Haradinaj vjen nesër në Tiranë

Ornela

Pas zgjedhjes së tij në krye të qeverisë kosovare, Ramush Haradinaj do ta zhvillojë nesër në Tiranë vizitën e tij të parë si kryeministër.

Mësohet se ai do të vijë në kryeqytet në orët e para të ditës, për të vijuar më pas me axhendën e takimeve.

Po ashtu thuhet se Haradinaj do të zhvillojë një takim me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.

Fill pas këtyre takimeve ai do të udhëtojë drejt Malit të Zi, ku do të diskutohet mbi një çështje me rëndësi siç është demarkacioni i kufirit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *