Tajani: Tani është Gjermania që ka nevojë për Evropën

Gazeta Dita

Pak orë pas zgjedhjeve elektorale në Gjermani, Kryetari i parlamentit Europian, italian Antonio Tajani ka komentuar për mediat italiane rezultatin e votës së popullit gjerman.

Në një intervistë për të përditshen “IlMessagero”. kreu i PE shprehet se “vota në Gjermani u kushtëzua mjaft nga fenomeni i emigracionit. Megjithatë rezultati konfirmon se Merkel është një faktor stabiliteti për Gjermaninë” , tha ai.

Në lidhje mbi efektin që rezultati i votës në Gjermani do të ketë për Evropën, europarlamenti italian u shpreh se “Gjermania mbetet një vend i rëndësishëm për Evropën, por rezultati i votës tregon se Gjermania sot ka nevojë për Evropën e nuk është më koha që Evropa të ketë nevojë për Gjermaninë.”

“Vota në Gjermani”, u shpreh ai, “i ofron Italisë mundësinë për të qenë protagoniste, pasi qysh nesër Merkel do të nis bisedimet duke  mbajtur sytë nga Macron. Preokupimi i të gjithëve është stabiliteti i eurozonës për t’u përballur me emergjencat më të rëndësishme, nga Afrika tek çështja e emigracionit. Italia ka sot mundësinë të jetë protagoniste.”

Presidenti i Parlamentit Evropian Antonio Tajani ka shprehur dhe preokupimin e tij për rritjen e numrit të votave në favor të partisë të djathtës ekstreme AFD. Populistët kxenofobë kanë fituar në këto zgjedhje 12.6 % të votës së popullit gjerman.

“Afd, tha ai është një parti anti italiane, anti mesdhetare, e na konsideron të gjithë ne si qenie inferiore.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *