U kapën me levë teksa po kalonin gardhin e një banese, policia habitet kur merr vesh se kush ishin 2 shqiptarët

Gazeta Dita

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar teksa po tentonin të kalonin rrethimin e një banese për të grabitur.

Policia e Frosinones ka marrë në rrjetin operativ një telefonatë   se dy të rinj të armatosur me një levë  po tentonin të kalonin rrethimin e shtëpisë duke përdorur elektrik dore.

Të dy  personat siç  raportohet nga ‘Ciociaria.oggi’ kishin shkuar për të grabitur por pa mundur për ta finalizuar atë.

Të dy shqiptarët përkatësisht 21 dhe 22 vjeç u përpoqën për ti shpëtuar policisë por që nuk ia dolën.

Për më tepër, gjatë hetimit, u konstatua se dy shqiptarët, nuk ishin të pa njohur për uniformat blu të Frosinones. Ata ishin përfshirë në bazën e të dhënave të policisë si grabitës edhe më herët.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *