Hua për OSHEE dhe KESH, qeveria jep 3 mld lekë

DITA Online

 

Opozita e fokusoi debatin për aktin normativ që ndryshon buxhetin e shtetit në një fenomen, sipas saj shqetësues, që ka ndodhur së fundmi në ekonomi: krijimi i borxheve të prapambetura nga sektori publik.

“Për OSHEE situata është problematike. Të paktën sipas dejtorit teknik që ka qenë në detyrë deri pak javë më parë, kompania ka detyrime të papaguara për rreth 100 milionë euro”, deklaroi deputetja Jorida Tabaku.

Por ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ndonëse pranoi situatën e vështirë që ka shkaktuar thatësira, tha se nuk bëhet fjalë për borxhe të prapambetura.

“Sa i përket OSHEE, në dijeninë time, sot që flasim nuk ka detyrime të prapambetura. Mund të ketë shtyrje pagesash, por jo të prapambetura. Dhe ka një urdhër të ministrit të Energjitikës që detyron kompaninë të ngadalësojë pagesat për shkak të thatësirës”, tha Ahmetaj.

Kriza energjitike ishte arsyeja kryesore pse qeveria ndryshoi buxhetin e shtetit duke dhënë 3 miliardë lekë hua për KESH dhe OSHEE. Por pavarësisht shpenzimeve më të larta për energjinë, borxhi publik nuk rritet, por do vazhdojë të ulet.

“Të ardhurat janë realizuar në 103.2 për qind, ose 7.7 miliardë lekë më shumë se projeksioni. Ndërsa shpenzimet janë realizuar në 98.3 për qind. Por çka është më e rëndësishme, ndonëse në periudhë zgjedhjesh parlamentare, balanca fiskale e qeverisë në korrik është rreth 2.9 miliardë lekë suficit, për herë të parë në 27 vite”, vijoi Ahmetaj

Share This Article
10 Comments
  • Vleresime z.Ahmetaj ju takon nje merite e vecante per uljen e borxhit publik dhe permiresimin e klimes ekonomike rezultat i punes se shkelqyer dhe masave te duhura gjate mandatit te pare.

  • opozites nuk i takon fare te hedhi akuza se sa ishte vete si OSSHE-ja si KESH-i ishin ne ditet e tyre me te keqija, shume e drejte ndihma qe ofron ministri dhe qeveria keshtu do vepronte cdo qeveri e pergjegjshme sepse gjithe sezoni veror kishte plote problematika dhe eshte nje gje e mire qe qeveria po jep kontributin e saj per ti nxjerr nga situata jo e favorshme qe ata ndodhen

  • komplimentet me te mira per punen tuaj si minister financash, nder me te miret me vizionin qe i nevojitet vendit, biem te gjithe dakord qe gjetet nje ekonomi te falimentuar, te shkaterruar dhe e keni cuar ketu ku eshte sot e permiresuar ndjeshm fal edhe bashkepunimit konstruktiv me aktore te huaj ndaj vazhdoni keshtu sic e keni nisur me nisma te reja qe sjellin permiresim ne vend

  • Duke qene se per katastrofat nuk e kemi ne dore ne dhe normalisht qe shteti skaper te lene ne meshiren e fatit qytetaret e tij. Pervec ketij rasti me pjesen tjeter qeveria ka mbatjtur ne shina ekonomine e shkatarruar te trasheguar nga qeveria berisha.

  • nje lajm shume i mire sa i perket realizimit me suksese te te ardhurave, meriton nje vleresim te madh pasi jeni nder te vetmi ministra qe per here te pare nuk lejuat qe balanca fiskale te perdorej per fushaten elektorale ashtu sic kishim pare te ndodhte rendom, po miremenaxhoni borxhin publik si asnjehere tjeter dhe keni vene ne zbatim masa qe gjenerojne me shume te ardhura per buxhetin e shtetit duke vendosur rregull dhe disipline qe sishte pare me pare, ju uroj vec suksese ne punen tuaj 🙂

  • Qeveria po menaxhon ne menyren me te mire te mundshme qe mos te rritet me borxhi publik kot e me kot dhe per kete ka patur mbeshtetjen e FMN me te cilen pas kaq shume kohesh ka patur nje marrdhenie te mire ne krahasim me vitet e kaluara. Keshtu qe nuk mbetet gje tjeter per te thene vecse suksese.

  • Te gjithe aspirojme qe te kemi nje ekonomi te lulzuar si gjermania apo amerika por shumkush mendon se kjo eshte nje kapercim i leht. Nuk e di asnjeri se ckane hequr gjermania dhe amerika per te qene ktu ku jane sot. Dhe gjith ky mendim ne na vjen ne kafe se ne vend tjeter sbehet fjal. Aty kritikojme te gjithe dhe harrojme detyrat tone si qytetare si fillim, pastaj te kerkojme nga shteti. Gjithsesi mendoj se tani do behet shume progres ne fushen e financave dhe do kete reforma te vlefshme per te gjithe.

  • Ka qene nje levizje shume e nevojshme e qeverise e cila ka ardhur si pasoje e nje rezervimi qe eshte bere ne perpilimin e buxhetit.

  • Ahmetaj e ka treguar me reformat qe ka nje synim te mire per zhvillimin e Shqiperise dhe kjo per te mire e saj do jete me siguri, kjo puna e borxhit me duket diskurs politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *