Alkool dhe femra të zgjedhura nga Instagram: Nata e çmendur në shtëpinë e Aguero

Gazeta Dita

Muzikë, alkool, seks dhe femra të bukura të zgjedhura duke shfletuar fotografitë e profileve në Instagram. Gazetat amerikanojugore kanë shkruar për atë që ka ndodhur para ndeshjes së Argjentinës kundër Venezuelës, e vlefshme për fazën kualifikuese të Kupës së Botës Rusi 2018.

Një “festë e shfrenuar”, kështu është përhskruar nata e kaluar në shtëpinë e sulmuesit të Manchester City, Aguero, në prag të ndeshjes. Dhjetëra modele dhe balerina duket se kanë nxehur festën, që është zhvilluar në vilën e “Kun” dhe që ka pasur vetëm disa të ftuar të përzgjedhur, mes të cilëve kanë qenë edhe lojtarë të tjerë të “Seleçion”.

Emrat? Përveç “Kun”, sipas emisionit televiziv ‘Nosotros a la Manana’, edhe lojtarë të tjerë të Argjentinës kanë marrë pjesë në këtë takim. Ky lajm, që mbetet për t’u konfirmuar, ka shtuar polemikat rreth kombëtares së Argjentionës, që nuk ka arritur të shkojë më larg se një barazim 1-1 kundër Venezuelës.

Një rezultat ky që e ka bërë akoma më të vështirë situatën e bardhekaltërve në grupin e Amerikës së Jugut, duke parë se Messi me shokë rrezikojnë të mos kualifikohen në Kupën e Botës.

Kush është burimi? Detajet e mbrëmjes, si shpërblimi për femrat prej 3, 4 mijë pesos argjentinase (rreth 200 euro për 3 ose 4 orë), dhe regjistrimet audio janë zbuluar gjatë dy emisioneve televizive që i dedikohen thashethemeve dhe skandaleve. Kjo ka qenë një goditje për imazhin një Argjentine që, pavarësisht se ka Messi-n në radhët e saj, nuk po arrin të bëhet një kombëtare e madhe.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *