8 skuadrat ndaj të cilave Real s’ka arritur të fitojë kurrë larg shtëpisë në Champions

Gazeta Dita

Real Madrid ka fituar 12 Champions League në total dhe është bërë skuadra e parë që ka fituar për dy vite radhazi këtë kompeticion në epokën e Champions-it. Por pavarësisht këtij dominimi të madrilenëve në Europë, janë plot tetë ekipet të cilat “Los Blancos” nuk kanë arritur t’i mundin në transfertë. E gjeni dot se cilat janë ato?

Juventus

Torino nuk është një vend shumë i bukur për Real, me gjigantët e futbollit spanjoll që kanë marrë 5 humbje dhe një barazim në gjashtë vizitat e fundit.

Borussia Dortmund

Gjashtë ndeshjet e fundit të luajtura nga Real Madrid në “Signal Iduna Parka” janë mbyllur me 3 fitore për Dortmund dhe 3 barazime.

Olympiakos

Një emër suprizë duke parë diferencën që ekziston mes dy skuadrave, por Real ka marrë 3 barazime dhe 1 humbje në katër vizitat e fundit në Greqi.

Spartaku i Moskës

Asnjë ekipi nuk i pëlqen udhëtimi i gjatë drejt Moskës, veçanërisht Real Madrid-it, që ka marrë dy humbje në dy ndeshjet e luajtura në kryeqytetin e Rusisë.

Milan

Gjigantët e futbollit italian po kalojnë një periudhë të vështirë prej disa vitesh, por kjo nuk do të thotë se Real ka arritur t’i mposhtë në fushën e tyre. “Los Blancos” ka regjistruar dy barazime dhe një humbje kundër kuqezinjve.

Atletico Madrid

Atletico luan gjithmonë në një nivel tjetër kundër kushërinjve madrilenë, veçanërisht në shtëpinë e tyre, ku kanë marrë një fitore dhe një barazim kundër ekipit të Zidane.

Lazio

Të dy ndeshjet e luajtura në Romë janë mbyllur në barazim.

Manchester City

E njëjta gjë edhe këtu, me dy barazime të regjistruara në “Etihad”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *