Edhe pse eksportet janë rritur gjatë viteve të fundit, sërish Shqipëria mbetet një nga ekonomitë që shet më pak në tregjet e huaja. Për ekspertët kjo është e lidhur me fuqinë e ulët prodhuese të ekonomisë.
“1/3 e eksporteve shqiptare janë burime natyrore, mineralet, nafta, kromi që përbëjnë peshën kryesore. 1/3 janë prodhim fason, që mbështetet kryesisht në krahun e punës. Dhe vetëm 1/3 mbështetet në aktivitetet e tjera prodhuese siç janë bujqësia apo prodhimet industriale”, shprehet Ilir Ciko, ekspert i tregtisë.
Sipas Bankës Botërore, përveç malit të zi, të gjithë vendet e tjera të rajonit eksportojnë më shumë se Shqipëria. Vetë eksportuesit e shohin problemin tek politikat ekonomike.
“Produktet shqiptare ballafaqohen me barriera të tipit jotarifor, qoftë në vendet e rajonit, qoftë në europë. Së dytë produkti produktet shqiptare janë të taksuara edhe kur eksportohen. Së treti nuk ka asnjë politikë nxitëse fiskale, siç kanë vendet e rajonit dhe ato të europës për produktet dhe bizneset eksportuese”, u shpreh Alban Zusi, qendra shqiptare e eksporteve.
Sipas Ilir Cikos, rruga më e mirë për të nxitur eksportet është hapja e tregjeve dhe lufta ndaj monopoleve të brendshme. Por ai thotë se shteti mund të ndihmojë edhe duke orientuar biznesin.
“Ka një dyndje të biznesit ndaj ndërtimit. A është kjo mënyra më e mirë për të shpenzuar këto para në kulla të tjera, apo këto fonde mund të investohen në aktivitevete tjera prodhuese që do rrisnin eksportet dhe do ta bëni Shqipërinë më konkurruese nga vendet e rajonit”, tha Ilir Ciko.

Ah? Investimi ne lurjen e fasadave edhe lodrat per femije nuk po sjellka prodhim?
Prioritet pra e kane si kryeministri si kryetari i Titanes ne investime pa berreqet?
SOT QE FLASIM 5-6 MILIARD DOLLAR
NGA 12 QE PRODHON GJITHSEJ EKONOMIA.
KOMANDOHEN NGA SIPERMARRESI I DESHTUAR
EDRAMA.
NGA KETO 70 % PERKTETHEHEN NE LLOGARI
JASHTE SHTETIT, PASI ESHTE PJESA QE VIDHET
DHE 30% BEHEN FASADA.
NGA DO DALIN PARATE PER TU INVESTUAR
NE SEKTORIN PRODHUES?????????????!!!!!!!!!!!!!!!!
SALI “QENI” MERRTE VETEM 2.5 MILIARD NE VIT
NGA EKONOMIA, DHE KETO KUPTOHET
SE GJYSMAT VIDHESHIN DHE GJYSMA
TJETER SHKONIN NE INVESTIME PER RRUGE.
PER KETE TE FLASIN KETA PSEUDOSPECIALISTE
SE SIPERMARRESI PRIVAT, E KUPTON VETE
KUR ESHTE KOHA PER INVESTIME, NUK KA
NEVOJE PER SPECIALISTE TE DESHTUAR
PER TE MARRE KETO VENDIME.
EDHE NJEHERE
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.