Vriten 17 luftëtarë të ISIS gjatë sulmit ajror të SHBA në Libi

Gazeta Dita

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha të dielën se gjatë sulmeve ajrore amerikane në Libi janë vrarë 17 luftëtarë të ISIS-it.

“Në koordinim me ushtrinë libiane, forcat amerikane kryen të premten 6 sulme ajrore me precizion në Libi kundër një kampi të ISIS-it, duke vrarë 17 militantë të ISIS-it dhe duke shkatërruar tre automjete”, thuhej në një deklaratë të Komandës së Shteteve të Bashkuara në Afrikë.

Në deklaratë thuhej se kampi ndaj të cilit u krye sulmi, përdorej nga forcat e Shtetit Islamik për lëvizjen e luftëtarëve, për planifikimin e sulmeve dhe si depo armatimesh.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *