Në Koln atmosfera është e nxehtë që tani, në vigjilje të ndeshjes së vlefshme për Europa League, në program këtë të enjte mes ekipit të shtëpisë dhe Yllit të Kuq.
Në Gjermani pritet të mbërrijnë të tmerrshmit dhe famëkeqët ultrasit serb që do të udhëhiqen nga Ivan Bogdanov, protagonist i trazirave të 12 tetorit 2010 në stadiumin “Marassi”, gjatë ndeshjes Itali-Serbi, sikurse dhe në stadiumin “Partizani” të Beogradit, më datë 14 tetor 2014, kur u luajt ndeshja Shqipëri-Serbi.
Përballja mes Ivan “I tmerrshmi” i liruar nga burgu, dhe tifozëve të Koln shqetëson policinë gjermane, e cila prej ditësh ka nisur punën për të evituar incidentet e mundshme mes dy tifozerive.
Koln është rikthyer këtë sezon në kompeticionin europian, pas 25 vitesh dhe dy javë më parë, me rastin e transfertës ndaj Arsenal, në Londër kishin udhëtuar mbi 10 mijë tifozë gjermanë për të mbështetur ekipin e zemrës, shumica prej të cilëve pa biletë. Një situatë që shkaktoi trazira në kryeqytetin anglez, por që tani vë në pararojë policinë gjermane, e shqetësuar nga përplasja potenciale mes ultrasve të Koln dhe atyre të Yllit të Kuq.


ju gazetareve eshte per tju q….re ne bythe ky i tmerrshmi serb qe e beni kaq te tmerrshem kete bytho serbi.a nuk e shikoni qe gjithmon eshte i rrethuar me bytho te tjere sepse dhjet gjak dhe eshte nje frikacak qe dhjet ne breke