VIDEO/ Rrihet barbarisht dhe lihet në mes të rrugë një shqiptar në Itali. Banorët tregojnë arsyen

Gazeta Dita

 

Kjo është një ngjarje aspak e zakontë e cila  ka ndodhur në rrugën “Canaletto” në provincën e Modenas në Itali pak para mesnate, ku është dhunuar rëndë një i ri shqiptar.

Mediat italiane bëjnë me dije se një qytetar i kësaj zone ka filmuar momentin e dhunimit të një të riu i cili mësohet të jetë shqiptar por që identiteti nuk bëhet i ditur.

Aty duket qartë se si është goditur me shufra hekuri shqiptari dhe është lënë në mes të rrugës duke u larguar kështu para se të mbërrinte policia.

Ajo që thuhet për këtë ngjarje është se shqiptari i është afruar grupit prej 4 apo 5 vetash për t’ju kërkuar biçikletën që ata i kishin vjedhur të dashurës së tij por nuk ka menduar se do të dhunohej barbarisht nga grupi.

Edhe pse banorët pas të bërtiturave që kanë dëgjuar kanë lajmëruar policinë kjo e fundit nuk ka mundur ti arrestojë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *