Koreja e Veriut: SHBA na ka shpallur luftë, do rrëzojmë bombarduesit

Gazeta Dita

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, ka akuzuar Presidentin amerikan  Donald Trump për shpalljen e luftës me vendin e tij.

Ri Yong-ho u tha gazetarëve në Nju Jork se Koreja e Veriut rezervon të drejtën për të rrëzuar bombarduesit amerikanë.

Kjo aplikohej edhe kur ata nuk ishin në hapësirën ajrore të Koresë së Veriut, shtoi ministri. “Bota duhet të ketë t qartë, ishte SHBA që shpalli luftë përpara”, tha Ri.

Të dy palët janë angazhuar në një luftë gjithnjë e më të zemëruar me fjalë.

Pavarësisht javëve të tensionit, ekspertët kanë ulur rrezikun e konfliktit të drejtpërdrejtë me dy vendeve.

Ministri i Jashtëm koreanoverior iu drejtua Kombeve të Bashkuara të shtunën.

Share This Article
1 Comment
  • Kim ! Edhe merhumi Sadam Huseini keshtu deklaronte
    sic mburreni ju sot ,por me sa duket ju nuk e paskeshit
    “pare” si perfundoi Sadami ne strofken e tij, idem Kadafi!
    Any Way ! Pushteti iu kane erresuar syte dhe logjiken,nje
    logjike cmendurie ! Diktatoret kane te njejtin fund !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *