E vetme në mes të malit për 6 javë, çifti shpëton qenushen e humbur

Gazeta Dita

Një çift kishte shkuar për të ngjitur malin, por u përball me shumë të papritura. Ata gjetën një qenushe në një lartësi prej 4267 metra që kishte humbur prej 6 javësh.

Trinity Smith dhe Sean Nichols arritën të shpëtojnë Chloe nga mali Bross në Kolorado pasi lexuan njoftimin se kishte humbur.

Pronari i saj, Larry Osborne kishte kërkuar nëpërmjet Facebook që dikush ta gjente pasi ia kishte mbathur me një qen tjetër.

Cifti besoi se mund ta bënte një gjë të tillë dhe e gjetën pas 2 ditësh që dëgjonin të qarat e saj. Sipas tyre, qenushja që qëndroi më shumë se 1 muaj e vetme ka humbur 29 kg ndërsa tani peshon 11.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *