Kryetari i ri i PD, Basha dhe Olldashi dy kandidatët më të kuotuar

anazapta

Në fillimin e javës së ardhshme, në PD do të zyrtarizohen emrat e kandidatëve për garën e kreut të kësaj selie, që për herë të parë do të mbahet me parimin “një anëtar – një votë”. Por pavarësisht emrave të shumtë që qarkullojnë në media këto ditë, dy shihen si figurat më të mundshme për lidershipin e ri të së djathtës, ai i Lulzim Bashës dhe i Sokol Olldashit, shkruan “Shqip”. Në një kohë që kreu aktual Berisha deklaroi në mbledhjen e së premtes të kryesisë se lidershipi i ri do t’i përkasë trashëgimisë së kësaj partie, dhe jo historisë, atëherë shanset për këto dy kandidatura bëhen edhe më të mëdha. Lulzim Basha është kandidati i mundshëm që plotëson këtë kusht, pasi ai nuk ka një të kaluar të largët në radhët e PD-së. Ai iu afrua kësaj force në kohën kur PD-ja ishte në opozitë dhe po përgatitej të vinte në pushtet, në fundvitin e 2004-s. Basha u përfshi në PD, si anëtar i Komitetit të Orientimit të Politikave (KOP), një organizëm ky i krijuar jashtë funksioneve të PD-së. Karriera e tij, e cila në radhët e selisë blu shihet si e suksesshme, në kabinetin qeveritar, si dhe fitimi i garës për kreun e Bashkisë së Tiranës përballë kundërshtarit të tij direkt të atëhershëm, por dhe aktual Edi Rama, e bëjnë Bashën më të kuotuarin për marrjen e këtij posti. Ndërsa ministri në detyrë i Transporteve, Sokol Olldashi, pavarësisht moshës së tij të re, ka një të kaluar konstante në PD, pasi ai vjen nga radhët e strukturave rinore të kësaj partie, si dhe ka qenë për një periudhë kohore edhe kryetari i PD-së për Tiranën. Të dy këta kandidatë, që njihen për personalitetin e tyre serioz, janë dhe kandidatët e mundshëm për t’u ulur në karrigen e kryetarit të PD-së. Por, në këtë listë nuk përjashtohet edhe ndonjë kandidim i kreut aktual të grupit parlamentar, Astrit Patozi. Ndërkaq, ende nuk dihet se në favor të cilit prej kandidatëve do të kontribuojnë Topalli dhe Bode, të njohur edhe si drejtues të klaneve më dominuese brenda PD-së.

 

Share This Article
6 Comments
  • PD nuk do nje kryetar,se ate e ka deri sa ta mare zoti ne boten e pertejme.Do nje fasade,nje dordolec ose kukull qe ti bindet kryetarit real te PD,Me mire se Basha askush nuk mund ta beje sepse eshte dhe i dhjere me vjedhje e vrasje.Keshtu i do sejmenet adhamudhi te kapur.Ishallah iken shpejt ne ate bote se fundja sherbesat miltantet ja bene sikur te kishte vdekur. Nzori dhe nje merak se populli e do shume kur pa ta qanin rinia demokratikase.Ma do mendja do shkoje i lumtur ne ate bote me te qarat qe beri dhe pa.Sa me shpejt te na e mari zoti me mire te pastrohet nje hale nga trualli shqiptar.

  • Nëse PD nuk heq dorë nga filozifia përçarërse dhe urrejtja ndërnjerëzore, shumë shpejt do i perkasë historisë.
    PD u kap shpejt që në fillimet e saj nga Serbia e Millosheviçit për të kontrolluar/sabotuar rebelimin kosovar. Për të përmbushur këtë mision PD duhej të përçante Shqipërinë nëpërmjet diskriminimit njerëzorë dhe urrejtjes.

    Si asnjë parti tjetër post-komuniste në lindje, PD i mëshoi fort linjës selektivie njerëzore mbi baza artificiale politike, duke i ofenduar zyrtarisht shqiptarët, kur filloi ti etiketonte si komunistë (megjithëse kreu i saj kishte qenë nomeklaturë e lartë e PP-s).

    Edhe simboli i dy gishtave u propozua nga Serbia, përsëri në vijim të politikës përçarëse, që kush ngrinte dy gishtat ishte i mirë, dhe ata qe s’i ngrinin ishin negativë – diskriminim klasik.

    Për histori, të gjitha shenjat me duar që kanë përdorur liderët shqiptarë ndër dekada janë sugjeruar nga Serbia. Që nga dora e Ahmet Zogut, grushti i Enver Hoxhës, e gishtat e Sali Berishës.

    * * *

    Rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit zbuloi faktin se të gjitha zgjedhjet e mëparshme në Shqipëri janë manipuluar. PD kurrë s’ka fituar pas ’92-it, sepse racizmi që ushtronte kundër shumicës e bënte atë natyrshëm grup të pakicës.

    Më 23 qershor Sali Berisha u dorëzua pa bërë manipulim jo sepse synoi të përmbushte standartet (për të cilat s’e çau kurrë kokën), por sepse Serbia më në fund hoqi dorë nga menaxhimi i fshehtë i Shqipërisë, dhe urdhëroi njerëzit e saj në Shqipëri që misioni kishte përfunduar.

    Në të njëjtën datë (24 qershor), në shkëmbim të lëshimit të Shqipërisë, BE i ofroi Serbisë statusin e anëtarësimit në union. Në të njëjtën datë gjithashtu (24 qershor) serbët e Veriut në Kosovë hoqën barrikadat nga rrugët e Mitrovicës. Në të njëjtën datë gjithashtu (24 qershor) Kosova morri ftesën e BE-s për MSA-n. Rastësi? Jo kur vjen puna në marrëdhëniet shqiptaro – serbe.

    Prej 100 vjetësh Serbia e mbante Shqipërinë të mbërthyer prej gryke, duke i kompromentuar lidershipin shtetërorë dhe eleminuar të pakompromentuarit. Essad Toptani ishte i pari 007 serb… Berisha i fundit.

    Normalisht pas çlirimit të Kosovës, Serbia nuk kishte më interes ta mbante peng Shqipërinë, por gjithsesi e mbajti edhe për 17 vjet të tjera, si presion për të përmbushur rrugën e saj drejt BE-s.

    Sot, pas 23 qershorit, Shqipëria mund të konsiderohet zyrtarisht e faktikisht e çliruar nga menaxhimi i fshehtë serb. Pikërisht për këtë arësye Berisha bëri thirrje për një fillim të ri ne PD, që nënkupton braktisjen e politikës diskriminuese, dhe hapjen e partise për të gjithë shoqërinë. Po a nuk është pak si vonë…?

  • personalishte nuk jame antar i asnje partie por jam me bindje te djathta, keshtu qe i kam sherbyer te djathtes…..kjo mem ka bere

    • ne vazhdim….Pd. duhet te drejtohet nga njerez me shume kontribute por edhe me shume moral politik dhe njerezor….per mendimin tim, asnje nga te dy keta qe jane ne kete foto, nuk jane te afte per ta cuar PD ne nje kohe relativishte te shkurter drejte pushtetit sepse te dy keta nuk e kane pergatitjen e duhur por mbi te gjitha nuk kane moralin per tya udhehequr partine e pare demokratike te ketij vendi, drejte pushtetit….jane te shumta aresyet e ketinj mendimi……..

      • Pd-se i pershtatet si kryetar i saj,nje i besimit katolik,per shum arsye,kur flitet per te djathten,qe simboli i kesaj esht shqiponja me nje koke e kthyer me koken djathtas,qe kryesisht perfaqsojne shum e shum parti te djathta Kristian-Demokrate,por jo te djathten Islame,ashtu sic kerkon te konkuroje per postin Basha ose Olldashi,qe predikojne Islamin modern,por jo te konsoliduar ne parti te djathta Euroiane!
        Keta ashtu si dhe Berisha,vetem do ti prishin pune kursit te te djathtes se vertete,shqiptare,duke ju kujtuar Bashes se ne deklaratat e tij per pervjetorin e 100 vjetorit ne Kosove duket qarte Kristianofobia e ketij Karkaleci qe esht e mira te kryeje ADN-ne se eshte verte i biri i nje babe te vertet biologjik,apo nje femij ilegal i diktatorit apo i te birit te tij HOXHA?

  • Keta nuk jane me parti quhen bande,por e shpartalluar.Tani qe kryebanditi gjoja dha doreheqen nuk formojne me parti.Kane shku per lesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *