Po bashkohem edhe unë në shoshitjen e një fjalimi që lexoi ish kryetari i PD-së Sali Berisha në kufirin midis lënies së kreut të partisë dhe fillimit të jetës së tij të mëtejshme si anëtar i thjeshtë i asaj partie.
Nga i gjithë fjalimi i shumëpritur, sado që shosha u shkund e u shkund, vrimat e saja të imta lëshuan vetëm një vlerë të pashfaqur ndonjëherë më parë: Ai pranoi formalisht rezultatin e votës së sovranit!
Asgjë tjetër. Por ama kjo ishte shumë e rëndësishme. Të tjerat çka mbetën në shoshë dhe që nuk u sitën nëpër vrimat e saj përbënin një material të plotë për një raport të shkëlqyer kongresesh, me arritje dhe fitore, me triumfe historike dhe kapërcime të madhërishme. E ish kryetari, kur qe kryetar, nuk pat bërë asnjë përkujtesë më të fryrë e më të ndritëshme të kontributeve të tij. Mjerisht në PD akoma nuk u gjend njeriu që nga pas ta tërhiqte nga cepi i xhaketës e t’i thoshte në vesh: “Mjaft! Ke dy muaj që po i thua këto. U bënë votimet!”
Ama njohja e disfatës ishte në nder të atij njeriu. Të gjithë i trembeshin se kjo njohje nuk do ndodhte. E kishin këtë frikë në Uashington, në Suedi, Bruksel dhe Peshkopi.
Gjithëçka tjetër të linte një përshtypje të keqe ngaqë ish një fjalim, i përgatitur gjatë, i lexuar me ecengecje dhe me nxitim. Si një fillorist nga ata më të fundmit e klasës, që nuk i shkëput kurrë sytë nga letra. Ishte një monolog tipik hipokrit si mijëra e mijëra të tjerë. Fushatën që i solli fundin e quajti fushatën më të bukur të jetës së tij! A mund t’i besohet? Se po u besua kjo atëhere unë për vete nuk do të habitesha psh po të dëgjoja një tjetër të thosh: “atë ditë që m’u dogj shtëpia, u mundova ta shuaj zjarrin po nuk ia dola dot. Sidoqoftë ka qenë një nga zjarret më të bukur që kam parë gjatë jetës sime!”
Këtij lloj anëtari të thjeshtë a duhet t’i besosh kur thotë ”dua të falënderoj ….çdo shqiptar që mori pjesë në këto zgjedhje, duke nderuar me votën e tij sistemin tonë pluralist”? Unë, si njeri sedërli, po të isha në vend të tij as do të desha t’ia shoh sytë pluralizmit! Saliu mbase është bërë më zemërgjerë tani që është thjesht anëtar, se para dy-tri ditësh, kur qe kryetar… Pa-pa-pa! E megjithatë ai prapëseprapë, rreshtoi aq shumë fitore dhe suksese, arritur me të në krye, sa çdo njeri tjetër, në vend t’i falenderonte, do të kish dëshirë që shqiptarëve të pluralizmit t’u thosh: “Ju plaçin sytë!. Mund të gjendet një më i mirë se unë?!”
Dhe të mendosh sa emocione prodhoi ai lexim çalaman. Mëkatë që autori nuk ia hodhi një herë vështrimin turmës së përlotur, ngaqë nuk i ngriti asnjëherë sytë nga letra. Po ama ahet dhe ohet i shijoi. I shijoi kur vajtojcat ia kundërshtuan leximin e përcaktimit “përgjegjësia bie vetëm mbi mua!” U lumturua e u ngashërye kur turma e plagosur uluriu njëzëri nga dhimbja e thellë, tek fraza madhore “jap dorëheqjen nga të gjitha funksionet e mia në forumet e Partisë Demokratike, do të jem thjesht njëri prej jush, anëtar i PD-së dhe deputet i saj!”…
A mund të përfytyrohet ky njeri, tashmë anëtar i thjeshtë i partisë së ngritur nga ai vetë? Kurrë! Unë nuk arrij dot ta përfytyroj të ulur në fund të sallës. E përfytyroj, por ama me tërë të pranishmit në sallë që sapo e shohin të ulet, do të kthejnë karriget ballë njeriut në rreshtin e fundit dhe do t’i vërtitin kurrizët presidiumit. A mund të përfytyrohet çasti, kur ai merr fjalën, se si presidiumi dhe të pranishmit do të nxitojnë të hapin blloqet dhe të marrin shënim gjithëçka nxjerr nga goja ky anëtari i thjeshtë, me frikën se mos u shpëton ndonjë fjalë e tij. Po a gjendet në botë ndonjë anëtar i thjeshtë të vijë në një mbledhje lokale të partisë, i shoqëruar nga dhjetra badigardë me kufje dhe spiralet e telave, që u zbresin nga veshët? A thua të jetë parë mbi kët planet një anëtar partie i veshur me antiplumb? Se antiplumbi i famshëm, që u përgojua aq shumë do vazhdojë të hyjë në punë ende, se ai nuk vishej për të na mbrojtur nga plumbi kryeministrin tonë, por individin mëkatar prej Tropoje, me emrin Sali Berisha, tani as kryetar partie, as qeverie, por po aq mëkatar! Dhe nëse do shtyhemi më tej në përfytyrim e të shpluhurosim statutin e partisë, atë radhua të pahapur prej dhjetra vitesh, a nuk është shënuar aty që sejcili anëtar i partisë ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet? Përse do t’i u mohoka ky nen këtij anëtarit tonë?!
Opa! Ja këto janë fillimet e feniksit që ngrihet nga hiri! Ky ishte thelbi i fjalimit të menduar ngadalë dhe të lexuar me ngut. Ky është infeksioni i thellë i një partie dhe i tërë shoqërisë shqiptare. Ky operacion në PD të kujton atë situatën kirurgjikale kur i sëmuri kanceroz hapet dhe, pa përdorur bisturinë, qepet e mbyllet përsëri. Si çdo histori me kancer! Kjo është PD-ja e pas 23 qershorit!
Se ky anëtari i thjeshtë ka të drejta pra: e do të zgjidhet në Këshillin e Përgjithshëm të partisë, pastaj do të shihen aftësitë e tij, e rrjedhimisht do të zgjidhet edhe në kryesi dhe mbase-mbase, – gjithnjë me vota të fshehta e të lira!- mund të zgjidhet kryetar i saj! Ja ç’bën në atë parti vota e lirë, që nuk u përdor kurrë! Tani do kemi një Berishë krejt të ri! Jo si atë të dikurshmin e nëntëdhjeteshtatës, që tha “ne gabuam!”, por nuk i emërtoi gabimet. Kështu që me atë pranim gabimi ua bëri qejfin të gjithëve: të rënuarit nga piramidat nënkuptuan se ai pranoi fajin që u solli Gjallicat e Vefat dhe u zhvati gjithë ç’kishin; ushtarakët menduan se pranoi gabimin që lejoi shkatërrimin historik të forcave të armatosura; ish të përndjekurit menduan se me fjalën gabim ai pranoi se i pat shfrytëzuar poshtërsisht ata. Dhe në këtë fjalim të këtyre ditëve ai la të nënkuptohet gabimi, por pa hyrë në detaje. Nuk tha që në Shqipëri ai riktheu frikën nga pushteti. Nuk tha që ai vulosi përfundimisht mashtrimin e pronarëve. Detajet nuk ia thotë dot goja atij! Kështu të gjithë ia kuptuan drejt që ai e ka fjalën për gabimin e shqiptarëve mosmirënjohës që votuan Opozitën e tij të urryer!
Pra, me statut, ai mund të rivijë në krye një ditë. Kurse në këto ditë plot emocione të madhërishme, anëtar ynë i thjeshtë kërkon të shijojë kënaqësitë e dorëheqjeve të paprovuara. Këtë javë ai mund të dorëhiqet edhe nga parlamenti i ri. Dhe e përfytyroni se kush nga lista fituesve demokratë në Tiranë, vjen menjëherë në vend të tij? Një simbolikë e mrekullueshme: vjen Asllan Dogjani, deri pardje deputet i grupit socialist! Pastaj, ky i dorëhequri nga kreu i lidershipit premtoi se “do të qëndrojë në timon… për… zgjedhjen e lidershipit të ri” Kur është vetë në timon, dihet se si do ta bëjë! Partia mes anëtarëve të saj të tjerë ka plot njerëz me vlera. Janë demokratë disi të përlyer vërtet, por timonin anëtari i thjeshtë mund t’ia lëshojë një të papërlyeri fare. Kastriot Islamit, përshëmbull!
Ja, kjo është PD-ja sot. U shtrua në sallë, u hap dhe u qep përsëri pa e prekur hiç tumorin.
Në fjalën e këtij njeriu nuk ishin vetëm pranimet formale dhe rreshtimet e sukseseve të arritura. Aty mbi të gjitha duheshin dëgjuar me vëmendje kërcënimet. Ai premtoi se nuk do të lerë lamtumira, dhe për atë vend, ky është kërcënim i madh. Ai tha se energjitë e tij janë ato të para 20 vjetëve, se do punojë me zell të madh të përfundojë ato që nuk arriti: “rrugën e Arbërit”, “infrastrukturën ujore më modernen që ekziston”, “cilësinë e sistemit arsimor”, “reformën e plotë të sistemit shëndetësor”… Me dy fjalë, po atë mbrëmje me tërë ato ofshama dhe lotë, ai nisi fushatën e ardhshme. Që sipas fjalës së tij, nuk mund të jetë kurrë fushatë më e bukur se kjo që i shkaktoi gjëmën!
Por kërcënimi më i madh, i madhi fare, është zotimi që ai do të vazhdojë të qeverisë edhe dy muaj të tjerë. “Në përputhje me Kushtetutën e vendit deri në muajin shtator do të vazhdoj të punoj me përkushtim të madh…”
Ja këtë përkushtim unë nuk e përfytyroj dot. Përfytyroj vetëm rreziqe. Çfarë nuk do të bënte në dy muaj një anëtar i thjeshtë si ky! Sidomos tani që e katandisën anëtar të tjeshtë!

Antare te PD.Keni kujdes nga ky njeri,eshte shume i rezikshem dhe gjakatar!Kerkon t’i regulloje gjerat pa i mbaruar mandati i kryeministrit se pas shtatorit vjen vjeshta, per Berishen dhe fletet do te bien nje nga nje!Na ktheni endren e 1989-91!Por jo me Berishen dhe Berishizmin! PD duhet te rilinde por jo me Bashen, i cili eshte pjelle e Berishes.Largoni te korruptuarit dhe Berishen! Mjaft me ju krimba!
C’taksirat kemi pas me e mbajt mbi krye tash 22 vite, o zoti Pellumb, mbeshtetur nga ato qe kane qene dhe jane anetar te PD.Si nuk asht kundershtue me kohe ky soj njerit, qe asht duke demagog i neveritshem qe ne krye te heres?
Partia demokratike rrezikone te mbetet nene tutelen e familjes Berisha!
Berisha kure thote u largova,athere ruaju se te zuri shtepin.
Rreziku i tije eshte evidente ne c’do kohe……..o largim ceremonial,ose dhunimi i tije eshte aty.
Partia demokratike ne se tentohet te drejtohet nga Lulzim Basha,Sokol Olldashi e kompani,me mire te shperbahet qe tani………sepse perfundimi do jete i turpshem.
Nga radhet e antaresise se PD-se ka me dhjetra intelektuale qe nuk kane patur poste partiake dhe shteterore dhe as qe nuk kane shenjen me te vogel te korupsionit.Mendoj qe nga gjiri i ketyre antareve mund te perzgjidhen kanidatet per kryetar, ndryshe me kandidate te tipit Basha,Olldashi,Bode e ndonje tjeter prape jemi te Berishizmi.
Nuk ka pushime nxireni nga zyra me shqelma.Ky nuk lihet 2 ore jo 2 muaj .Te rri Jari K minister.
PD-ja po Reformohet apo po Rimisherohet ?
Rimishërimi është koncepti fetar ose filozofik që shpirti ose fryma , pas vdekjes biologjike , ose ne te gjalle fillon një jetë të re në një trup të ri që mund të jetë i njeriut , në varësi të cilësive morale të veprimeve të jetës së mëparshme shpirterore te udheheqesit .
Kjo doktrinë është një parim qendror i feve indiane, dhe është gjetur në shumë shoqëri fisnore në mbarë botën.
Bazuar ne kete koncept : a ka dhene doreheqie Saliu dhe ne se do te zgjidhet Luli apo kushdo qe do te emeroje saliu siç veproi me Eduart Selamin dhe Tritan Shehun ne vitet 90-te ,a do te kete nje fryme te re ne te ardhmen ?
Mos e besoni se ai ka zaptuar shpirtrat e roberuar edhe te femijve dhe adoleshenteve qe i vene nga mbrapa.
I ka skllaveruar ata qe ne qenien e tyre. Shiko lotet me ngasherima te rinjve dhe te vjeterve.
U mendua dhe shprresua se vertet do te jepte doreheqien fizike, dhe politike. Nuk ndodhi.
Qe ne fillin i mblodhi dhe i rreshtoi ushtarakisht duke u thene : nuk dua te me dal asnje nga rreshti.Une do te qendroj ketu dhe do te drejtoj emerimin e forumeve te reja dhe kryetarit formal te Partise. De fakto deri ne mbylljen e syve jam vet kryetar.
Dhe ka thene se do te kete 100 vjet jete.
Ishalla edhe 100 pas ketyre qe ka per te miren e PD-se !
Prandaj ai e ka RIMISHERUAR PD-ne dhe kurre nuk e ka REFORMUAR ose ta reformoje !
i nderuar arttisti yne eshte me se i drejte gjykimi juaj dhe fjala e nje pesonaliteti si ju ,eshte kuptimplote dhe mjaft domethenese,,,po problemi qendron tek keta sherbetore e sharlatane qe po fyejne e poshterojne nderin e dinjitetin e keti kombi…kush jua jep te drejten ketyre hajduteve mafiozeve,,krimineleve tradhetareve ,,qe te arijne deri atje sa te behen krahasime qe njerezi e qyteteruar mendimtare historiane…intelektuale ,kane mbetur te shokuar////kjo me plot gojen eshte cmenduri..poshtersite e ketyre bashibozukeve nuk ane e vend .kush jane keta dallkauke qe fyejne personalitetet me te shquara qee krahasojne kate rugac rugesh me figuren me komplekse te kombit ISMAIL QE MALIN ,,JO KJO ESHTE FYESE DHE DENIGRUSE sharlatane mblidhni mendjen e futeni ne koke se po losni me figurat e kommbit ..mafioze ismail qemali mblodhi te gjithe kombin per ta shpallur vend sovran e kurse krimineli berisha mblodhi njerezit me famekeq nga veriu dhe vajti ti binte vlores se tij derisa e ktheu ne toke te djegur,per kete e krahasoni mete turpi ju ndjekte per jete te jeteve drejtesia do vije ,,juve jeni tradhetare te kombit
Eh, more rrezikwzinj, ju nuk e kuptoni ku eshte rreziku. Sali Berisha ka 56 deputet, Ilir Meta ka 16 deputet. Askush nuk ka para sa Ilir Meta. Do te kalojne dy vjet. do te kerkohet largimi i ministrave te LSI nga kabineti. Bie Qeveria. PD ka interese te mbeshtese Ilir Meten per Kryeminister, dy i kane votat .Plot 72 vota. mireupafshim.
U pjerdhsh me gjithe nickun qe mban, o fosile brishiane. Keto porosi te nendheshme te fyhrerit tend, mbi bazen e parimit perça dhe sundo, i kemi degjuar para teje. iku plaku Mere, iku me gjihe tespie dheTosun Baç,dhe ky eshte vetem fillimi i rrokopujes dhe per ju qe mundoheni te fshihni koken si gjarperi pas gureve. Diversioni eshte forma me e kalbur e penetrimit te falangave ku mbizotron lumpeni. Takohemi me karriket e pushtetit, nese nga kjo e djathte e shpifur pastrohet dhe legeni me i fundit i Berishes, me 2021, ne te kundert do te pereritet historia e te madhit Helmut Kol ne Gjermani.
Po sikur ujku te ngordhi apo larg qofte te i kthehet uturaku mbrapsht c fare do beje partia blue?
pd nuk duhet te vije nga njerez qe e kane prejardhjen nga komunizmi as nga djemte e komunisteve por nga demokrate te vertete dhe te djathte te vertete qe i kane rrenjet tek e djathta me breza.