne fakt mendoj qe eshte nje hap shume pozitiv i qytetit te Vlores per te qene nje nder qytetet me afer teknologjise ne Rajon dhe risive te ndryshme.Aty deklarohet qe cmimi i nje “Smart Bench” eshte 25 milion leke te vjetra por e shikoj si nje ekzagjerim te tejskajshem sepse cmimi real eshte 1600 euro-2200 euro ne varesi te modelit( ku momentalisht ka 6 modele ,te cilet jane te pajisur me opsione te ndryshme) . Te pakten me keto cmime i shet kompania Include me qender ne Kroaci e cila operon ne 5 kontinente dhe ka marr shume cmime prestigjoze ku mund ti gjeni ne nje kerkim te shpejt ne Google. Nuk besoj se Bashkia e Vlores ka blere stolat e zgjuar te Dubait sepse ata kushtojne me shtrenjte per shkak te madhesise dhe jane ne forme palme.Gjithsesi e pergezoj Bashkine e Vlores sepse kjo gje rrit cilesine e qytetit por edhe numrin e turisteve sigurisht(Nje kritike :jo vetem Vlora por cdo qytet i Shqiperise te investoj ne pastrimin e qytetit,por jo vetem ne qender edhe periferite kane rendesine e tyre ,sepse nje turist i huaj kalon nga nje ekstrem ne nje ekstrem tjeter)