Akademiku Arben Puto mendon se rezultati spektakolar i 23 qershorit është një tregues i qartë se pushteti ka ngjallur pakënaqësi dhe zhgënjim aq të thellë. Në një intervistë për GSH, Puto thotë se për Shqipërinë është hapur tashmë një faqe e re, që i jep fund një tranzicioni kaq të gjatë dhe kaq të vështirë. Sipas tij, Sali Berisha me partinë e vet, ka shpërdoruar masivisht pushtetin dhe ka shkelur parimet e rregullat më elementare të sistemit. Njohës i mirë i historisë shqiptare dhe analizues i vendimeve të qeverive që prej 1912-s e deri më sot, Puto ka dalë disa herë kundër kryeministrit, sidomos kur bëhej fjalë për vlerësimin e figurave historike.
Ai shprehet mosbesues ndaj dorëheqjes së Berishës nga kreu i PD-së. “Nuk mendoj se ky është fundi i jetës politike për të. Pushteti është ambicia e tij e pashuar. Do të qëndrojë si hije dhe do të lëvizë fijet e aksionit politik në opozitë”, thekson ai.
Puto: Jeta politike e Berishës nuk ka marrë fund, pushteti është ambicia e tij e pashuar
6 Comments

Akademiku ka te drejte.Saliu nuk ron dot pa pushtet. Edhe pse thote qe kryetari i ri i PD-se do zgjidhet nga antaresia, ai tashme eshte zgjedhur nga Berisha: ai eshte Lul Basha. Vetem nepermjet Lulit ai do kontrolloj partine dhe neser kur te fitoj edhe qeverine.Besim ne vend tjeter nuk ka.Njelloj si Enveri.
U bene bashke ish-komunistet, doktorret e filosofet e propaganduesit e Bllokut, dhe gjoja dolen me shkrime kunder Partise se tyre…
Zgjaten duart e rrembyen edhe Te Drejtat e Njeriut e te Helsinkit, me Harrim Kujtim Çashkun, qe grabiti Kinostudion gjoja per aktoret e rinj, [as nje gjoja “prishje” me Berishen…
Mbeten keta dhe mbeti komunizmi…
dhe kot tjemi Mire t’i behet berishes, se
asgje s’ka per t’i ndodhur…
edhe ky tjetri, as gishtin s’ka per ta levizur
asnje qime floku nuk u hiqet ketyre te panginjurve me roberine e varferine e shqiptareve…
Thuaj Profesor i nderuar qe do behet Cube si ne vitet 91.
Bisha jo qe nuk do te heqe dore nga pushteti, por do te beje c’eshte e munder per ti vene gure e kercunj nen rrota qeverise se re. Diversioni, sabotazhi i ketij jo burri por ” Muti Shteti”, ka fillar qe tani me tenderimet e jashteligjeshme dhe me faljen e pasurse se popullit sic jane lagunat E majta vjen ne qeveri me nje borxh te jashtem dhe te brendeshem prej 650 milion euro, me nje korrupsion ne te gjitha strukturat shteterore qe jane rekorde per ne librin Ginnes. Me nje kriminalitet dhe nje polici bashkepunetore me krimin, me nje administrate tejet e pa afte. te punesuar me mitingashe te PD etj, e c’te tregosh me , per keta udheheqes qe quajne tradhetar 1 milion shqiptare qe votuan majtas, I vetmi vend ne bote dhe i vetmi diktator ne bote, Saliu qe urren popullin e tij duke i vene lloj lloj epitetesh, mosmirenjohes dhe e quan tradhetar, skizofreni kolektive, jane anti shqipetar e kane treguar me vepra, mjaft me, jeni te denuarit e POPULLIT, plehra.
Doktor adhamudh berisha vdiq dhe rri aty vetem qe te mos i shperbehet pd dhe qe te ruaje imunitetin politik para gjyqit te historise. Te garantohet per krimet e bera ne saje te marreveshjeve te fshehta me edi ramen. Ky eshte skenari dhe shqiptaret do kene rastin ta mesojne…
Si Ismail Qemali(per shpalljen e pamvaresise te kater vilajeteve),Zogu(krijimin e shtetit te pare shqiptare),Enver Hoxha(per luften antifashiste e forcimin e shtetit) edhe Sali Berisha(vendosjen e sistemit shume partiak) per derisa kane qene Lider ne momentet historike te 100 vjeteve te fundit,do te kene pushtet tek ata persona te cilet shohin vetem anet pozitive te tyre dhe jo pushtet tek ata persona te cilet shohin vetem anet negative te tyre.Momenti i tanishem historik do te jete krijimi i nje lideri te ri i cili te kete si karakteristike anet pozitive te siperpermendurve.A na e jep shpresen lideri aktual jo politikan(sic thote vete)por administrator i mire(sic thone te tijte)apo misioner(sic thote vete)qe shteti yne te jete me i forte neser se sa sot ?C’mund te na thote Akademia shqiptare per temen :Si duhet te jene Liderat e Shqiperise te 10,20,30 apo 50 viteve te ardheshme ?Profesor Putos i urojme jete te gjate e te jete sa me aktiv ne elaburimin e temes se mesiperme.