Sherri tek PSG, Cavani-Naymar: Kush mendon se je, Lionel Messi

Gazeta Dita

Nga Spanja vijnë raportime se përplasja e parë Neymar-Cavani nuk ndodhi në sfidën kundër Lyon ku uruguaiani nuk lejoi brazilianin të godiste 11-metërshin. Dy futbollistët e Paris SG, edhe pse nuk cilësohet saktësisht, janë parë me syrin e rivalit që në momentin që 222 milionëshi hyri në dhomat e zhveshjes së klubit francez.

Sipas spanjolles “El Pais” në momentin kur Neymar hyri për herë të parë në dhomën e zhveshjes se Paris SG Cavani i është drejtuar me fjalët: “Dhe kush është ky? Mos të duket vetja se je Lionel Messi?”.

Mbetet ende e paqartë, nëse Cavani po bënte shaka, apo kishte për qëllim të ofendonte blerjen e re të klubit, por sipas të gjitha gjasave, braziliani nuk e ka marrë aspak mirë prezantimin e Cavani, aq më shumë kur dihet që ai u largua nga Barcelona për të dalë jashtë hijes së argjentinasit Lionel Messi.

Komenti në fjalë ka shërbyer për të hedhur benzinë mbi zjarr, me drejtuesit e PSG që vazhdojnë të negociojnë për të vendosur paqen mes dy sulmuesve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *