Një denoncim i vonuar ka mbërritur dy ditë më parë në Komisariatin e Policisë Kavajë.
Burimet thanë se është shtetasi i quajtur Ylber Tafa, 44 vjeç, banues në fshatin Luz i vogel të Kavajës, i cili ka bërë kallzim se ka rreth pesë vite që ka humbur kontaktet me familjen vëllai i tij, Eduart Tafa, 40 vjeç.
Sipas Ylberit, vëllai i tij Eduarti është emigrant prej 10 vitesh në Paris të Francës, por 5 vitet e fundit ata nuk kanë kontakt me të.
Policia ka nisur përpjekjet për gjetjen e tij.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për vlerësim.
