Debatet tek “Ligjet” për Vettingun. Kuvendi shkurton strukturën, PD kundër

Ornela

Mbledhja e sotme e Komisionit parlamentar të Ligjeve ku u diskutua struktura e Kolegjit të Apelimit është shoqëruar me debate të forta. Shkak për këtë, është bërë një vendim i Kuvendit për të shkurtuar numrin e punonjësve, nga 65 që u kërkuan në 37.

Përfaqësuesja e institucionit ka akuzuar se me këtë reduktim cenohet puna e kolegjit. Në krah të kërkesës ka dalë edhe PD, e cila ka akuzuar shumicën se po shkurton stafin për Vetingun, pasi nuk e ka përparësi.

PJESE NGA DEBATI
Natasha Mulaj: Po na shkurtuat strukturen ju po cenoni punen e Kolegjit te Apelimit. Nuk po kerkojme luks por strukture funksionale.. Nuk e pranojme reduktimin tuaj.

 

Genta Bundo Tafa (kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit): Do doja te kisha strukturen qe kemi propozuar, por edhe me ato qe do propozoni.. Ne duam te fillojme pa vonesa.

Halimi: Maxhoranca po i pergjysmon strukturat organeve te vettingut. Mbeshtesim kerkesat per staf te organeve te vettingut. Opozita bën propozim per te shtuar numrin e punonjësve te organeve te vettingut.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *