“Më ndoqi në banjë dhe më preku”, turistja denoncon për ngacmim seksual muratorin shqiptar

Gazeta Dita

Një i ri shqiptar e ka pësuar keq, pasi është denoncuar nga një turiste amerikane për ngacmim seksual. Ngjarja në fjalë është regjistruar në “Cinque Terre’, në një bar në Riomaggiore të Italisë. ‘Ansa’ shkruan se amerikania ishte në shoqërinë e mikeshave të saj.

Teksa ajo u ngrit nga tavolina për të shkuar në tualet, 20-vjeçari shqiptar, që punonte si murator, siç duket e ka ndjekur nga pas dhe pasi e mbështeti pas murit, nisi ta prekte në pjesët intime. Ka qenë pikërisht e reja ajo që ka treguar episodet e tmerrshme. Pasi ishte përballur me skenën e dhunshme të djalit, vajza e kishte shtyrë e më pas kishte bërtitur.

Fill pas këtij episodi, shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, është ulur sërish në vendin e tij në lokal, duke vijuar sikur asgjë mos të kishte ndodhur. Kaq ka mjaftuar që mikeshat e viktimës së agresionit t’i bënin atij një foto, dhe më pas t’ja jepnin si provë policisë. Pas denoncimit, policia identifikoi dhe nisi hetimet për shqiptarin, që tashmë akuzohet për ‘ngacmim seksual’.

Share This Article
1 Comment
  • Meshkujt duhet ta kuptojne se trupi osht i femnes dhe ajo e ka ne dore se kujt ja jep.
    Nuk jemi ne mesjete kur grate dhunoheshin.Tash ne bojm qef me ke duam ne.
    STOP DHUNEN ndaj GRAVE dhe VAJZAVE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *